Premte, 21 Nentor 2008 19:42:18

Lexoni versionin Print

Liderët e euro-zonës, për krizën: Shtetëzime të pjesshme të bankave

Liderët e 15 vendeve të euro-zonës janë mbledhur sot në Paris për planin e përbashkët të krizës financiare

Shekulli Online
Diel, 12 Tetor 2008 15:39:00

Liderët e 15 vendeve të euro-zonës janë mbledhur sot në Paris për planin e përbashkët të krizës financiare, pas takimit të ministrave të financave dje në Uashington. Ato po zhvillojnë bisedime urgjente rreth përpjekjeve për të krijuar një strategji të përbashkët për t'u përballur me krizën financiare globale. Ministrja e Francës, Christine Lagarde, premtoi se takimi i Parisit do të konkretizonte hollësitë e planit të rënë dakort më heret nga 7 vendet më të industrializuara.

 

Udhëheqësit  europian janë duke shqyrtuar planin e stilit britanik për shtetëzime të pjesëshme të bankave. Javën e kaluar, udhëheqësit e katër ekonomive më të mëdha të Evropës zhvilluan një samit urgjent por nuk ranë dakort për një plan të përbashskët të veprimit. Ndërsa sot duket do të kemi një plan të përbashkët europian kundër krizës.

 

Në takimet që zhvilluan dje në Uashington, ministrat e financave dhe drejtuesit e bankave qendrore nga vendet e industrializuara dhe vendet në zhvillim, miratuan planin për krizën financiare që ka shkaktuar bllokimin e tregjeve botërore të tregtisë. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, mori pjesë në disa nga seancat e diskutimeve të djeshme. Ai u takua me zyrtarët evropianë dhe japonezë në Shtëpinë e Bardhë në mëngjes dhe pasdite shkoi në takimin e ministrave të financave të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar gjatë takimeve me zyrtarët e lartë të financave nga e gjithë bota kanë miratuar planin e veprimit që u parashtrua të premten nga amerikanët, evropianoperëndimorët dhe japonezët, që përbëjnë grupin e shtatë vendeve më të industrializuara të botës. Në atë takim të gjitha këto vende të pasura u zotuan të bashkëpunojnë për të shpëtuar bankat që ndodhen në prak të falimentimit dhe të sigurojnë fonde për rifillimin e dhënies së kredive. Dominik Shtaus Kan, drejtori i FMN-së, tha se miratimi i planit përbën një arritje të madhe në fushën e bashkëpunimit global për zgjidhjen e asaj që është kthyer në krizën më serioze financiare në 50 vjet.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML