Premte, 21 Nentor 2008 18:38:49

Lexoni versionin Print

NJË TAKIM ME GUXHEN

Shkëlqim Mema ose Guxhja sicc e thërrasin të gjithë ata që e njohin, është një “guru“ i vërtetë shqiptar i lëvizjes dhe aktivitetit fizik. Por, edhe një shembull vitaliteti njerëzor dhe mosdorëzimi përballë fatalitetit. Sot është 60 vjeç dhe ndoshta shumë nga lexuesit tanë nuk e njohin, por në Tiranë ka shumë njerëz që e njohin Guxhen dhe e duan fort. Qarqet sportive ato të biznesit, njerëzit publikwqë duan të mbahen në formë, dhe në përgjithësi të gjithë ata që kanë pasion lëvizjen, e dinë që do lexojnë më poshtë intervistën e një njeriu të rrallë

Bisedoi Elona Demollari
Diel, 06 Korrik 2008 09:40:00

I mbijetuari i një aksidenti të tmerrshëm në ‘82, sot është 60 vjeçari më sportiv i Tiranës

Shkëlqim Mema ose Guxhja sicc e thërrasin të gjithë ata që e njohin, është një “guru“ i vërtetë shqiptar i lëvizjes dhe aktivitetit fizik. Por, edhe një shembull vitaliteti njerëzor dhe mosdorëzimi përballë fatalitetit.

Sot është 60 vjeç dhe ndoshta shumë nga lexuesit tanë nuk e njohin, por në Tiranë ka shumë njerëz që e njohin Guxhen dhe e duan fort. Qarqet sportive ato të biznesit, njerëzit publikwqë duan të mbahen në formë, dhe në përgjithësi të gjithë ata që kanë pasion lëvizjen, e dinë që do lexojnë më poshtë intervistën e një njeriu të rrallë.

Guxhja nisi të bëhej njeri tjetër pas 17 Tetorit 1982, ditë në të cilën ai pësoi një aksident, pas të cilit mjekët ithanë që do të mbetej invalid. Por jo vetëm nuk ndodhi kështu, por sot, në moshën 60 vjeccare, kandidat-invalidi jo vetëm është një nga njerëzit më të shëndetshëm në Shqipëri, por merret njëkohësisht me vrapim, shëtitije në male, me ski, patina, kanoe, uind-sërf dhe me biçikletë gjatë lëvizjeve të përditeshme rutinë në Tiranë.

Guxhen mundëm ta takonim… E ku tjetër?! Në periferinë e afërt të Tiranës nga kodrat e liqenit artificial duke u stërvitur..

Kur keni nisur të merreni me sport?

S’mund të them me sport, por me lëvizje, që fëmijë.. Si gjithë fëmijët.. Kam vrapuar, luajtur dhe konkuruar në nivelet e mëhallës dhe shkollës. Më vonë me notim, ski etj. Të shijosh skitë duhet patjetër të ecësh shumë në mal, madje me ngarkesë në kurriz.. Kjo më ingranoi më shumë në lëvizje, me miqtë rinj.

Sportin e organizuar, alpinizmin, e kam filluar në një moshë relativisht të madhe. Im atë thosh: ti ke filluar në këtë moshë kur sportistët e vërtetë e lenë.

Në moshën 27-28 vjeç ju bashkova ekipit të alpinizmit të Tiranes ( quhej “17 Nëntori“ në ato vite) dhe shkak ishte dëshira ime për të bredhur në Alpe. Në ato vitejo gjithkush mund të shkonte kur të donte në ALPET tona..

“Ftesa“ mu bë nga dy miq të mitë alpinistë me përvojë Aleksander Bojaxhi dhe Shefki Juma. Edhe sot gjithmonë vlerësoj momentet e propozimit dhe „propagandën“ e tyre efikase.

Ju jeni 60 vjeç në mos gaboj, apo jo...? Por duket sikur keni energjinë e një 20 vjeçari. Është sporti çelësi i këtij fiziku?

Jam vertet 60 vjeç, por jam shume larg energjive reale jo të një 20 vjeçari. Madje, edhe të shumë brez-moshave ndërmjetëse. Nëse duket nga aktivitetet se “ia kaloj” 20 vjeçarëve them se këta akoma nuk i kanë ndezur motorrët në këtë drejtim. Fizikisht energjia përkufizohet si aftësi për të kryer punë e këtu, më të rinjtë padyshim kanë aftësi shumë më të mëdha . Unë dhe shumë shokë të mi gjithmonë dëshirojmë t’i shohim ata t’i shfaqin këto aftësi.

Atëherë është apo nuk është e vërtetë shprehja „sporti të zgjat jetën“?

Mendoj se sporti nuk të zgjat jetën. Marrja me sport të krijon mundësinë që jetosh ndryshe. Një miku im 67 vjeçar, filloi të rrëshqiste me ski kur ishte 60 vjeç e 7muaj. Dhe sot vazhdon suksesshëm të skiojë.

Këtë për hir të së vërtetës nuk e „infektova“ unë, por një mik që më kish „infektuar“ mua 37 vjet me parë. Për të ilustruar do t’ju kujtoja një nga klubet më të sukseshme në Parkun e Tiranës, zemrën e të cilit e përbëjnë vrapues të sukseshëm maratonash ndërkombëtare të cilët janë më të moshuar se unë.

Disa prej tyre kanë qenë sportistë të njohur të brezit të tyre, ndërsa disa janë kujtuar të vrapojne tani në pleqëri. Pra “çmenduria” s’ka kufi...

Një pyetje naïve.. Nëse nuk zgjatet jeta, për çfarë shërben sporti atëherë?

Them se sporti nuk të zgjat jetën, por të lejon ta jetosh dhe provosh në forma të tjera larg klisheve. Sporti s’bëhet për të bërë sport - kjo është njëra anë e aktivitetit në një periudhë të shkurtër të jetës.

Sporti të ndihmon që dhe jashte kufijve të moshes: ish presidenti i SHBA Xhorxh Bushi (Babai) në moshën 73 vjeç u hodh me parashute nga 4000 m dhe e provoi dhe në ditën e 80 vjetorit nga 2700 m.Unë as jam hedhur e kam frikë në mundem ndonjë ditë...

Po për ju, cila është “çmenduria” më e madhe që keni bërë për sportin?

S’mund të them se kam qenë aq i aftë sa të bëj një çmenduri për sportin. Ndoshta duhet të sqarojmë këndvështrimin e çdo njërit për mënyrën si zgjedh të bëjë jetën e tij:dikush zgjedh një kafe ose mejhane, dikush një lloj bixhozi, dikush një mënyrë tjetër më interesante (për të).

Kjo është thjesht individuale dhe gabimi ose keqkuptimi (e mbase ekzagjërimi) qëndron në atë që në shpesh nuk shohim më tej se sa ajo që jetojmë vetë dhe tentojmë që dhe të tjerët t’i fusim në „rreshtin tonë“. Jemi njerëz të lire, por duhet të kuptojmë që liria ime është deri atje ku nuk preket liria e të tjerëve.

Për ata që zgjedhin të ”flenë“ natyrisht një shëtitje apo më shumë, një ngjitje në malnë verë e aq më shumë në dimër e në dëborë e acar është e pakuptimtë dhe mund të deklarohet çmenduri.

Parë në këtë sy unë duhet të deklaroja çdo sfidues (dhe shoqëria njerëzore ka shembuj të panumurt ) se ka qenë një i çmendur.

Personalisht kam miq më të rinj, por dhe më të vjetër në moshë,që për shumë elementë të jetës sime më cilësonin „të marrë“, por pasi kanë „shijuar“ ç’bëj unë mund të them se janë bërë më „të çmendur“ se unë.

Mbase do të thoja që “çmenduria” ime, është që kam infektuar të tjerë.

Meqë jemi tek “të infektuarit”… Shpeshherë kemi dëgjuar që me ju bashkohen të vrapojnë njerëz të njohur për publikun, sidomos biznesmenë… Pse ndodh kjo?

Unë llogaris që të bëj „ritet“ e mia vetëm, por së bashku me të tjerët është një kënaqësi dhe lehtësi. Kështu që siç më bashkohen, ju bashkohem edhe unë të tjerëve, qofshin këta biznesmenë, qytetarë të nderuar, njerëz të njohur për publikun apo njerëz të thjeshtë.

Të gjithë e kemi instiktivisht të ndjerë se nxisim njëri tjetrin në „arritjen me sukses“ të objektivave TONA:të lehtësohemi për të qenë më efiçentë në hapat e mëtejmë.

Në këtë drejtim bisnesmenët shprehen më entuziastë për ndikimin pozitiv të lëvizjeve në efikasitetin e aktivitetit të tyre të tensionuar.. Por ç’është e verteta unë s’mund të them sa është realiteti në shifra.. Ata s’na kanë informuar për milionat shtesë të lidhura me aktivitetin sportiv me argumentin e thjeshtëne „organizatorët“ s’jemi organ tatimor... natyrisht... (qesh)

Ka ndonjë arsye në botë për të cilën do hiqje dorë nga kjo lloj jete kaq sportive?

Duke qenë pjesë e jetës, sporti duhet kuptuar jo vetem thjesht si aktivitet sportiv. Mendoj se të menduarit në mënyrë sportive është pjese e mentalitetit dhe personalitetit të çdo individi, i cili në fund të fundit përfundon kur jeta mbyllet.

Biles në këtë aspekt shkëputem nga të qenët materialist dhe besojse jehona e veprimit aktiv vazhdon. Kemi shembuj të shumtë edhe në Shqiperi të kujtimit me respekt të kontributit të shumë figurave në edukimin dhe lartësimin e sportit me shumë sakrifica personale si pjesë e emancipimit të shoqerise sonë. Në këtë rast theksoj se vetë s’kam bërë ndonjë sakrificë, por përpiqem të bej atë që më pëlqen.

AKSIDENTI

Guxhe, kemi lexuar që në 1982 ju ka ndodhur një aksident i rëndë. Do na tregoni cfarë ka ndodhur për lexuesit tanë?

Në 17 Tetor 1982 gjatë një zbritje demostrative me ekipin e alpinizmit – kërcim me litar –ky i fundit u këput dhe unë fluturova poshtë rreth 13 metra në malin e Dajtit. Të parat që kontaktuan tokën në atë moment qenë duart që patën një numër shumë të madh frakturash ( mjeket i quajnë fraktura multiple).

Natyrisht pata dhe dëmtime të tjera, por thelbi ishte që mbijetova. Parashikimi shkencor ishte që duhej të isha një invalid me kufizime serioze për duart dhe krahët.

Në kushtet e një prognoze të tillë, në moshën 34- 35 vjeç natyrisht që kisha shumë dilema, por thellë meje kisha dhe ca ëndrra.. Mendoja: “mbase do të mund të vete prapë në mal”.

Mjeket, disa prej të cilëve qenë miq të mi, me gjithë optimizmin që mundoheshin të më induktonin, me keshilluan të isha me realist. Fillova betejën me ëndrrën çmenduri që kërkoi orë e vite, të cilën në ritme të tjera e vazhdoj nëpërmjet qefeve- çmenduri edhe sot. Të them të drejten unë para aksidentit lëvizja në përgjithesi, por pa asnjë kulturë si dhe sa duhej të bëja për të qenë efiçent. Nevoja për t’u rehabilituar sa të qe e mundur më shumë më bëri të mendoj dhe të kuptoj më shumë në këtë drejtim dhe të jem më racional në lëvizjet. Më kuptoni ka qenë një periudhë disa mujore kur une kam bërë rreth 14 ore në ditë gjimnastikë.

Kam arritur në atë kohë një record personal: munda të vesh çorapet me këmbë, pa përdorur duart.. Dhe mendojeni pasi u vesh njëra si mund të kapesh e të veshësh tjetrën… Sot nganjëherë më duket se kjo qe një ëndërr, por që s’e pashë vetëm unë: shumë miq të mi qenë dëshmitarë të çmendurisë...

Çfarë ndodhi konkretisht pas aksidentit, si ia dolët të riktheheshit në jetë normale.?

Pas aksidentit, për vite të tëra kam punuar në natyrë dhe në palestra jo më pak se 5-6 orë në ditë. Natyrisht në kete periudhe hyra në një shoqeri të re. Unë jam fizikan në profesion dhe atë kohë punoja në Institutin Kërkimor të Higjenës dhe Epidemiologjisë ( sot Instituti i Shendettit Publik) dhe rrethi më i gjerë i miqve ishte në sferat e shkencës. Natyrisht, ata ishin ca larg lëvizjeve e sidomos marrëzive të mia para aksidentit.

Tani miqtë e mi ishin sportistë atletë, gjimnastë, artistë cirku, notarë etj. Shoqëria, eksperienca, bashkëtrainimi i tyre mua më ndihmoi të kaperceja momente që realisht ishin larg çdo optimizmi shabllon që shpesh ekspozohet dhe aspak nuk ndihmon për një perspektive të transmetimit të eksperiencës cilado qoftë ajo.

Miqtë e mi, veçanërisht “trainerët“ e mi disa dhe studenta ( në atë kohë isha Profesor i Biomekanikes në Institutin „Vojo Kushi“ ) kanë qenë dëshmitarë të përpjekjeve të mia por dhe frymëzues e ndihmës direct.. Pa atë ndihmë s’do të arrija askund. Munda të bëja madje edhe ushtrime që nuk i ëndërroja as para aksidentit. Faleminderit të gjithëve !

Ndoshta u zgjata..

Jo në fakt, sepse detajet e këtij shndërrimi që ka ndodhur na duken gjëja më e vlefshme për publikun.. Miqtë tuaj na treguan që arritët të kishit edhe një varkë personale që në atë kohë…

Aksidenti ishte shumë “ekzibicionist”, sepse mijëra vetë ishin dëshmitare të „vdekjes“ sime.. Ringritja ime, kishte po kështu, shumë hapa ekzibicionistë. Brenda vitit fillova ushtrimet me një kanoe të dhuruar nga notarët e Dinamos në Liqenin e Tiranës e më vonë të filloja uindsërfin tek profesorët autodidaktë të tij në Vlorë.. Janë kampioni i shquar i notit Jani Hondro (bashkëstudent me mua në degën e Fizikës) dhe traineri i njohur, “aventurieri i detit”Liro Kreshpa.

Natyrisht ishte e çuditshme që unë të kisha një varkë personale (në ato vite qe e ndaluar - të rinjtë e sotëm zor se e kuptojnë) dhe natyrisht gjithë RINIA e etur për LIRI s’mund të mos me shikonte me “zili“. Kuptohet trupi diplomatik kish në përdorim uindsërf (ne s’mund t’u afroheshim).. Ja që kisha dhe unë si i privilegjuari për egzibicion.

Gjithë ky shndërrim nuk shoqërohej me dhimbje fizike..?

Të gjitha shoqeroheshin dhe me dhimbje, por rëndesi kish që qe një formë tjetër e ushtrimit dhe mjaft e efekteshme.

Nuk është se jam i pari, miqtë e mi në hapat e para më servirën dhe prezantuan personazhe shembuj fatkeqësish- aksidentesh të vështiraqë ata i kishin kaluar me jo pak sakrifica.

Për mua këta shembuj të gjallë modestë dhe anonime, por dhe eksperienca të heronjve të ndryshëm të njerëzimit - unë kështu i quaj - qenë një presion pozitiv për të ëndërruar dhe pse jo dhe fituar.

Një mesazh për 60 vjeçarët?

Unë s’mendoj të kem ndonjë mesazh të veçantë për ne 60 vjeçarët–pak më lart unë përmenda një shembull...Kur të ulet çmimi i karburantit do të gjejmë ndonjë avion për të bërë ushtrimet e hedhjes... ne 60 vjeçarët (e më shumë ) e kemi zënë rrugën tonë...

Pa e quajtur mesazh,- sepse sinqerisht s’e fus dot veten në këto lloj figurash të krijuara për t’i dërguar gjithfarë mesazhesh kombit, – do të doja të shpreh një farë trishtimi: Jam i paaftë të shpjegoj, ç’po ndodh me të ardhmen e kombit? Kudo në vendet rrotull Ballkanit rreth 25-35 % e popullatës vetëushtrohet (në mënyrë të dokumentueshme) me sport, në vendet europiane ku ne synojmë 45-50%, Amerikë –Kanada 50%, vendet skandinave 60%.

Kurse në Shqipëri...

Shifrat me optimiste nuk kalojne 3.7% . Të gjithë mendojmë e dëshirojmë të hyjmë dikur në Europë. E shifrat janë të vështira të manipulohen. Se Europa e ka të thjeshtë që në vend që të dëgjojë raportet e mërziteshme të politikanëve tanë shumëngjyrësh mjafton t’i nxjerrë në parqet e shumta që ka rreth selise në Bruksel a Strasburgdhe të na vere në një ecje, rendje dhe ca ushtrime për muskuj barku e shpine... Dhe të na verë notën.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML