Hene, 08 Shtator 2008 12:37:55

Lexoni versionin Print

Piloti 94-vjeç, merr leje fluturimi deri në 2010-ën

8 korrik, ora 16.05- Koloneli i Aeronautikës është 94 vjeç dhe i kanë rinovuar lejen e fluturimit për çdo tip avioni deri në vitin 2010.

Bruna Prifti
Marte, 08 Korrik 2008 16:01:00

Koloneli i Aeronautikës është 94 vjeç dhe i kanë rinovuar lejen e fluturimit për çdo tip avioni deri në vitin 2010.

Bëhet fjalë për Francesco Volpin, i diplomuar në 1914 në Trento. Ndërkohë që liceun e ka zhvilluar në Prati dhe ka marrë diplomën për jurisprudencë.

Pas kësaj, gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë zyrtar me shumë misione në Mesdhe dhe në frontin rus.

Për të marrë rinovimin që shënohet tashmë në listën e rekordeve, ai ka superuar vizita të shumta mjekësore dhe ka dokumentuar orë të tëra fluturimesh, jo më pak se 12 në vit.

Zemra, sytë dhe reflekset e të moshuarit kanë qenë të pranueshme në atë pikë sa ai arriti të rimerrte lejen. Ndërkohë që ai e ul entuziazmin e gjithë kësaj. “Në vitet e fundit fluturoj vetëm në kohë të mirë”- thotë ai, duke kujtuar fluturimet e bëra në kohën e luftës, në kushte të vështira për shkak të motit të keq.

Mjegulla dhe ngrica kanë qenë shoqërueset e fluturimeve me fat në pista të vështira për t’u ulur.

Në ato vite e provoi veten veçanërisht në fizik dhe në moral dhe i dhanë tre medalje. Një “medalje bronzi”, një “meritë ushtarake” dhe një “kryq hekuri”.

Pasioni për fluturimin nuk e braktisi me rikthimin në jetën civile. Madje atë ia transmetoi edhe fëmijëve; Furio, general në aeronautikë dhe Erios.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML