Enjte, 18 Mars 2010 18:37:24

Lexoni versionin Print

Nevoja për heronj

Unë mendoj se studimi dhe shkrimi i historisë sonë kombëtare ende nuk ka arritur fazën e pjekurisë. Janë, mbi të gjitha, etapat nëpër të cilat ka kaluar historia jonë moderne, shkaqet që kanë kondicionuar jo vetëm stadin e saj të pjekurisë, por edhe vetë mënyrën e shkrimit.

Nga Franko Egro
Marte, 18 Nentor 2008 08:38:00

Unë mendoj se studimi dhe shkrimi i historisë sonë kombëtare ende nuk ka arritur fazën e pjekurisë. Janë, mbi të gjitha, etapat nëpër të cilat ka kaluar historia jonë moderne, shkaqet që kanë kondicionuar jo vetëm stadin e saj të pjekurisë, por edhe vetë mënyrën e shkrimit. Duhet më shumë kurajo dhe mbi të gjitha shumë më shumë profesionalizëm në ndriçimin e plotë të saj.

Personalisht ndaj opinionin se shkenca e Historisë shqiptare, nuk i ka zgjidhur ende dilemat e saj të brendshme profesionale. Kjo është edhe arsyeja kryesore që më bën të shprehem me bindje individuale se nuk mund të presësh gjë tjetër veçse që ky nivel i saj të reflektohet edhe në tekstet shkollore të të gjitha niveleve mbi figurat e mëdha të këtij vendi.

Sidoqoftë, i përkas atij grupi që mendon se historitë nacionale që mësohen nëpër shkolla, të çliruara krejt nga mitet, janë marrëzi të mendohen. Kombet kanë nevojë për heronj që i shtojnë vlera qenies dhe idenditetit kombëtar. Ata nuk kanë hyrë rastësisht në histori. Përgatitësit e tyre definojnë ‘të drejtat historike’, që nuk janë gjë tjetër veçse argumentet që shërbejnë për të (ri)krijuar kufijtë dhe botën e imagjinuar/ideale të një populli.

Dhe kjo situatë është krejt e mirëkuptueshme në një rajon si Ballkani, ku pas vitit 1990 filluan sërish të shfaqen dhe diskutohen shumë probleme të natyrave etnike, fetare dhe politike, që kishin mbetur të konservuara nën peshën e sistemit komunist.

Në tekstet tona shkollore, në mënyrë të padiskutueshme, duhen reflektuar sa më shumë të vërteta shkencore. Ngjarjet dhe fenomenet historike, duhen përçuar brenda një kuadri sa më të plotë historik; por të mos harrojmë “mikromjedisin ballkanik”, në të cilin jetojmë, i cili nuk është çliruar nga komplekset dhe të pavërtetat historike, edhe pse duhet që ta kishte bërë më kohë, për shkak të realiteteve të ndryshme historike me tonat.

Më konkretisht fqinjët tanë, si përshembull Greqia, në tekstet e veta shkollore ende vazhdon që Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, t’i referohet marrëzisht si grek, me emrin Jorgos Kastrioti. Dhe kjo, në një kohë kur indentiteti i tij shqiptar është i provuar dhe i pranuar botërisht. Dhe raste të tilla janë të pafund.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML