Hene, 15 Mars 2010 07:36:02

Lexoni versionin Print

Rekord Guinness, 70-vjeçarja lind binjakë

5 korrik, ora 15.40- Mamaja më e vjetër në botë ka sjellë në jetë dy fëmijë, binjakë, vajzë e djalë, në moshën 70-vjeç.

Bruna Prifti
Shtune, 05 Korrik 2008 15:26:00

Mamaja më e vjetër në botë ka sjellë në jetë dy fëmijë, binjakë, vajzë e djalë, në moshën 70-vjeç. Omkari Panwar, me origjinë indiane ka thyer rekordin që më parë e mbante rumunja Adriana Iliescu, që në vitin 2005, kur ishte 66-vjeç i kishte dhënë jetë një vajze.

Në të vëretëtë gruaja që sapo ka lindur, mund të jetë më e madhe se 70-vjeç, por është e vështirë për ta thënë me siguri, pasi ajo nuk ka një dokument, ose certifikatë me të cilën të dëshmojë moshën që ka.

Omkari, kujton ditën e pavarësisë së Indisë, në vitin 1947, për të bërë llogari rreth moshës së saj.

Gruaja ishte shumë e vendosur për të pasur një djalë dhe për këtë nuk mori fare parasysh moshën që kishte për një shtatzëni tjetër. Nuk ka qenë shumë e thjeshtë për t’ia arritur deri në fund. Binjakët kanë lindur një muaj para kohe dhe peshojnë më pak se një kilogram secili. Gruaja ka dy vajza dhe 5 nipër e mbesa.

Bashkëshorti i saj, Charan Singh Panwar, 77-vjeç iu nënshtrua një testi për farëzimin artificial, shumë kohë më parë se gruaja të mbetej shtatzënë.

“Kam sakrifikuar shumë, duke hequr mënjanë kursimet e një jete të tërë dhe kam punuar pa pushim për të pasur një djalë. Tani mund të vdes i lumtur”- ka thënë ai. Sipas gazetës britanike ‘Daily Mail’, mjekët kanë thënë që gjendja e gruas që sapo ka lindur është e mirë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML