Shtune, 22 Nentor 2008 01:18:56

Lexoni versionin Print

Serbët votuan për BE-në

Serbia shkoi në zgjedhjet e parakohshme të së dielës, pas rënies së një koalicioni të paqëndrueshëm qeveritar dhe doli prej këtyre zgjedhjeve me mundësinë e sërishme të një koalicioni të ngjashëm.

Nga FINANCIAL TIMES
Merkure, 14 Maj 2008 08:20:00

Serbia shkoi në zgjedhjet e parakohshme të së dielës, pas rënies së një koalicioni të paqëndrueshëm qeveritar dhe doli prej këtyre zgjedhjeve me mundësinë e sërishme të një koalicioni të ngjashëm.

Por kaosi i politikës së Beogradit nuk duhet ta lërë në hije rëndësinë e rezultatit të zgjedhjeve.

Para zgjedhjeve ishte e pranishme droja se pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA-të dhe shumica e vendeve të BE-së, Serbia mund të kthehej kundër Perëndimit, në favor të radikalëve.

E vërteta e zgjedhjeve është se radikalët jo vetëm që nuk fituan, por madje humbën terren.

Fituesit e mëdhenj ishin partitë në koalicionin e presidentit Boris Tadiç. Edhe ky grupim, si shumica e politikës serbe, nuk e pranon shtetin e Kosovës. Në dallim nga radikalët dhe nacionalistët e Koshtunicës, demokratët e Tadiçit vendosin integrimin në Bashkimin Evropian para Kosovës në listën e përparësive.

Është ende herët të thuhet se është thyer interesi për Kosovën, pasi kjo çështje mund të ndikojë ende në jetën politike serbe. Por duket se çështja e Kosovës e ka humbur forcën që kishte dikur për opinionin në Serbi.

Në një botë ideale, Tadiçi duhet të kapte momentin dhe të krijonte një qeveri me orientim të fuqishëm pro evropian. Por logjika e numrave i detyron demokratët të shohin mundësinë e marrëveshjes, së paku, me njërin prej kundërshtarëve të tyre.

Në këtë llogaritje nuk mund të ketë marrëveshje me radikalët, apo me Koshtunicën, nga i cili u nda presidenti Tadiç në koalicionin paraprak. Ndarja, ndoshta ka ndodhur për shkak të Kosovës.

Kjo logjikë numrash lë të hapur mundësinë për marrëveshje me socialistët e Millosheviçit. Ndonëse është larg të qenit zgjedhja më e mirë, kjo mundësi nuk është aq e keqe sa duket. Socialistët e rinj, shpresojnë në një të ardhme të bëhen si social-demokratët evropianë dhe ndoshta bien dakord të punojnë me Tadiçin.

Nëse llogarisim se një koalicion pro evropian do të krijohet, atëherë qeveria e re duhet të mbajë momentin për të vazhduar reformat. Edhe Bashkimi Evropian duhet të përgjigjet me çuarjen përpara të marrëveshjes së asociim-stabilizimit. Bashkimi Evropian duhet të lehtësojë dhe sistemin e vizave, që i ka ndarë serbët nga pjesa tjetër e Evropës për një kohë shumë të gjatë.

Jo pak vështirësi gjenden përpara Serbisë. Vendi nuk duhet të dështojë në bashkëpunimin e plotë me Gjykatën e Hagës dhe të bëjë më shumë përpjekje për kapjen dhe dorëzimin e Ratko Mlladiçit. Me Mlladiçin në liri, Serbia nuk mund të bëhet një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pavarësisht sa përparim mund të shënohet në çështjet e tjera.

Zgjedhjet e fundit nuk zgjidhën as problemin e Kosovës, as atë të arrestimit të Mlladiçit, por janë një hap përpara drejt ditës kur zgjidhja mund të jetë e mundshme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML