Berlin- Kisha gjermane kritikoi sot një biznesmen që pretendon të shesë njëmijë çokollata me pamjen e Juzus Krishtit. Frank Ounhausen ndërtoi çokollatën “Zoti i ëmbël” duke bërë biznes me imazhin e Jezuit. Qëllimi i tij është të shesë sa më shumë çokollata në vigjilje të Krishtlindjeve. Por përfaësuesit e fesë protestane e kanë kritikuar idenë pa shije të tij. Nga ana tjetër edhe përfaësuesit e kishës romane janë të pakënaqur me këtë veprim të biznesmenit.
Çokollata e bardhe, si skulpture e Jezu Krishtit në moshë foshnjore është në treg që nga data 13 nentor në Gjermani.
“Unë fillova të mendoj se si mund të ripërtërij vlerat e festës tradicionale përmes botës komerciale”, tha Oynhausen, që kishte filluar të punonte për përpunimin e idesë të tij që para dy vjetësh. Bashkë me një shok, guzhinieri lokal i çokollatave, 54 vjeçari Oynhausen, ideoi “Zotin e Ëmbël”. Tashmë kjo çokollatë gjendet si ushqim në qytetin Duisburg si dhe është prezantuar edhe në faqen e internetit www.goldjesus.com
Oynhausen tha se “deri tani rreth një mijë persona kanë prenotuar të blejnë çokollatën me fiugrën e Jezusit”.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e kishës thonë se është e tmerrshme që Jezusi të jetë “i shkrirë” në një çokollatë dhe të përdoret për biznes njësoj si një lëpirëse. Kështu u shpreh Aegidius Engel, zëdhënësi i Arqipeshkvit Paderborn në Gjemani.
Për guzhinierin Oynhausen tani është e rëndësishme të eksportojë çokollatat e tij në gjithë botën dhe ka shumë shpresë që kjo ëmbëlsirë të përhapet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.