Premte, 21 Nentor 2008 21:08:21

Lexoni versionin Print

Obama zyrtarisht kandidat presidencial

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton i ka dhënë një mbështetje të fortë kandidatit presidencial të partisë Demokrate, Barak Obama.

Shekulli Online
Enjte, 28 Gusht 2008 09:59:00

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton i ka dhënë një mbështetje të fortë kandidatit presidencial të partisë Demokrate, Barak Obama.

Një nga një përfaqësuesit e të gjitha shteteve amerikane dhe territoreve të jashtme u ngritën në këmbë për të njoftuar rezultatet e votimit të delegatëve të tyre në zgjedhjen e kandidatëve.

Emri i senatorit Barack Obama edhe ai i senatores Hillary Clinton u vendos në listë në shenjë konsiderate për fushatën e fortë që ajo bëri në votimet paraprake.

Kur votimi arriti shtetin e Nju Jorkut, Hillary Clinton mori mikrofonin për të bërë thirrje që Barack Obama të shpallej kandidat për president.

Më në fund zyrtarisht u bë histori.

Kandidati i parë afrikano-amerikan u shpall nga një grua që ai e mundi me rezultat shumë të ngushtë.

Zyrtarizimi i kandidaturës së tij erdhi në kohën kur udhëheqësit e partisë vazhdojnë të jenë të shqetësuar se ata që votuan për rivalen e zotit Obama në betejën e ashpër për kandidaturën e partisë, mund të ndërrojë krah dhe të votojnë për kandidatin republikan, John McCain në zgjedhjet e nëntorit.

Ish presidenti amerikan Clinton i tha Konventës së partisë se senatori Obama ishte i kualifikuar në mënyrë unike për presidencën e SHBA-së.

Duke folur para kandidatëve demokratë zoti Clinton tha se ai dhe bashkëshortja e tij do të bënin çdo gjë që kishin mundësi që senatori Obama të zgjidhej.

"Është e qartë se detyra e presidentit të ardhshëm do të jetë ndërtimi i ëndrrës amerikane dhe ringritja e lidershipit amerikan në botë."

"Çdo gjë që kam mësuar gjatë kohës që isha president dhe puna që kam bërë prej asaj kohe në Amerikë dhe në mbarë globin më ka bindur se Barack Obama është personi për detyrën," tha zoti Clinton.

Edhe senatori Joe Biden është shpallur zyrtarisht si kandidati i partisë për zëvendëspresident nga Konventa Demokrate.

Ai foli para delegatëve dhe premtoi ndryshime në politikat ekonomike.

Barack Obama vetë bëri një paraqitje të paplanifikuar në skenën e konferencës.

"Në fillim të fushatës ne kishim një ide shumë të thjeshtë që është ndryshimi në Amerikë nuk fillon nga kreu në bazë por nga themelet e sipër."

"Ndryshimi vjen ngaqë njerëzit e thjeshtë duan gjëra të jashtëzakonshme. Ne duam të jemi të hapur në këtë konventë për të siguruar se të gjitha ata që duan t'i bashkohen partisë i bashkohen përpjekjeve për të rikthyer Amerikën," tha zoti Obama.

Zoti Obama bëri e zë mbështetjen e tij për zotin Biden dhe falenderoi bashkëshortët Clinton për mbështetjen që ata i dhanë në konventë.



POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Merturi USA: - 08-29-08
    Vetem Parti nuk gabon E.Hoxha

    E gjithe bota eshte e pa karakter.Flasin simbas interresit dhe kurr me rrealitetin.Klintoni nuk ka len gje pa i thane Obamas gjate fushates.Ndersa sot flet krejt te kunderten cka asht veshtire per tu kaperdi dhe per tu blue nga nji stomak i shendetshem.Fjalimet e te kundertave nga i njejti person per te njejtin Kandidat president,me ben te di se kur Klintoni e kishte seriozisht dhe te drejt.Po kjo loja e politikes me kujton monizmin qe E.Hoxha thoshte Partia nuk gabon.Keshtu qe Klintoni ne fjalimin e fundit ndaj Obamas,duhet te shprehesh:Gjate fushates ishin mendimet e mia personale,ndersa tani jane mendimet perseri te mijat por te orientuara nga Partia qe nuk GABON.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML