Forcat e armatosura izraelite kanë njoftuar se duke filluar që sot do të ndërpresin për tre orë çdo ditë bombardimet në Rripin e Gazës. Lajmin e ka dhënë për agjencinë Afp një zëdhënës i ushtrisë.
"U vendos që të ndërpriten bombardimet në Gaza, duke nisur që sot në orën 10.00. Kjo do të bëhet çdo ditë”- ka thënë zëdhënësi Avital Leibovich.
Për këtë, sipas dëshmitarëve që kanë treguar për AFP-në, izraelitët kanë hequr artilerinë e tyre këtë mëngjes. Dhjetëra makina me armatime kanë lënë zonën e zaptuar dje, por zëdhënësi i ushtrisë nuk ka dashur të bëjë komente për këtë, as të pohojë e as të mohojë tërheqjen.
Shefi i OKB kerkon armepushim ne Gaza
Ban Ki Moon dënoi Israelin për bombardimet e tij ndaj Gazës, si edhe Hamasin për raketat që ka hedhur ndaj Izraelit.
Duke drejtuar një sesion në Këshillin e Sigurimit në New York, ai bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për popullsinë në Gaza, por insistoi se çështjet afatgjate të ndarjeve palestineze dhe konflikt me Izraelin, duhen adresuar seriozisht:
"Ne na duhet urgjentisht të arrijmë unitetin palestinez dhe riunifikin e Gazës me Bregun Perëndimor, brenda kuadrit të autoriteteve palestineze dhe urgjentisht duhet të shohim vazhdimin e negociatave për një zgjidhje politike për konfliktin Israelo-Palestinez, për të cilin ne kemi punuar shumë në 2008, por që nuk mundëm të arrijmë rezultat."
Ky këshill ka përgjegjësinë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Unë shpresoj që këshilli të veprojë shpejt dhe me vendosmëri që t'i japë fund kësaj krize.
Ndërkohë plani i propozuar nga Egjipti dhe Franca për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, është mirëpritur nga anëtarët kryesorë pjesëmarrës në një sesion të veçantë të Këshillit të Sigurimit në New York.(bbc)