Pershendetje. Jam i shqetësuar se kohët e fundit kam vënë re që në lëngun spermatik është ndryshuar ngjyra në të kuqe dhe bojë kafe. Pres pergjigjen tuaj. Perzemersisht A..
Lëngu spermatik tek meshkujt ka ngjyrë të bardhë në të verdhë. Kjo ngjyrë ndryshon në bazë edhe të kohës së derdhjes së lëngut spermatik. Nëse një mashkull ka më shumë se 1 javë pa bërë derdhje, lëngu spermatik merr ngjyrë të në verdhë, njëkohësisht edhe nëse ka një infeksion të rrugëve spermatike.
Në rastin kur ke një ngjyrë të kuqe në bojëkafe ne themi se kemi hemospermi, që kuptojmë gjakun në spermë. Që të kuptojmë këtë duhet thënë se lëngu spermatik prodhohet nga qeskat e prodhimit të spermës dhe nga lëngu i prostatës.
Këto të dy lëngje formojnë në tërësi lëngun spermatik i cili del në momentin e orgazmës. Nëse do të kemi në spermë dhe këtë pacienti e vë re gjatë aktit seksual ose gjatë masturbimit, këtu do të kuptojmë që vuan pasi është e sëmurë vezikula seminale ose prostata.
Në rastet kur kemi mosha të mëdha, në radhë të parë duhet të eliminojmë gjakun në spermë nga një patologji shumë më të madhe, që është kanceri i prostatës. Kanceri i prostatës mund të vijë në mënyrë të heshtur, me aspak ose me pak shenja, dhe këto shenja bëhen të dukshme pasi ajo ka avancuar goxha.
Një nga shenjat e para mundet të jetë edhe prania e gjakut në spermë. Është një patologji jo e rrallë; shpeshherë tek ne vijnë si mosha të mëdha, edhe të reja. Në moshat e reja, dominon sidomos infeksioni i këtyre gjëndrave.
Është mirë që pacienti në këto raste t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve dhe ekografisë, të cilat do t‘i japin një imazh apo do ta drejtojnë mjekun drejt një diagnoze dhe marrjeje mjekimi. Në rastin konkret, mjekimi është kryesisht me anti-inflemator apo me antibiotik dhe në përgjithësi me sukses të plotë për një periudhë të shkurtër.