Premte, 21 Nentor 2008 23:11:05

Lexoni versionin Print

Martesë në anije kozmike për 1.45 milionë euro

1 korrik, ora 14:42 - Çiftet me fat së shpejti do të mund të realizojnë në plot kuptimin e fjalës hapin e madh drejt të panjohurës: Ky është premtimi i një kompanie japoneze që parashikon të organizojë martesa në hapësirë.

Marte, 01 Korrik 2008 14:24:00

Çiftet  me fat së shpejti do të mund të realizojnë në plot kuptimin e fjalës hapin e madh drejt të panjohurës: Ky është premtimi i një kompanie japoneze që parashikon të organizojë martesa në hapësirë.

     Firma japoneze "First Advantage" hapi sot rezervimet për çiftet e reja, të gatshme të shpenzojnë deri në 240 milionë jenë (1,45 milionë euro) për të zenë vend në bordin e një anijeje të vogël kozmike që do të lëshohet deri në një lartësi prej 100 kilometrash.

     Gjatë këtij udhëtimi prej një ore, çifti do të kalojë disa minuta në kushtet e humbjes së peshës. Edhe tre të ftuar të tjerë mund të hypin në anije për të marrë pjesë në ceremoninë e dasmës.

     Formalitetet e ceremonisë së martesës do të zhvillohen përpara ngritjes së anijes kozmike, me qëllim që çiftet pasi të kenë thënë "po" të mund ta kalojnë pjesën më të madhe të udhëtimit  duke soditur konturet e tokës.

     First Advantage do t'i administrojë këto udhëtime me ndërmarrjen amerikane Rocket Plane, që do t'i ngrejë anijet nga një aeroport privat në Oklahoma (qendër e SHBA-së).

     Edhe pse e lançon këtë ofertë në Japoni, "First Advantage" mendon se do t'i marrë kërkesat kryesore nga ana e pasanikëve kinezë dhe arabët e Gjirit Persik. Ajo konfirmoi se ka marrë kërkesa nga klientë të interesuar madje përpara se të hapeshin rezervimet.

     Turizmi hapësinor po zhvillohet duke kryer disa udhëtime që pas udhëtarit të parë në hapësirë, milionerit amerikan Dennis Tito, që i pagoi 20 milionë dollarë agjencisë hapësinore ruse për një udhëtim vajtje-ardhje në hapësirë  në 2001.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML