Premte, 21 Nentor 2008 23:42:30

Lexoni versionin Print

Mite, art e shkencë

Mitet janë krijimtari dhe art. Ato përbëhen nga përralla, legjenda e folklor. Sot qarkullojnë shume hipoteza se si arti gjithmonë i ka paraprirë shkencës dhe shembuj sillen krijues, shkrimtarë, piktorë, skulptorë si Da Vinci, Mikelanxhelo, Verne, H.G.Ëells, e të tjerë.

Nga Astrit Lulushi
Marte, 01 Korrik 2008 08:39:00

 

Mitet janë krijimtari dhe art. Ato përbëhen nga përralla, legjenda e folklor. Sot qarkullojnë shume hipoteza se si arti gjithmonë i ka paraprirë shkencës dhe shembuj sillen krijues, shkrimtarë, piktorë, skulptorë si Da Vinci, Mikelanxhelo, Verne, H.G.Ëells, e të tjerë.

Është thënë se pyetjes se si e fillonte punën për një skulpturë të re, Mikelanxhelo iu përgjigj se, së pari e imagjinonte statujën brenda gurit të mermertë që do të gdhendte dhe pastaj i vinte detyrë vetës që ta pastronte atë nga pjesët që mbulonin pamjen e imagjinuar. Duke zëvendësuar pjesët e tepërta (+) me hapësira boshe (-), ai lejonte daljen e skulpturës në dritë. Më vonë Njutoni do ta përdorte këtë koncept artistik për parashtrimin dhe zgjidhjen e problemeve algjebrike në librin e tij “Universal Arithmetick”.

Nuk ka shkencë pa zbukurime, dhe jo art pa fakte, do të thoshte V.Nabakov. Por artisti a krijuesi trajton jo vetëm pamjen e jashtme të realitetit, por edhe të brendshmen, që përbehet nga fantazi, mite, ëndrra, ndjenja, shpirt. Deri para një shekulli, shkencëtarët merreshin vetëm me anën e jashtme të lëndës, duke studiuar formën, lëvizjet, përbërjen fizike, forcën.

Në vitin 1905, Ajnshtajni doli me idenë se drita mund të jetë objekt fizik i përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura fotone. Kjo ide tronditi qarqet shkencore të kohës dhe shumë shkencëtarë u distancuan prej saj. A nuk ishte provuar për qindra vjet me eksperimente se drita ishte thjesht një valë, ndërsa tani Ajnshtajni, i ri në moshë e në shkencë, thyente çdo ligj shkencor, duke thënë se drita përbëhej nga grimca fizike. Më 1926, Niels Bohr hodhi hapin e guximshëm për t’i pajtuar këto dy rryma, duke paraqitur sintezën se drita nuk ishte as valë e as grimcë, por përbëhej nga të dyja; njohja e këtyre dy aspekteve krejt të ndryshme ishte e nevojshme për përcaktimin e dritës: njëra pa tjetrën ishte jo e plotë, thoshte Bohr. Dhe kështu lindi Fizika Quantike.

Për Ajnshtajnin thuhet se mohonte ekzistencën e Zotit dhe një letër e tij mbi këtë çështje u shit kohët e fundit afro 250 mijë dollarë. Por shpesh pak rëndësi ka se çfarë thuhet, sepse me idenë e tij, Ajnshtajn ndihmoi për të provuar se drita është edhe materie. Por duke u nisur nga një arsyetim i ngjashëm i përmbysur, del se bota është jo vetëm fizike, por edhe shpirtërore. Ajnshtajni ishte hebre dhe Talmudi (libri i shenjtë hebraik) përmban edhe një bisedë midis Zotit dhe Abrahamit - “Po të mos isha Unë, ti nuk do të ekzistoje” - “Po, Zot, është e vërtetë e të jam mirënjohës. Por po të mos isha unë, Ju nuk do të njiheshit”.

Ky dialog bëhet midis natyrës dhe njeriut, trupit dhe shpirtit, kohës dhe hapësirës, mitit dhe krijimit, e njeriut në vetvete midis pjesës së djathtë e të majtë të trurit. Gjithashtu dialogu Zot-Abraham tregon se njeriut gjithmonë i është dashur të besojë e njëkohësisht të shohë me dyshim atë që beson.

Pra kjo ndarje dypjesëshe ka ekzistuar që në fillim, prandaj edhe miti duhet parë e shihet si mjet alegorik që tregon një histori të ndërlikuar e me shumë kuptime.

Dionisi e Apolloni, ishin vëllezër, bij të Zeusit. Sipas Mitologjisë, Dionisi ishte Perëndi e qejfit, dhimbjes vuajtjes, bukurisë, çmendurisë, terrorit. Apolloni, ishte Perëndi e arsyes, shkencës, mjekësisë, ligjit e dijes. Thuhet se ai i fitoi këto veti kur pushtoi Orakullin e Delfit që deri atëherë mbahej nga perëndia Pan, i cili për nga karakteri ngjante shumë me Dionisin. Gjithashtu Apolloni vrau edhe gjarprin gjigand Python që ruante këtë tempull. Python ishte i shenjtë për Dionisin.

Duke iu referuar legjendës, Herodoti thotë se në lashtësi, Tempulli i Delfit u pushtua nga enkelenjtë “ngjalë”, që ishin Ilirët. “Illurjanka” - “gjarpër”, të cilët më pas u zhdukën ose u shpërndanë. Duket se Apolloni shënon tërheqjen e ilirëve nga zona e Delfit dhe ardhjen e helenëve. Miti thotë se Apolloni e arriti këtë duke përdorur një armë të re: harkun dhe shigjetën, që mund të merret si metaforë e fitores të së resë mbi të vjetrën, popullsisë së ardhur ndaj asaj autoktone. Gjithashtu ky mit i ngjan edhe tregimit të Biblës mbi Adamin, Evën, gjarprin dhe mollën në Kopshtin e Edenit. Apollo - greq. “mollë”.

Megjithëse Dionisi e Apolloni ishin krejtësisht të kundërt për nga karakteri, ata kishin një gjë të përbashkët: të dy ishin Perëndi të Muzikës. Dionisi trashëgoi nga Pan, flautin, paraardhës i instrumenteve të sotëm frymorë, si trompa, saksofoni, klarineta. Ndërsa Apolloni, i cili ishte më serioz e i përmbajtur, mori përsipër lirën, paraardhëse e harpës, violës e violinës. Sipas mitit, lira e Apollonit kishte gjithmonë 7 tela, një për çdo zanore. Thuhet se Platoni, përkrahës i muzikës apolloniane, e cila krijonte një atmosferë të qetë e menduese, ishte kundër muzikës dionisiane, plot zhurmë e ritëm, dhe shpalli se në “Republikën” e tij do të lejohej vetëm muzika apolloniane.

Këto dy forma të ndryshme muzike, janë ende të pranishme; njëra e thellë, serioze, e tjetra e lehtë, shfrenuese. Kështu, nuk është as e rastit që në të gjitha orkestrat simfonike, në rreshtin e parë vendosen instrumentet me tela, pasardhëse të lirës së Apollonit, ndërsa veglat frymore vendosen pas. Dhe e kundërta ndodh në xhaz, një formë dionisiane e muzikës, ku saksofoni, trompa e klarineta e veglat e tjera frymore dalin në ballë dhe pas tyre vijnë instrumentet me tela.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML