Premte, 21 Nentor 2008 20:32:46

Lexoni versionin Print

"Suksesi? Ambicie dhe rraskapitje"

Hajrie Rondo e gjetëm në skenën e teatrit Bylis. Ka ndërprerë pushimet verore në Himarë, për të dalë përpara publikut fierak me monodramën “Klithma e një nëne të marrë...“. Pse ky ngut?

Loli Çeloaliaj
Diel, 10 Gusht 2008 11:12:00

Me Hajrie Rondon, aktoren e famshme te “Përrallë nga e kaluara” dhe te mbi 130 role të tjera. Rrëfimi për veten, pushimet e ndërprera dhe vajzën aktore

Hajrie Rondo e gjetëm në skenën e teatrit Bylis. Ka ndërprerë pushimet verore në Himarë, për të dalë përpara publikut fierak me monodramën “Klithma e një nëne të marrë...“. Pse ky ngut? Sepse për pjesën në fjalë, (vënë fillimisht në skenën eteatrit të Fierit në vitin 2006), kishte një kërkesë të Drejtorisë së Teatrit, të cytur nga dëshira për “biss“ e qindra emigrantëve fierakë të kthyer në atdhe për pushime.

Hajrie Rondo ka lindur më 1 mars 1951. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1972. Është nga Delvina, por ka jetuar në Fier. Bashkëqytetarët e kanë nderuar me titujt “Qytetare nderi e Delvinës” dhe “Aktore e madhe e karrierës për Myzeqenë,,. Është dekoruar gjithashtu me Urdhrin e Artë “Naim Frashëri” dhënë nga Presidenti i Republikës. Ka interpretuar mbi 120 role në teatër dhe film në rreth 37 vite karrierë.

Na thanë që keni lënë pushimet dhe familjen në Himarë, është e vërtetë...?

Po është e vërtetë. Ja kjo rastësi bëri që të më kapje dhe ti për këtë intervistën (qesh). Kjo është një monodramë, pra nuk kërkon aktorë të tjerë. Aty unë luaj e vetme. Do të shkoj ta jap edhe në qytetin e Vlorës.

Kërkesa e Drejtorisë, niset nga dëshira e shumë emigranteve për ta riparë pjesën, sepse kjo monodramë ka lidhje shumë me emigracionin. Fabula flet për rrëmbimin e një vajze, një nga ato historitë e dhimbshme të emigracionit të këtyre viteve.

Edhe për mua vetë është një shfaqje për të cilën më kishte mare malli, kisha gati dy vjet pa e dhënë. Ja ndaj i lashë pushimet.

Si aktore, listën e çmimeve vlerësuese që keni është goxha e gjatë. Por ajo që bën përshtypje është që ju shohim edhe në role dramatike, edhe në ato komike. Si ia dilni me këtë dyzim?

Në fakt vetë kjo që thatë, është një vlerësim që mua, më përkëdhel në sedër. Është e vërtetë që në fillimet e karrierës sime, u duk sikur isha e përshtatshme vetëm për dramën. Por me kalimin e viteve, e shkela edhe parcelën e komedisë. Më bëri të njohur besoj telekomedia e Çajupit “14 vjeç dhëndër”(Filmi “Përrallë nga e kaluara – shën.red.) ku unë do të luajarolin e Tanës. Është besoj emblema e karrierës sime. Pas asaj fillova të luaj në zhanret e tjera të komedisë. Kam përballuar në moshën 20- vjeçare, rolet e moshës 60 vjeçare të grave të rënda, të grave stoike dhe jam ndjerë mirë.

Ju tërheq më shumë teatri apo kinematografia? Cila prej këtyre gjinive ju kanë dhënë emocione

Natyrisht është teatri se është si nëna që mëkon me qumësht natyral fëmijën. Por edhe filmi më pëlqen shumë, ndoshta është gabim t’i ndash. Filmi është tjetër gjë, ka të tjera emocione, tjetër gjuhë. Më vjen keq për veten time, ashtu dhe për koleget e mi që nuk po japim atë që kërkohet në kinematografi. Megjithatë unë vjet mbarova një film me regjisor Saimir Kumbaron, i cili do të shfaqet ne shtator. Ndërkohë që kam edhe një kërkesë tjetër, që nuk po e bëj publike në detaje, por është një projekt serbo-shqiptar.

Na thatë në fillim që u kthyet nga pushimet edhe për t’ua realizuar dëshirën emigrantëve. Në fakt Fieri është një nga qytetet me emigracionin më të lartë në Shqipëri. Edhe vetë artistët dhe familjet e tyre nuk i kanë shpëtuar kësaj...

Eh.. e vërtetë. Provova edhe unë në vitin fatkeq 1997 të largohesha familjarisht. Por emigrimi im zgjati vetëm tre muaj. U ktheva prapa. Erdha sërish në Fier, atje në vend të huaj ishte e pamundur të përshtatesha. Më kujtohet që i thashë vetes: “..Më mirë të kthehem në qytetin tim.Ik Hajrie me vrap në Shqipëri. Vërtetë do të ecësh në ato rrugët me gropa, por do të jesh aty ku ke qenë gjithë jetën dhe je mësuar. E kam dashur dhe e dua shumë këtë institucion artistik Në Greqi ndjehesha pa identitet. Ndaj u ktheva dhe rinisa punën e lënë përgjysmë. Së paku këtu e ndjej se çdo të thotë profesioni i bukur i aktorit.

Njerëzit e suksesshëm si të thuash ua kanë nga pak borxh shoqërive, “formulat” e suksesit. Hajria ka ndonjë të tillë?

Formulë? Dashuri për punën! Ambicie! Unë për vete, në çdo rol, kam bashkëjetuar me personazhin, i kam dhënë jetë nga jeta ime, shpirt nga shpirti im. Suksesi do punë, punë deri në rraskapitje! Dhe seriozitet.

Me cilët kolegë është ndjerë më mirë Hajrija në rolet e saj?

Do të veçoja Robert Ndrenikën, Guliem Radojën, të ndjerin Kadri Roshi, Margarita Xhepën. Te brezat më të rinj veç Elvira Diamantin. Padyshim është edhe Cekja, me të cilin kam luajtur në disa komedi.

Ç’është për ju Fieri?

Në Fier kam ardhur njëzet vjeç. Fieri më rriti, teatri këtu më afirmoiE kush artist ka punuar në Fier dhe nuk është ndjerë mirë? Dikur studentët e dramës kërkonin të vinin në Fier për të mbrojtur diplomën. Publiku i qytetit i vlerësonte.

Jeni nënë e dy fëmijëve, dhe me sa dimë njëra nga vajzat ka zgjedhur të njëjtin profesion, apo jo?

E vërtetë është. Është gjaku im, është mishi im, por është aktore e një natyre tjetër. Është më lirike, ndërsa unë jam në role karakteresh. Ajo vjen më e butë,unë jam si të thuash aktore disi më e egër. Por është një vajzë që e do profesionin. E ka shfaqur veten mirë në disa role që ka marrë përsipër.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Me vajzën, gjithashtu aktore

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML