Shtune, 22 Nentor 2008 00:32:50

Lexoni versionin Print

Hera e parë

Pyetja është me shumë rëndësi dhe është shqetësim për të gjitha ato vajza që do të provojnë interkursën seksuale për herë të parë. Edhe lexues e dëgjues të tjerë më kanë pyetur me shqetësim për interkursën e parë dhe për këtë problem kam folur dhe shkruar edhe më parë.

Nga Dr.Adem Harxhi
Shtune, 20 Shtator 2008 11:14:00

PYETJE:

Doktor,

Kam vendosur të kryej marrëdhënie me të dashurin tim dhe kjo është marrëdhënia ime e parë seksuale. Kam këto pyetje:

1-A mund të ngelem shtatzënë që në herën e parë?

2-A mund të ndodhë qe të çahet kondomi kur unë jam e virgjër?

Edhe diçka tjetër doktor, kam jashtëzakonisht shumë frikë nga dhimbjet, çfarë më këshilloni të bëj?

Faleminderit. (SMS në 0692061489)

PËRGJIGJE:

Pyetja është me shumë rëndësi dhe është shqetësim për të gjitha ato vajza që do të provojnë interkursën seksuale për herë të parë. Edhe lexues e dëgjues të tjerë më kanë pyetur me shqetësim për interkursën e parë dhe për këtë problem kam folur dhe shkruar edhe më parë.

Kur ju mendoni për interkursën seksuale (vaginale) me një djalë, dhe mendoni se keni gjithçka që u duhet materialisht dhe emocionalisht për të, ju akoma keni nevojë të lexoni dhe të dëgjoni se si të veproni për herën e parë.

Pyetjet më të shpeshta që më janë bërë lidhur me herën e parë janë: A do të më dhëmbë ? Jam shumë e frikësuar, çfarë të bëj? Pse dashnori ose dashnorja nuk flet me mua pasi kemi bërë seks? Pse nuk arrita në orgasmë? Pse nuk ndjeva asgjë?, Pritja diçka të mrekullueshme por nuk e gjeta, pse u zhgënjeva?

Për shumë nga këto pyetje jam përgjigjur në TV, në gazeta dhe revista të ndryshme, kërkoi se do t’i gjesh. Për ty dhe për shumë shoqe të tuat, sot, do të shkruaj për gjëra të tjera.

Le të fillojmë. Imagjino që je në buzë të një shkëmbi nga bëhet zhytje në det. Ti je tridhjetë ose dyzet metra mbi ujë. Ti ke vendosur të zhytesh dhe je gati për këtë. Ti e di si bëhet zhytja dhe dëshiron vërtet ta bësh, por mëndja dhe trupi yt duhet të bashkëpunojnë që ti ta arrish. Ti mund të mos e bësh zhytjen në mënyrë perfekte që herën e parë, por ti ndjehesh mirë që po e provon dhe që nuk do të dëmtohesh. Le të supozojmë rastin që ti nuk je gati për zhytje. Ti nuk di si të zhytesh, ose nuk dëshiron të zhytesh. Trupi dhe mëndja nuk do të të lenë të zhytesh. Do të ndjehesh e shqetësuar, zëmra do të fillojë të rrahë shpejt, koka do të të thotë njëmijë herë “Jo, jo, jo...” dhe ti nuk do të kërcesh dot.

Kështu bashkëpunojnë trupi dhe mendja jonë për të na mbrojtur nga rreziqet.

E njëjta gjë ndodh edhe me interkursën seksuale. Në qoftë se ti dhe partneri yt nuk jeni të përgatitur, nuk jeni gati, ose nuk dëshironi të bëni interkursë, atëherë, ajo nuk do të jetë e suksesshme. Ajo do të dhembë, ju nuk do të kënaqeni dhe asnjeri nga ju nuk do të ndjehet mirë. Ju nuk do të përfitoni, reciprokisht, asgjë nga seksi.

Ti që mendon të fillosh të bësh seks për herë të parë, duhet ta kesh mirë parasysh këtë. Edhe po mendon se tani je gati, lexoj këto rreshta, dhe ka mundësi që në fund të leximit të ndërrosh mendjen. Është krejt normale po të ndërpresësh veprimet dhe të presësh për një herë tjetër më vonë.

Një nga shenjat që tregojnë se je seksualisht e pjekur, është të njohësh kufizimet e tua ( fizike dhe psikologjike ) dhe të jesh e aftë, e qartë dhe e lirë t’i vlerësosh dhe të veprosh mbi to. Po qe se nuk e bën dot këtë, ose nuk ndjehesh mirë ta bësh, atëherë, ti ke nevojë të mësosh si ta bësh këtë, përpara se të ndodhesh në shtrat me një djalë. Seksualiteti është diçka që e ke për gjithë jetën, prandaj, po qe se dëshiron të presësh kjo do të jetë gjë e bukur. Ti mund ta bësh këtë dhe jeta jote seksuale do të marrë drejtimin që vetë ti do t’i japësh.

Interkursa Perfekte

Interkursa duhet të jetë e natyrshme

Që interkursa të jetë e kënaqshme, ajo duhet të ndjehet natyrale dhe organike. Ajo kurrë nuk duhet të jetë e sforcuar dhe e shqetësuar. Interkursa seksuale duhet të jetë një përparim natyral i marrëdhënies drejt saj dhe kështu duhet edhe të ndjehet nga të dy të rinjtë. Në qoftë se me djalin ke kryer aktivitete seksuale intime më parë (përjashto interkursën), djali kujdeset për ty, ti i beson atij, ju të dy keni formuar komunikim të mirë, veçanërisht, për seksin; ju mund të vazhdoni me interkursën pa u ndjerë të detyruar për të. Por ju edhe mund të mos kaloni në interkursë seksuale, kjo varret nga limitet që ju i keni vënë vetes.

Paraloja seksuale

Paraloja seksuale, është një term që përdoret për të përshkruar aktivitetet seksuale me të cilat angazhohen çiftet përpara interkursës. Shumë njerëz parapëlqejnë lojën seksuale sepse kjo i çon drejt interkursës së kënaqshme dhe kjo vlen si për herën e parë edhe herët e tjera.

Paraloja përfshin:

ï‚§Puthjet, përqafimet, përkëdheljet

ï‚§Prekjet, lojën, masazhin dhe fërkimet

ï‚§Seksi me duar

ï‚§Masturbimin reciprok

ï‚§Seksin oral

ï‚§Biseda seksuale dhe forma të tjera stimulimi

Relaksimi dhe Eksitimi

Është gjë krejt normale të jesh e shqetësuar kur je me dikë që i beson, me të cilin ndjehesh e sigurt (në përgjithësi dhe seksualisht) dhe kënaqesh me lojën seksuale. Por arritja e kënaqësisë kërkon që të jesh shumë e relaksuar.

Është normale të ndjehesh e kënaqur në çdo moment seksual që përjeton. Në qoftë se nuk je e kënaqur, kërkoje dhe gjeje arsyen. Ti mund të jesh e shqetësuar sepse je duke bërë diçka të re. Por, shqetësimi vjen edhe pse nuk ndjehesh akoma gati, ose sepse nuk dëshiron, ose nuk i beson dhe nuk ndjehesh e sigurt me të. Besoi intuitës tënde dhe të jesh e sigurt se zemra dhe koka jote komunikojnë mirë me njëra-tjetrën.

Kur trupi relaksohet muskujt e humbasin tensionimin, frymëmarrja bëhet më e thellë dhe ju eksitoheni seksualisht. Dhe... kur jeni e eksituar seksualisht, trupi vepron mirë. Ai e lubrifikon veten, i lëshon muskujt dhe tendinet në të gjithë zonën pelvike dhe bëhet më i ndjeshëm ndaj prekjes dhe sensacioneve.

Kur Jeni Duke Kryer Interkursën

Kur ndjeheni gati për të kryer interkursën, përpara çdo gjëje tjetër, djali duhet të vendosë kondomin. Ju nuk duhet të provoni për herë të parë të vendosni kondomit, pikërisht, kur do të kryeni interkursën e parë. Ju të dy duhet të dini si ta përdorni korrekt kondomin që më përpara. Të përdorni lubrifikant të sigurt për lateksin në kondom. Kur penisi të jetë gati me kondom të veshur, ti vendos sasi të bollshme lubrifikanti për rreth dhe brenda vulvës. Njeri nga ju, ose të dy, duhet të bëni masazh të hapjes vaginale dhe të klitorit me lubrifikant dhe të siguroheni se zona është rrëshqitëse. Shtoni lubrifikant në qoftë se duhet.

Hapja vaginale është atje ku penisi do të hyjë. Njeri nga ju duhet të përdorë dorën për të veçuar buzët e vogla dhe ta drejtojë kokën e penisit në hapjen vaginale (kjo duhet të bëhet jo vetëm herën e parë por çdo herë që bëhet seks). Mos ki frikë se mund të penetrojë penisi aksidentalisht në uretrën (rrugën e urinës ). Kjo nuk është e mundur: vrima e uretrës është shumë e vogël.

Ka rëndësi që djali të dijë se kjo është për ty hera e parë. Kjo duhet për shumë arsye, por më kryesorja është se seksi i shëndetshëm kërkon ndershmëri. Sigurohu se ai e ka të qartë që duhet të jetë i duruar dhe të komunikojë me ti ndërkohë që penetron. Edhe ti duhet të komunikosh me të vazhdimisht gjatë penetrimit. Kjo nuk është koha për të qenë të ndrojtur e me turp me njëri- tjetrin. Kjo nuk është koha për të heshtur. Po qe se e keni problem të bisedoni dhe komunikoni për seksin, kjo tregon se nuk jeni akoma gati për të bërë seks dhe ju duhet ta shtyni atë për një kohë tjetër, kur të jeni gati.

Po Djali?

Interkursa e parë edhe pse është më pak shqetësuese dhe me më pak probleme për djemtë, nga që nuk janë ata që do të mbeten shtatzënë dhe nuk janë ata që do të provojnë dhimbjet dhe gjakosjen, shumë djem kanë shqetësimet e tyre lidhur me interkursën e parë. Ata kanë ankthin se si do të performojnë seksualisht, shqetësohen mos e lënë partneren shtatzënë, shqetësohen për sëmundjet infektive seksuale (SIS), shqetësohen se mos partnerja do të ketë dhimbje, ose frikësohen se mos nuk i bëjnë gjërat ashtu siç duhen.

Shumica e pozicioneve për interkursën janë të përshtatshme për djemtë, por ata mendojnë kryesisht për dy pozicione: a-pozicionin misionar (djali sipër )ose b- pozicioni me vajzën sipër. Në këto pozicione të dy partnerët kanë pamje të mirë për çfarë ndodh atje poshtë, ata kontrollojnë më mirë lëvizjet graduale gjatë interkursës që ajo të jetë sa më komforte për të dy.

Ti duhet të dish se edhe ata që prej kohësh bëjnë interkursë, zakonisht, e orientojnë me dorë penisin drejt vaginës. Mos mendo se penisi ka një lloj radari që e orienton të gjejë rrugën. Bisedo vazhdimisht me partneren: pyete atë çfarë është mirë e çfarë është keq për të. Pyete në se ajo që është mirë për ty është edhe për atë. Djali duhet dijë se vetëm interkursa kënaq shumë djem, por ajo kënaq vetëm fare pak vajza. Ja pse edhe në interkursën e parë, vajza nuk do që kjo të jetë i vetmi aktivitet seksual që po bën.

Po qe se djali është i shqetësuar, këtu nuk ka gjë të keqe, edhe po qe se ky shqetësim pasohet me humbjen e ereksionit. Seksi nuk është vetëm i lidhur me penisin, ashtu siç mendojnë shumë njerëz. Edhe vajzat, ndonëse jo aq dukshëm, shqetësimi i pengon të eksitohen totalisht dhe të funksionojnë për interkursën. Djem mos u djersini fort kur humbisni ereksionin, por qëndroni me këmbë në tokë. Thojani shqetësimin vajzës -të jesh i ndershëm me partneren është me shumë rëndësi, madje, edhe atëherë kur nuk ndjeheni mirë. Po qe se djali ejakulon më shpejt nga sa duhet, kjo nuk duhet konsideruar një hata e madhe. Po qe se vajza pas kësaj dëshiron më shumë seks, djali duhet të bëjë një aktivitet tjetër seksual me të.

Së fundmi, djemtë, ndërkohë që luajnë rolin e tyre në interkursë, duhet të respektojnë edhe përgjegjësitë e tyre seksuale: Të kujdesen për seksin e sigurt dhe për kontrollin e lindjes. Kjo është me rëndësi jetësore për shëndetin e të dy partnerëve. Por ka edhe më. Dy njerëz që bëjnë seks të sigurt nuk kanë frikën e shtatzënisë së padëshiruar dhe të infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Kjo ndihmon që ata të dy të jenë të relaksuar dhe ta gëzojnë më mirë intimitetin seksual.

Për shumë gra, pozicionet më të mira për interkursën e parë janë pozicioni misionar (burri sipër)ose pozicioni gruaja sipër. Kur gruaja qëndron sipër është më lehtë sepse ajo vetë kontrollon sa thellë është penetruar. Kur filloni penetrimin, veproni ngadalë. Filloni duke vendosur majën e penisit tek hapja vaginale. Mësoni pak gjëra, me këtë rast, nga tradita tantrike e lindjes: po qe se e vendosni penisin në hapjen vaginale dhe njeri nga ju të dy me kujdes peshon mbi tjetrin duke u ulur poshtë ngadalë, ju do të relaksoheni, vajza do të hapë portën e saj gati për penetrim, në mënyrën më natyrale. Kjo mënyrë është e vlefshme edhe për të qetësuar nervat e djalit.

Varet nga dëshira e vajzës që të thotë se sa thellë të shkojë dhe sa shpejt të lëvizë penisi në vaginë. Mos bëni asgjë që u bën të ndjeheni jo mirë. Dhimbja, është mënyra që trupi u tregon të mos e bëni atë që po bëni. Mund të ndjeheni mirë kur keni penetruar vetëm 2 cm dhe pastaj përparoni ngadalë. Të dy, më vonë, do të ndjeheni më mirë kur shkoni akoma më thellë dhe të lëvizni akoma më shpejt. Shkalla e eksitimit të vajzës ka shumë rëndësi. Sa më e eksituar vajza aq më mirë dhe më lehtë do të kryhet interkursa. Tregojini njeri-tjetrit vazhdimisht në se ndjeheni mirë ose keq. Tani nuk ka më vend turpi dhe droja. Përgatituni të jeni të duruar me njeri-tjetrin gjatë interkursës.

Mbi të gjitha, merrni frymë thellë. A e dini çfarë instruksione i jepen një gruas që është duke lindur?. Merr frymë thellë. Interkursa nuk është e afërt për nga dhimbja dhe intensiteti me aktin e lindjes për vajzën (shumica e djemve nuk ndjejnë asnjë dhimbje fizike ose shqetësim gjatë interkursës së parë). Bëni frymëmarrje të thella dhe të qëndrueshme. Të fusni oksigjen në trupin tuaj dhe ta nxirrni atë jashtë, kjo i mban muskujt të relaksuar, kokën të qartë, dhe zëmrën të fortë e të qetë.

"Gjatë marrëdhënies kam vështirësi serioze në frymëmarrje"

Pyetje:

Doktor,

Jam një grua tridhjetë vjeçe. Kohët e fundit po provoj diçka të tmerrshme. Gjatë aktit, më mbyllet fyti dhe nuk marr dot frymë për një kohë të gjatë. Herën e fundit u tremba shumë. Zgjati më shumë se 30 minuta me fyt të mbyllur. Në çdo 1-2 minuta arrija të bëja një frymëmarrje të thellë dhe pas kësaj mbyllej përsëri. Më dukej sikur do të vdisja. Partneri më bënte frymëmarrje gojë më gojë dhe unë shpëtova. Kam frikë të arrij në orgazëm përsëri. Kjo më ka ndodhur disa hera, por jo kaq fort sa natën që kaloi. A është kjo sëmundje ? A është kjo astma, ose diçka tjetër? Çfarë mund të bëj në këtë situatë? Faleminderit për ndihmën tuaj.

Përgjigje:

Disa njerëz kanë vërtet atake astmatike gjatë ose pas aktiviteteve të sforcuara. Disa herë kjo evitohet duke thithur lëndë që lehtësojnë frymëmarrjen, përpara se të angazhohen në këto aktivitete.

Është vështirë të thuhet në se kjo që provuat ju është astma (që ndodh kur tubat e frymëmarrjes ngushtohen dhe nuk lënë të kalojë sasia e nevojshme e oksigjenit në trupin tuaj), ose është diçka tjetër. Por, çfarëdo që të jetë, bën mirë të shkosh tek mjeku.

Ekspozimi me substanca, ndaj të cilave ti je alergjike, mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Mundet që partneri yt vendos kondom lateksi? Alergjitë ndaj lateksit janë të shpeshta. Reaksionet alergjike bëhen më të forta kur ekspozimi ndaj tyre përsëritet. Në këtë rast ju duhet të përdorni një lloj tjetër kondomi, siç është një i bërë nga poliuretani, ose të përdorni kondom femëror për ta ndryshuar. Bëj kujdes se këto kondome kanë përqindje dështimi më të lartë krahasuar me kondomet lateks. Shko tek alergologu për t’u testuar për alergji prej lateksit. Ai do të tregojë si të evitosh kontaktin me lateksin që gjendet në shumë produkte të ndryshme. Ai do të të mësojë si ta trajtosh reaksionin alergjik, po qe se vërtet je e ndjeshme ose alergjike.

Edhe ataku i panikut, është një fenomen kimik që ndodh në trup dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje. Paniku ndodh për shumë arsye dhe ai nuk është një situatë “psikike” që mund ta vini nën kontroll lehtë. Janë një seri procesesh kimike që bëjnë të shfaqen simptomat e panikut. Një traume seksuale e kaluar, mund të jetë shkak për një atak paniku gjatë aktit seksual. Përdorimi i kafeinës, alkoolit, marijuanës dhe disa barnave të tjera, favorizojnë atakun e panikut. Mjeku do të rekomandojë mjekimet për këtë situatë. Këshillohen psikoterapia dhe teknikat behaviorale që lehtësojnë efektet e atakut. Mjekët rekomandojnë edhe disa barna të ndryshme. Këto janë ato gjëra që përdoren për ta prevenuar ose lehtësuar panikun.

Përpiqu t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve:

ï‚§Kur të fillon vështirësia e frymëmarrjes?

ï‚§A ndryshon kjo, apo është gjithmonë njësoj?

ï‚§A mos e mbani vetë frymën kur jeni në rrugën drejt orgazmës?

ï‚§A mos nuk dëshiron të arrish në orgazëm në këtë moment?

ï‚§A mos je shumë e ndjeshme për partnerin, për jetën tënde dhe për seksin që po bën?

Duhet të dish se ndjenjat kanë ndikim të madh në përgjigjen seksuale.

Po qe se doktori gjen një shkak mjekësor për simptomat e tua që lidhen me orgazmën, konsultimi me një seksterapist, duhet të jetë hapi tjetër që duhet të hedhësh për të rikthyer kënaqësinë e aktivitetit seksual. Mos u sforco për të arritur orgazmën. Mundohu të rikthesh ndijimet e këndshme gjatë çdo aktiviteti seksual. Kënaqësia jo orgazma, duhet të jetë qëllimi yt seksual.

Të uroj shëndet e fat.

Doktori





diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML