Marte, 07 Tetor 2008 01:36:36

Lexoni versionin Print

Historia e gjysmë-gruas që u martua tri herë

Mademoiselle Gabrielle, ka qenë një grua me një histori të pazakontë që ka jetuar rreth fillimit të viteve 1900. Ajo ka lindur në Bazel të Zvicrës dhe e nisi karrierën e saj si ekzibicioniste në Paris, ku publiku e njohu me nofkën “Gjysmë-Gruaja”.

Enjte, 07 Gusht 2008 15:24:00

Mademoiselle Gabrielle, ka qenë një grua me një histori të pazakontë që ka jetuar rreth fillimit të viteve 1900. Ajo ka lindur në Bazel të Zvicrës dhe e nisi karrierën e saj si ekzibicioniste në Paris, ku publiku e njohu me nofkën “Gjysmë-Gruaja”.

Shfaqjet e saj publike ishin mbresëlënëse dhe shumë shpejt ajo u ftua edhe nga publiku amerikan që ishte kurioz të shikonte një grua pa këmbë por jo të shëmtuar, përkundrazi.

Në SHBA ajo punoi me cirkun e famshëm Dreamland Circus Side Show.

Në 1912, Mademoiselle Gabrielle, tashmë e famshme, lidhi një kontratë me teatrin e njohur të Nju Jorkut, në atë kohë Hammerstein Theater. Thonë se e prishi kontratën pas katër vitesh për shkak të një mosmarrëveshje me agjentin e saj, që e akuzoi për vjedhjen e rreth 2 mijë dollarëve.

Mademoiselle Gabrielle nuk ka qenë e vetme me këtë pamje dhe me këtë dëshirë për të bërë biznes me ekzibicionin. Të tilla kanë qenë edhe motrat Hilton. Por Gabrielle kishte një veçanti. Ajo ishte e bukur, me sharm dhe kjo ishte e mjaftueshme që publiku ta shihte me sy tjetër deformimin e saj fizik.

Mademoiselle Gabrielle kishte lindur pa këmbë. Ajo nuk ka bërë shumë fotografi, madje pas publikimit të një artikulli rreth saj në gazetën “London Life” më 1929, ajo nuk dëshiroi më të dilte në fotografi në media.

Gabrielle jo vetëm ishte një grua atraktive, por ajo tregonte kujdes të veçantë për luksin e veshjes dhe pamjes së saj. Përdorte stilin viktorian në veshje dhe mbante gjerdane dhe bizhuteri të tjera shumë të shtrenjta.

Pamja e saj, me gjithë mungesën e këmbëve, duket se i tërhiqte burrat. Duket e pabesueshme por Gabriele u martua plot tre herë në jetën e saj. Rreth martesave të saj nuk dihen shumë hollësi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML