Premte, 21 Nentor 2008 18:14:08

Lexoni versionin Print

Hapet i pari hotel “0 yje”, një bunker në Zvicër

Mjaft më me vaska me hidromasazh, televizorë plazma dhe shërbim mëngjesi në krevat. Për turistët më aventurierë vjen i pari hotel me “0 yje”.

Shekulli Online
Merkure, 15 Tetor 2008 19:56:00

Mjaft më me vaska me hidromasazh, televizorë plazma dhe shërbim mëngjesi në krevat. Për turistët më aventurierë vjen i pari hotel me “0 yje”. Hoteli, realizuar në një ish bunker atomik, në San Gallo të Zvicrës nuk ka asnjë lloj komoditeti.

Dhomat, të gjitha pa televizorë dhe pa dritare kushtojnë rreth 10 euro nata. Idea për këtë inisiativë është e binjakëve Frank e Patrik Riklin. Motoja e tyre është: “Të kesh më pak, është më mirë”.

Bunkeri nëntokësor mund të presë deri në 54 persona. Sigurisht që mes gjithë mungesave të komoditetit, turistëve nuk do t’u mungojë qetësia. Të vetmet imazhe të botës së jashtë do të vijnë të prezantuara nga një ekran i madh, që do të jetë lidhja me realitetin.

Autoritetet i kanë dhënë leje aktivitetit, me një kusht: “Asnjë modifikim në bunker”. Në rast të një katastrofe nukleare, banorët duhet të kenë mundësi të shfrytëzojnë strukturën.

Gjatë luftës të gjitha komunat zvicerane ndërtuan bunkerë nuklearë. Sot, shumë qytetarë ato i kanë transformuar në kantina për verë.

Ndërkohë që ky hoteli me “0 yje” është i pari i destinuar për përdorimin publik. Jo vetëm hoteli nuk ka komoditet, por është pajisur me instalimet elektrike dhe hidrosanitare.

Një grup prej 15 turistësh ka inauguruar hotelin dhe kanë mbetur shumë të kënaqur. Një gjë është e sigurtë; kanë kursyer.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

Brown takon Sejdiun e Thaçin: Mbështetje për Kosovën

20/11/08 20:54:00 | Kryeministri Brown i ka inkurajuar udhëheqësit kosovarë të..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML