Do të jetë një muze, apo një galeri arti? Ende nuk është përcaktuar, vetëm se muajin e fundit destinacioni që do të ketë shtëpia e Aleksandër Xhuvanit është vënë në qendër të diskutimit. Bashkia i ka propozuar ministrisë së Kulturës për ta kthyer në një galeri arti për qytetin. Por ka edhe nga ata që mendojnë se kjo shtëpi duhet të ketë funksionin e galerisë së arteve pasi vetëm ashtu mund të ruhet dhe të mirëmbahet.
Shtëpia e Aleksandër Xhuvanit ndodhet tek rruga që njihet si rruga e Jasharit apo rruga “Ptolome Xhuvani” në murin verior të kalasë së qytetit, larg nga qendra dhe në një rrugicë lagjeje. Ajo është ndërtuar rreth viteve 1936-1938 me dëshirën e vetë gjuhëtarit, me të ardhurat që kishte krijuar nga puna e tij si drejtor i Normalës, si gjuhëtar dhe si shkrues teksesh.
Godina ka dy hyrje, brenda në kala dhe tjetra nga rruga që mban emrin e djalit të tij. Ndërtimi i kësaj shtëpie ishte paksa i veçantë pasi njëra nga dhomat, ajo e pritjeska formën e gjysmë rrethit, hyn në sallon dhe më pas janë dhomat e fëmijëve. Pjesë e rëndësishme e kësaj shtëpie është biblioteka.
Mësohet se edhe pse në pluhur, vazhdon të jetë biblioteka e Aleksandër Xhuvanit, dorëshkrimet e tij, tavolina e punës etj. Po kështu tavanët prej kashte janë një tjetër karakteristikë e kësaj shtëpie.
Aleksandër Xhuvani nuk ka jetuar për shumë vite në këtë shtëpi, pasi u largua në Tiranë pas çlirimit, por fëmijët e tij vazhduan arsimimin në Elbasan.
Banorët e lagjes thonë se destinacioni i kësaj shtëpie nuk duhet ndryshuar, por duhet restauruar dhe të jetë i hapur që turistët ta shikojnë.
Qëndra e Artit në Bashki konfirmon se projekti për shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit është restaurimi dhe më pas përdorimi i pjesshëm si galeri artesh. Për këtë Këshilli bashkiak ka miratuar 6 milion lekë të reja, ndërsa ka dhënë një fond edhe ministria e Kulturës.
Sipas tij përfaqësuesit e ministrisë janë shprehur të gatshëm për këtë projekt por në një material të këshillit bashkiak deklarohej se nga Ministria e Kulturës është marrë përgjigje negative për ta kthyer objektin në galeri. Fati i kësaj shtëpie ende mbetet i papërcaktuar ndërsa ruhet nga shteti pre gati 20 vjetësh.
Kush është…
Aleksandër Xhuvani është personalitet i shquar i gjuhës, arsimit dhe kulturës shqiptare. Ishte veprimtar i denjë politiko-shoqëror dhe mban titujt Profesor, Mësues i Popullit. Prof.dr. Ai u lind në Elbasan më 14 mars 1880. Mësimet e para fillore i mori në shkollën greke në qytetin e lindjes. Kishte mësues Tush Pinën që fshehtas u mësonte nxënësve edhe gjuhën shqipe. Mbaroi gjimnazin grek në Cotil të Maqedonisë dhe studimet e larta i kreu në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Athinës në vitet 1902-1906.
Që kur ishte nxënës e student nis të shkruajë për gjuhën shqipe. Në Gusht të vitit 1906 shkon në Napoli dhe njihet me Luigj Gurakuqin dhe Ismail Qemalin. Me ndihmën e tyre zë punë në kolegjin Arbëresh të Shën Adrianit.
Njihet mirë me gjuhën arbëreshe.
Më 2-9 shtator 1909 u mbajt Kongresi i Elbasanit, i cili vendosi hapjen e shkollës Normale. Prof. Aleksandër Xhuvani u thirr si mësues në këtë shkollë. Në këtë kohë ai iu fut punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe.Shkolla Normale mbyllet pas ekspeditës ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës në Verën e vitit 1910. Në këtë kohë Xhuvani largohet për në Kajro ku emërohet redaktor i gazetës “ Shkreptima”. Gazeta mbyllet në vitin 1911 dhe A. Xhuvani shkon në Aleksandri ku emërohet si sekretar i shoqërisë Vëllazëria. Kthehet në Atdhe pas Shpalljes së Pavarsisë dhe emërohet drejtor i Normales në vitet 1913-1914 dhe 1917-1920. Në vitin 1918 është iniciator i krijimit të shoqërisë kulturore-letrare “ Qarku letrar i Elbasanit”. Në vitin 1929-1933 shkon sërish në Ministrinë e Arsimit dhe pas vitit 1933 deri në vitin 1938 aidrejton shkollën Normale të Elbasanit. Në këtë vit shkon sërish në Ministrinë e Arsimitpor për ndjenjat patriotike në vitin 1940 u nxorr jashtë kuadrit duke mbetur në dispozicion përnjë kohë të gjatë. Më tej kalon në Inspektorinë Qendrore ku merret me përpilime tekstesh, shqyrtime dhe redaktime.
Ai studioi dhe lëvroi Gjuhën Shqipe i frymëzuar nga Rilindasit. Punoi për pasurimin dhe ngritjen lart të kësaj gjuhe, e aktualizoi atë, e praktizoi dhe e kulturoi shqipen e sotme. Në këtë drejtim Xhuvani la një sërë studimesh, tekste, monografi, artikuj shkrime dhe recensione me vlerë. Vepra gjuhësore e prof. Xhuvanit shquhet për qartësinë dhe vlerën shkencore.Ai shkelqeu në gramatikë, leksikologji, leksikografi, studim historik i shqipes në sintaksë etj. Studime me mjaft interes ka kryer për parafjalët, ndajfoljet, përcjelloren, paskajoren etj. Por nuk dalet me kaq. Bashkë me Çabejin ai i kushtoi kujdes fjalëformimeve të reja të shqipes. Ai është një leksikografi talentuar i shqipes. Me një përkujdesjeje të vecantërealizon ribotimin kritik të fjalorit Shqip-Greqisht të Kostandin Kristoforidhit duke e bërë atë më të kuptueshëm dhe të lexueshëm për lexuesin. Studimi historik i Shqipes, studimet etimologjike dhe gramatika historike mbajnë firmën e prof. Xhuvanit.