Shtune, 22 Nentor 2008 00:58:23

Lexoni versionin Print

Shërbimi shëndetësor, Obama kundër planit të Mekein

Kandidatët kryesorë për president në Shtetet e Bashkuara, po e ndryshojnë tonin e fushatës, tani që na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet.

Shekulli Online
Diel, 05 Tetor 2008 09:49:00

Kandidatët kryesorë për president në Shtetet e Bashkuara, po e ndryshojnë tonin e fushatës, tani që na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet.

Si kandidati demokrat Barak Obama, edhe ai republikan, Xhon Mekein e kishin përqëndruar fushatën tek kriza financiare. Por tani që propozimi për dhënien e 700 miliardë dollarëve për të lehtësuar krizën e tregjeve financiare u nënshkrua në ligj, zoti Obama po e zhvendos fokusin e fushatës tek shërbimi shëndetsor.

Obama ka në plan të sulmojë planin e shërbimit shëndetsor të rivalit të tij si “radikal”, duke filluar që të shtunën, në një miting në Virxhinia. Fushata e zotit Obama thotë se plani i zotit Mekein do të rrisë koston e kujdesit shëndetësor për miliona amerikanë dhe, si rezultat miliona vetë mund ta humbasin sigurimin shëndetësor.

Zyrtarë të Partisë Republikane thanë se këto akuza janë gënjeshtra. Ata thanë po ashtu, se zoti Mekein ka në plan të përqëndrohet tek karakteri i rivalit të tij.

Një reklamë televizive e fushatës republikane akuzon zotin Obama se nuk ka qenë transparent në politikat për taksat. (VOA)


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Kandidatet per president, Obama dhe Mekein

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML