Premte, 21 Nentor 2008 23:56:08

Lexoni versionin Print

Struktura e flokëve dhe maskat

Flokët janë një strukturë që rriten shumë shpejt, por që kanë nevojë për një funksionim të mirë fizik për t’u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Çfarëdolloj mosfunksionimi hormonal i gjakut, metabolik dhe psikik, mund të shkaktojë efekte negative për rritjen e flokëve.

Nga Ardian Borova
Shtune, 20 Shtator 2008 10:44:00

Flokët janë një strukturë që rriten shumë shpejt, por që kanë nevojë për një funksionim të mirë fizik për t’u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Çfarëdolloj mosfunksionimi hormonal i gjakut, metabolik dhe psikik, mund të shkaktojë efekte negative për rritjen e flokëve. Kështu që çdo lloj ndryshimi që u ndodh flokëve të një njeriu, është një “spiun” i shëndetit në tërësi, jo vetëm i flokëve.

Maskë që mund të përgatitet në shtëpi

Flokët e dendur janë një krenari për çdo femër, akoma më shumë nëse ato janë të buta dhe të shndritshme. Por sot, tymi, stresi, koha e pakët në dispozicion për të shkuar tek parukieri, shpesh nuk na lejojnë t’i kemi flokët gjithmonë të mirëmbajtura dhe të shëndetshme. Majat e flokëve gjithnjë dyzohen dhe flokët duken gjithnjë e më shumë të thata. Ja një këshillë e mirë, jo vetëm për të mirëmbajtur flokët, por edhe për ta bërë këtë duke shpenzuar sa më pak, duke përdorur përbërës natyrorë.

Maskë për flokët me mollë dhe banane

Përbërësit:

- 2 mollë

- 1 banane

- 2 lugë kafeje me mjaltë

Përziejmë mollën (e grirë) dhe bananen dhe më pas shtojmë mjaltin dhe e përziejmë mirë masën. Pasi t’i kemi larë flokët me shampon tonë të zakonshme, përhapeni të gjithë masën e përftuar në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Kujdes! Mos e lini më shumë se kaq. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Molla forcon flokët e brishtë dhe hidraton, banania i ushqen dhe i bën ato të shndritshme dhe të shëndetshme, mjalti i bën ato të shkëlqejnë në mënyrë perfekte.

Ndërsa për të ushqyer flokët është shumë e mirë e bardha e vezëve: 2 të bardha të vezës mund të përzihen me lëng limoni dhe të lihen të veprojnë për 30 minuta. Shpëlajini mirë dhe pas kësaj flokët do të jenë të forta dhe me shkëlqim. Ndërsa për të pasur flokë që shkëlqejnë gjithnjë bëni një larje të parë me një përzierje me ¼ birrë dhe ¾ ujë. Shpëlajini mirë dhe më pas vazhdoni larjen normale me shampon tuaj.





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML