Shtune, 13 Mars 2010 15:58:14

Lexoni versionin Print

Kriza ekonomike, konçensionarja nxjerr shpalljen “Paguaj një makinë, merr dy”

“Broadspeed", konçensionare e Colchester, në juglindje të Anglisë, ofron me gjysëm çmimi disa makina të tipi "Dodge Avenger".

Shekulli Online
Shtune, 08 Nentor 2008 17:57:00

Angli-Jo vetëm veshjet kanë skonto sezonale. Në Angli në “sezonin” e krizës ekonomike, një makinë kushton sa dy të tilla. Kjo është rruga që ka zgjedhur një firmë britanike konçensionare për të shitur veturat e mbetura. Ajo ka nxjerrë shpalljen “Paguaj një merr dy”.

 

“Broadspeed", konçensionare e Colchester, në juglindje të Anglisë, ofron me gjysëm çmimi disa makina të tipi "Dodge Avenger". Kompania ka vendosur të nxjerë në faqen e internetit një tabelë ku shkruhet "paguaj nje veturë dhe merr dy", që nënkupton se mund të paguash 20 mijë livra (rreth 24 mijë euro) për dy makina ''Dodge Avenger'', me tapeceri lëkure dhe me ajër të kondicionuar.

 

"Është e pabesueshme... kemi pasur 22 000 klientë. Klienti i parë ishte një prind, i cili që donte të blinte një makinë për vete dhe një tjetër për djalin e tij", deklaroi për të përditshmen "The Guardian" Simon Empson, drejtor i "Broadspeed".

 

Sipas shifrave të fundit, të publikuara dje nga shoqëria britanike e prodhimit të automjeteve (SMMT), regjistrimet e makinave të reja kanë rënë në 23 për qind gjatë tetorit krahasuar me  raportin e një viti më parë.

 

"Nëse keni para, ky është momenti më i mirë për të blerë një makinë. Në disa raste ato janë me gjysëm çmimi ose kanë mbetur pa u shitur prej pesë a gjashtë muajsh. Kjo industri nuk është e në një situatë të vështirë, por në mes të një krize", shtoi Simpson.

 

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML