Premte, 21 Nentor 2008 21:29:22

Lexoni versionin Print

Lea e Oxford University: Më pak receta nga lart”, më shumë pjesëmarrje poshtë

Lea Ypi është duke kryer post-doktoraturën në Nuffield College, Oxford University ku ajo është e punësuar për të bërë kërkim si dhe udhëheqjen e temave të studentëve të Masterit.

Ilir Kalemaj
Marte, 07 Tetor 2008 11:07:00

 

Lea Ypi është duke kryer post-doktoraturën në Nuffield College, Oxford University ku ajo është e punësuar për të bërë kërkim si dhe udhëheqjen e temave të studentëve të Masterit. Nuffield është më i vjetri përsa i përket kërkimit shkencor akademik dhe një nga më të mirët në botë në kërkimin për shkencat ekonomike dhe politike. Lea ka përfunduar doktoratën në Teori Politike në Universitetin e Institutit Evropian (European University Institute) në Firence in Florence dhe ka fituar më parë një diplomë në Filozofi dhe një në Letërsi nga Universiteti i Romës “La Sapienza”. Ajo është e interesuar në teoritë e drejtësisë dhe sidomos filozofinë e iluminizmit (sidomos veprën e Kantit) dhe historinë intelektuale të Ballkanit. Artikujt e saj shkencorë janë publikuar në revistat më të rëndësishme akademike të fushës në botë, të tilla si: The Journal of Political Philosophy,The Review of Politics, The European Journal of Political Theory, East European Politics and Society dhe mjaft të tjera.

Në Oksford Lea ka filluar një kërkim të ri në drejtësinë dhe varfërinë globale dhe po merret me përfundimin e dy librave të saj: një për filozofinë e Kantit dhe një që bazohet në temën e doktoraturës së saj mbi kozmopolitanizmin dhe nacionalizmin. Gjatë karrierës së saj, Leas i janë akorduar shumë çmime akademike. Në Oksford për shembull ajo ishte ndër tre të përzgjedhurat, ndër 350 kandidatë të arrirë nga të gjitha anët e botës. Ajo ka prezantuar punimet e saj në mjaft konferenca ndërkombëtare në qendra të tilla prestigjioze si Harvard, Princeton, Stanford, London School of Economics, Freie Universitaet Berlin, Australian National University dhe shumë të tjerë. Lea është fluente në anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe spanjisht. Përpara se të fillonte karrierën akademike, kur ishte ende në Shqipëri ajo kishte filluar shkrimin dhe botimin e disa poezive dhe një libri me tregime. Gjithashtu ajo planifikon në të ardhmen të shkruajë një libër mbi gjenealogjinë e familjes së saj dhe aktivitetin politik të kësaj familjeje që kanë pasur një rol aktiv në periudha të ndryshme të historisë moderne shqiptare.

Lea na thotë se sipas mendimit të saj politika shqiptare vuan nga servilizmi, ndërsa shoqëria shqiptare nga kompleksi i inferioritetit: “Për sa kohe do të vazhdojmë të kërkojmë modele nga jashtë, pa bërë llogaritë me limitet tona dhe pa arritur të vlerësojmë aftësitë që kemi, nuk do të ndjehemi kurrë të përgjegjshëm për rezultatet që arrijmë dhe nuk do të zhvillojmë kurrë shpirtin kritik që ushqen institucionet demokratike. Suksesi i atyre që ne konsiderojmë vende të suksesshme nuk është i tillë sepse këto vende nuk bëjnë gabime, por sepse institucionet e tyre marrin përgjegjësi për to dhe nuk fshihen pas sulmeve personale e intrigave to oborrit”.

Lea vë theksin te fakti që shoqëria shqiptare ka nevojë për më pak receta nga lart dhe më shumë pjesëmarrje nga poshtë, por për sa kohë vendit tonë do t’i mungojë politika e ideve, qytetarët do ta kenë të vështirë të ndjehen pjesë aktive e politikës. Në të njëjtën kohë politika shqiptare ka nevojë për më shumë shpirt kritik (edhe ndaj vendeve më të fuqishme) dhe më pak përpjekje të imitojë modele abstrakte nga “eksperienca ndërkombëtare”.

Në njëzetvjeçarin e fundit kemi kaluar nga të vetëquajturit “fener ndricues” për të gjithë vendet e botës në të endurit në errësirën e tranzicionit pa arritur të prodhojmë as edhe një qiri. Ndoshta ka ardhur koha për të gjetur një rrugë të mesme midis këtyre dy ekstremeve.

Profilet e djemve dhe vajzave tona që studiojnë në universitetet më të njohura të botës, mund t’i ndiqni çdo të diel në SH2.

Falënderojmë të gjithë studentët që na mbështetën me anë e-mailesh të shumta në nismën tonë, kur e filluam atë me dy profilet e para, dy javë më parë.

Për vërejtje dhe sugjerime lidhur me këtë rubrikë, na shkruani SMS në 06920 61489 ose e-mail në fundjava.shekulli@gmail.com

Në gazetën print, artikujt e kesaj rubrike, botohen çdo te diele ne SH@, nen okelion “KËNDI I STUDENTËVE TANË JASHTË VENDIT”


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Lea Ypi

Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML