Premte, 21 Nentor 2008 23:26:58

Lexoni versionin Print

A po ndodh në Turqi, një “puç i drejtësisë”?

Për prokurorin e përgjithshëm turk, Abdurrahamn Jalçinkaja (Abdurrahman Yalcinkaya) çështja është e qartë: Partia për Zhvillim dhe Drejtësi (AKP), aktualisht në qeverisje, përbën një rrezik për rendin sekular të vendit që nga koha e Ataturkut.

Nga Gunnar Köhne*
Merkure, 02 Korrik 2008 08:26:00

Për prokurorin e përgjithshëm turk, Abdurrahamn Jalçinkaja (Abdurrahman Yalcinkaya) çështja është e qartë: Partia për Zhvillim dhe Drejtësi (AKP), aktualisht në qeverisje, përbën një rrezik për rendin sekular të vendit që nga koha e Ataturkut. Partia qeveritare, (e cila para një viti fitoi zgjedhjet me një përqindje të lartë prej 47 për qind të votave) angazhohet për një vend islamik, - mendon Jalçinkaja, andaj dhe duhet të ndalohet.

Në fjalën që mbajti dje në Gjykatën Kushtetuese, Jalçinkaja kërkoi edhe ndalimin e përjetshëm të veprimtarisë politike për kryeministrin Rexhep Taip Erdogan dhe 70 zyrtarë të tjerë të AKP-së. Akuzat e tij, Prokurori i Përgjithshëm i forcoi kryesisht me citate të Erdoganit dhe shokëve të tij të partiakë, ku ata shprehen për parimet sekulare të shtetit.

Po ashtu ndalim-veprimtaria do të kërkohet edhe për regjisoren Ajshe Bëhyrler (Ayse Böhürler), bashkëthemeluese e AKP-së. Ajo akuzohet për disa deklarata të bëra në një debat televiziv.

Përgjigja e saj ishte: "Unë kam thënë në emision se mund ta paramendoj që një ditë edhe gjykatëset në Turqi të guxojnë të mbajnë shami koke. Unë akuzohem për këtë fjali. Për prokurorinë unë jam e dyshimtë, siç duket, shkaku i shamisë sime. Asnjëherë nuk jam shprehur publikisht kundër një ndarjeje prej shtetit dhe fesë në këtë vend - për shkak se unë mbështes këtë sistem. E tërë aktakuza është qesharake, saqë për momentin as që do të mbrohem".

Në akt-padi, AKP si tërësi, para së gjithash akuzohet për përpjekjen e heqjes së ndalimit të shamisë së kokës në shkollat e larta. Një ligj përkatës i miratuar në fillim të këtij viti ndërkohë është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë Kushtetuese.

Vetë AKP nga ana e saj e vlerëson padinë në gjykatën më të lartë turke, si "puç të drejtësisë". Sipas saj, pas këtij aksioni që ka të bëjë me luftën për pushtet qëndron kreu i Ushtrisë Turke. Në të vërtetë, është bërë e njohur që një prej gjykatësve është takuar disa herë me një gjeneral të lartë.

Kryeministri Erdogan mendon: "Ka një varg njerëzish të cilët që tani flasin për vendimin ende pa u marrë ai në Gjykatën Kushtetuese. Kështu ata vetëm sa nxehin klimën politike. Një sjellje e tillë, është e papërgjegjshme dhe nuk mund të kalojë tek populli. Çfarë besojnë ata? Ata janë që morën kartonin e kuq nga populli dhe u dërguan jashtë fushës së lojës. Atyre iu them: Se kush do ta qeverisë këtë vend, do të vendoset gjithmonë prej popullit!".

Të enjten, më 3 Korrik, partia qeveritare AKP do të ketë mundësinë që edhe njëherë të mbrohet para gjykatës, ndërkaq vendimi i gjykatës pritet nga fundi i këtij muaji. Në rast të një ndalimi të veprimtarisë, kreu i AKP-së planifikon themelimin e një partie të re. Zgjedhjet e reja të parakohshme në këtë rast, do të ishin të pashmangshme.

*Korrespodent i radios gjermane “Deutche Welle” (Vala Gjermane) në Ankara


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML