Enjte, 18 Mars 2010 01:21:24

Lexoni versionin Print

Taktikat e luftës

Para nja shtatë vjetësh, një studiues po më tregonte të gjithë zbulimet që ishin bërë në fushën e studimeve skënderbejane. Veç zbulimeve ai më foli dhe për shoshitjet dhe interpretimet e tyre, të cilat më zgjuan një interes të veçantë.

Nga Pëllumb Kulla
Marte, 18 Nentor 2008 08:40:00

Para nja shtatë vjetësh, një studiues po më tregonte të gjithë zbulimet që ishin bërë në fushën e studimeve skënderbejane. Veç zbulimeve ai më foli dhe për shoshitjet dhe interpretimet e tyre, të cilat më zgjuan një interes të veçantë. Flitej për taktikat e luftimeve të Skëndërbeut në beteja të ndryshme dhe ato vlerësoheshin tmerrësisht të gabuara. Bukur!

Kishin ardhur kohë të reja dhe ndryshimet e mëdha na i kishin bërë të pranueshme edhe po të na tregonin se në atdhe rrjedhat e lumejve tani vijnë me burim nga deti e derdhen në alpe.

Edhe Skëndërbeu mund t’i kish të gabuar planet e betejave, bile dhe të atyre ku kish dalë fitimtar. Por, po vrisja mendjen: Çfarë luftërash po bënim ne, shqiptarët, në fund të shekullit të 20 dhe cilat taktika të Skënderbeut po aplikonim e meqë i zbuluam të gabuara, duhet urgjentisht t’i rishikonim?

Asnjë!

Çfarë po ndodh? Duhet të heqim dorë nga të gjithë mitet?! A mos duhet t’i fshijmë të gjithë tekstet mësimorë që nga shkollat e para në fund të shekullit 19?! Çfarë?! Ajo e Skënderbeut na qenka përrallë dhe ne e kemi mbajtur se na vinte për shtat?! E mirë, po le ta lëmë si përrallë vërtet të bukur konsensuale, përderisa na e ka pranuar edhe bota mbarë dhe me të ka mbushur miliona faqe të librave të saj.

E përderisa nuk po zbulojmë që fatosi ynë i paska zënë vendin një tjetri mbi piedestalet nëpër sheshet e kryeqyteteve të Europës, le ta lëmë të qëndrojë atje përmbi kalin e tij!

Konsensualiteti i figurës së Gjergj Kastriotit është një nga më të rrallët e më të qëndrueshmit në furtunat e historisë së shqiptarëve. Ashtu si na e sollën të parët, ashtu e pranuan dhe kundërshtarët e njohur, Zogu e mori siç e desh Fan Noli dhe të tillë e pranoi edhe Enver Hoxha. Dhe ashtu le të rrijë i fshehur pas varfërisë e dobësisë së dokumenteve të kohës.

Për ne sherrxhinjtë e sotëm ka terrene historike shumë më të freskët ku të zihemi e me tezat tona kundërthënëse të mbushim tekstet shkollore të fëmijve, duke urdhëruar tendera botimi të rinj, njëherë në tetë vjet.

Përshembull: Kur dolën nga territori ynë ushtarët gjermanë, më 1944-ën? Më 28 apo më 29 nëntor?!


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML