Një uragan i ri i fuqishëm, Ike, ka mbërritur në Karaibe vetëm pak ditë pasi uragani Hanna solli shkatërrim në rajon.
Uragani Ike po prodhon erëra me shpejtësi rreth 250 km në orë teksa po u afrohet ishujve Turks dhe Caicos në juglindje të Bahamave.
Uragani prietet të godasë Kubën të dielën ose të hënën.
Stuhia po ndiqet me vëmendje dhe në Haiti që është prekur rëndë nga stuhitë e mëhershme të sezonit.
Shumë i rrezikshëm
Pasi u dobësua të shtunën, Ike u fuqizua teksa iu afrua ishujve dhe Qendra Kombëtare e Uraganëve (QKU) në SHBA tani e përshkruan atë si një uragan 'jashtëzakonisht të rrezikshëm' të Kategorisë së Katërt.
Para se të mbërrinte në ushuj, kryeministri i ishujve Turks dhe Caicos, i paralajmëroi banorët për rrezikun që ai sillte me vete.
"Ike është një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm," tha Michael Misick.
"Ata më të rrezikuar, personat që jetojnë në zonat e ulta bregdetare duhet të planifikojnë të lëvizin në vendstrehime apo në vedne më të sigurta më të larta me miq dhe familjarë, " shtoi ai.
"Ata që planifikojnë të mbeten në zonat e ulta do ta vënë jetën e tyre dhe jetët e tjerëve në rrezik."
Kërcënim për Kubën
Ike pritet që të godasë të dielën vonë ose të hënën herët bregdetin verior të Kubës lindore, sipas parashikimeve të QKU-së.
Nëse ndjek kursin e parashikuar, Ike do të kalojë mespërmes ishullit nga Lindja në perëndim dhe mund të vërë në rrezik ndërtesat e vjetra koloniale të kryeqytetit të Kubës, Havanë.
Qendra e uraganit pritet të kalojë pastaj në veri të haitit, që ndan ishullin e Hispaniolas me Republikën Dominikane.
Por dhe Haiti, që gjatë tre javëve të fundit është përballur me tri stuhi të fuqishme, nuk pritet të kursehet.
Shkatërrim në Haiti
Stuhia e fundit pritet të sjellë me vete në Haiti një sasi të madhe shiu.
Kjo vetëm pak kohë pasi zyrtarët haitianë, me rënien e nivelit të përmbytjeve të shkaktuara nga Stuhia Tropikale Hanna, njoftuan se kihsin humbur jetën mbi 500 vetë.
Uragani Gustav javën e shkuar dhe Stuhia Tropikale Fay shkaktuan 120 viktima.
Më i prekuri nga Hana ishte qyteti Gonaives- që u përmbyt.
Programi i OKB-së për Ushqim thotë se përmbytjet kanë shkaktuar zhvendosjen e shumë banorëve nga shtëpitë e tyre.
Një zëdhënës i agjensisë tha se ka filluar shpërndarja e ushqimeve, por shkalla e katastrofës po i vinte në sprovë burimet e tyre.