Premte, 21 Nentor 2008 21:35:57

Lexoni versionin Print

Mardjola, vajza e “Big Brother” thirret në Prokurori

Një ndër personazhet më të diskutuar të spektaklit “Big Brother”, Mardjola Baço merret në pyetje për të dytën herë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si dëshmitare në një çështje trafikimi. Paraditen e djeshme, rreth orës 11:00,

Flamur Vezaj
Shtune, 21 Qershor 2008 08:31:00

 

TIRANË- Një ndër personazhet më të diskutuar të spektaklit “Big Brother”, Mardjola Baço merret në pyetje për të dytën herë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si dëshmitare në një çështje trafikimi. Paraditen e djeshme, rreth orës 11:00, Mardjola e shoqëruar nga bashkëshorti i saj kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë hyrë në mjediset e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të dhënë shpjegime mbi trafikimin e një vajze për qëllime prostitucioni. Dosja penale për të cilën është marrë në pyetje Mardjola ka si të pandehur vlonjaten Arjeta Gabaj. Burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme bënë të ditur për “Shekullin” se marrja në pyetje e Mardiolës është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët po hetojnë prej korrikut të vitit të kaluar dosjen penale ndajArjeta Gabajt, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të të miturve” me qëllim shfrytëzimi për prostitucion të mbetur në tentativë.

***

“Mardjola Baço është marrë në pyetje për të dytën herë gjatë ditës së djeshme, si dëshmitare në lidhje me një procedim penal që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar në korrik të vitit të kaluar, për trafikimin e një vajze. Marrja në pyetje e personit në fjalë është bërë në cilësinë e deklaruesit, pasi gjatë fazës hetimore të çështjes emri i saj është përmendur gjatë hetimit”,-thanë burimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkaq, burimet e mësipërme bëjnë me dije se Mardjola Baço ka mohuar të ketë dijeni për rastin në fjalë, edhe pse ka pranuar të japë shpjegime për të gjitha pyetjet që hetuesit e Krimeve të Rënda i kanë drejtuar asaj. “Marrja në pyetje e Mardjolës ka ardhur pasi gjatë fazës hetimore, emri i saj është përmendur nga marrja në pyetje e dëshmitarëve, dhe për të qartësuar pozicionin e saj në këtë dosje e kemi thirrur për të dytën herë që të marrim shpjegimet e saj. Ajo ka mohuar që të ketë njohje me shtetasen nën hetim Arjeta Gabaj dhe ka mohuar gjithashtu se ka dijeni për tentativën e trafikimit të një të miture nga Vlora në drejtim të Italisë”,-thuhet nga burimet.

***

Gjatë deklarimeve të saj, Mardjola (e njohur për atë publik që ndjek “Big Brother”) ka qenë e shoqëruar gjatë gjithë kohës me bashkëshortin e saj, i cili ka dëgjuar të gjitha shpjegimet e dhëna nga bashkëshortja para hetuesve. Sipas këtyre burimeve, ka qenë ora 11 e paradites kur shtetasja Mardjola Baço ka hyrë në prokurori dhe nga dyert e këtij institucioni ka dalë rreth orës 15:30 minuta.

Sipas hetimeve të këtij institucioni, shtetasja Arjeta Gabaj dyshohet se në qershor të vitit 2007 e ka marrë në shtëpinë e saj të banimit në Vlorë një të mitur duke me qëllim trafikimin e saj në Itali dhe më pas shfrytëzimin për prostitucion. Pas denoncimit të familjarëve të të miturës për zhdukjen e vajzës së tyre, policia ka mundur ta shpëtojë atë nga një trafikim i mundshëm. Pas këtij denoncimi, policia e Vlorës ka kryer arrestimin e saj dhe tre ditë më pas me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Rrethit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, por lindja e një vajze nga Gabaj ka detyruar gjykatën të ndryshojë masën në “arrest shtëpie”.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Mardjola Baco duke dale dje nga prokuroria

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML