Diel, 05 Korrik 2009 03:45:58

Lexoni versionin Print

Obama shpreh shqetësim për Gazën. “Veprimet e mia pas 20 janarit”

humbja e jetës së civilëve në Gaza dhe Izrael është një burim shqetësimi të thellë për mua”.

Shekulli Online
Marte, 06 Janar 2009 22:01:00

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama, duke thyer heshtjen lidhur me luftën në Gaza, shprehu sot shqetësimin e tij të thellë lidhur me humbjen e jetës së civilëve në Gaza dhe Izrael. Duke folur pas sulmit izraelit që shkaktoi vdekjen e të paktën 40 palestinezëve në një shkollë të drejtuar nga OKB-ja, ku strehoheshin civilë, Obama u tha gazetarëve se “humbja e jetës së civilëve në Gaza dhe Izrael është një burim shqetësimi të thellë për mua”.

 

Obama theksoi se do t'i përmbahej parimit të tij se vetëm presidenti amerikan, Xhorxh Ë. Bush mund të flasë në këtë kohë për politikën e jashtme të Amerikës, por shtoi se do të ketë mundësinë të shprehet lidhur me këtë pasi të bëjë betimin më 20 janar.

 

Dy shkolla të OKB-së janë sulmuar duke shkaktuar një masakër të vertetë sot pasdite. Në njërën prej ndërtesave, qindra civile ishin strehuar për t'u shpëtuar sulmeve izraelite. Për pasoje 40 persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosen. Pjesa me e madhe e viktimave ishin gra dhe fëmijë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML