Shtune, 22 Nentor 2008 00:20:50

Lexoni versionin Print

Uragani Ike godet Kubën, në drejtim të gjirit të Meksikës

Uragani Ike ka goditur Kubën Verilindore me 195 kilometra në orë, me shi të rrëmbyeshëm dhe dallgë të mëdha që dolën nëpër qytet.

Hene, 08 Shtator 2008 09:32:00

Uragani Ike ka goditur Kubën Verilindore me 195 kilometra në orë, me shi të rrëmbyeshëm dhe dallgë të mëdha që dolën nëpër qytet. Ai i është drejtuar  aktualisht Gjirit të Meksikës duke vënë në rrezik fushat me naftë, ndërkohë që mundet të godasë edhe New Orleansin.

Televizionet kanë transmetuar pamje të dallgëve të tërbuara që ngriheshin mbi det në lartësi sa një pallat pesë katesh dhe më pas kanë vërshuar nëpër rrugët e qytetit Baracoa.

Ike, një uragan i kategorisë 3, në fillim ka kaluar ishujt Bahamas duke shkaktuar panik dhe vdekje rrugës për në Haiti. Zyrtarët thanë se të paktën 61 persona kanë vdekur nga dallgët e detit.

“Është e tmerrshme, dritaret po thyen” – tha një grua me emrin Carmela. “Ka shumë ujë në rrugë dhe shiu vazhdon të bjerë me rrëmbim.

Zyrtarët thanë se më shumë se 1.1 milionë njerëz janë evakuuar nga frika se stuhia do të godasë Kubën.

Pasai të kalojë Kubën, Ike është parashikuar të kalojë Gjirin e Meksikës, ku 4000 platforma prodhojnë më shumë se 25% të naftës së SHBA-së dhe 15% të gazit natyror. Më pas mendohet të kalojë drejt Louisianës dhe Teksasit.

Ike kërcënon dhe Neë Orleansin, qytetin e përmbytur në vitin 2005 nga Uragani Katrina, i cili vlau më shumë se 1500 njerëz dhe shkaktoi 80 milionë dollarë dëme.

Stuhia ishte parashikuar të dobësohej kur të kalonte Kubën, por në fakt u forcua gjatë kalimit në ujërat e Gjirit të Meksikës.

Ndërkohë që Ike po i drejtohej Karaibeve, njerëzit në një ishull të vogël të Floridas që lidhen me tokën vetëm me një urë, janë evakuuar me shpejtësi.

Stuhia ka goditur vendet Turks dhe Caicos me një shpejtësi të Kategorisë 4 ose 215 kilometra në orë, duke shkatërruar 80% të shtëpive.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML