Premte, 19 Mars 2010 03:40:00

Lexoni versionin Print

Shpirt pseudo-intelektual

Çmitizimi i figurës së Gjergj Kastriotit është një nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë.

Nga Ismail Kadare
Marte, 18 Nentor 2008 08:44:00

Çmitizimi i figurës së Gjergj Kastriotit është një nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë. Problemi është shumë i thellë dhe themelor për kombin shqiptar. Të ç’mitizosh figurën e Gjergj Kastriotit do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë.

Duan të na mbushin mendjen se Gjergj Kastrioti ka qenë një figurë negative e historisë shqiptare. Kjo është një histori e vjetër në shëmtinë e saj. Ka pasur teza për këtë çështje.

Teza e parë është krijuar nga fqinjët tanë rreth 200-300 vjet më parë. Para tyre, këtë tezë e kishin ngritur turqit, se për ta, Gjergj Kastrioti ishte një renegat, tradhtar dhe armik. Ka pasur përpjekje nga pjesa renegate e popullit shqiptar që janë bashkuar me këtë tezë.

Të jesh kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë që do ta bënte këtë.

Do të ishte vendi i parë në Europë që do t'i vinte një njollë të madhe e të shëmtuar historisë së saj e që nuk do të hiqej në shekuj. Njerëz perversë, me shpirt pseudo-intelektual janë bashkuar në këtë fushatë.

Gjergj Kastrioti është figura që simbolizon bashkimin e Shqipërisë me Europën. Fushatë më të turpshme në histori nuk ka për të pasur dhe nëse e pranojmë, do të jemi kombi më pa dinjitet në Europë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML