OPEC ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me prodhimin e naftës. Në takimin që pritet të mbahet këtë javë, 13 vendet e organizatës do të marrin vendim duke marrë parasysh kërkesën dhe recensionin ekonomik me të cilat përballet tashmë një pjesë e mirë e Evropës.
Organizata e vendeve të OPEC ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me prodhimin e naftës. Rënia e vazhdueshme e çmimeve të naftës, pritet të jetë një nga temat më të rëndësishme të takimit të organizatës gjatë kësaj jave. Shumë analistë mendojnë se organizata do të marrë vendim që prodhimi të shkojë në të njëjtën vijë me kërkesën, ç’ka do të thotë se rënia e çmimeve, ka favorizuar këtë të fundit të forcojë pozitat e saj. Këtë radhë çmimet e arit të zi kanë shënuar nivelet nën 100 $ për fuçi, megjithatë kushtet ekonomike të cilat përcaktojnë edhe kërkesën për karburante janë përkeqësuar dukshëm, pasi shumë shtete të Evropës përballen me recensionin ekonomik. Prodhuesve të OPEC do tu duhet të baraspeshojnë synimet e tyre për rritjen e të ardhurave nga shitja e naftës dhe rrezikut me të cilët përballen në rast se luhatja e bursave do të dëmtojë sërish mirëqenien ekonomike.