Premte, 21 Nentor 2008 19:47:45

Lexoni versionin Print

Për çfarë paguhen këta zyrtarë?

Në Shqipërinë hallemadhe, ka këto ditë një telash mbi telashet. Është kriza e paprecedent që po konsumohet në korridoret e Qendrës Spitalore Universitare, institucionit më të madh shëndetësor në vend.

Nga Alba Çela
Enjte, 03 Korrik 2008 08:35:00

Në Shqipërinë hallemadhe, ka këto ditë një telash mbi telashet. Është kriza e paprecedent që po konsumohet në korridoret e Qendrës Spitalore Universitare, institucionit më të madh shëndetësor në vend. Problem që prek dhjetëra familje, nëna, babai, vëllai, bashkëshorti, fëmija apo i afërmi i së cilëve nuk mund të operohet deri në shtator (sipas urdhrit të këtyre ditëve) për shkak të mungesës (absurde!) të ujit. Dhe kjo krizë ndjek natyrshëm serinë e krizave të tjera të këtij spitali si mungesën e barnave, përzierjen e tubacioneve në sallën, dhe një varg problemesh që lidhen me mosmarrëveshjet midis lidershipit politik të Shëndetësisë dhe drejtuesve të institucionit. Jeta e një njeriu është e brishtë jo vetëm në Shqipëri. Por kur ka përkrah një sistem shëndetësor të mirëmenaxhuar, ai nuk ndihet i pashpresë dhe i pambrojtur. Mjekësia shqiptare është padyshim, thembra e Akilit e shoqërisë sonë, turpi ynë, korrupsioni ynë që kemi paguar më shtrenjtë se gjithçka, handikapi më i madh në standardet tona të jetesës. E sikur të mos mjaftonin këto, njerëzit duhet të vuajnë edhe sherret idiote dhe banale për tendera midis qeveritarëve dhe firmave farmaceutike, apo probleme që të luajnë mendsh, si kjo e mungesës së ujit.

Dje në media u tha se Ministria e Shëndetësisë kishte reaguar për grevën e minatorëve dhe u kishte dërguar atyre një mjek. Zoti ministër, zotërinj titra-shkrues të televizioneve lajmore, fakti që ky njoftim, ka qenë lajm për ju, është i trishtë. Do të thotë që tashmë jemi zhgënjyer aq shumë, jemi dorëzuar aq keq, saqë kur qeveria jonë kujtohet të zbatojë ligjin, ne hapim sytë dhe duartrokasim. Ky është një detyrim ligjor i kësaj Ministrie dhe kaq. Ajo që duhet ende të reagojë për këta minatorë është Ministria e Ekonomisë, ajo e Financave dhe mbi të gjitha, Kryeministria.

Ministria e Shëndetësisë ka detyrimin urgjent të zgjidhë problemet fatale në spitalet e pakta të vendit, ku gdhihen e ngrysen bashkëqytetarët tanë të sëmurë. Nuk e di se ç’mund dhe ç’duhet të ndodhë tjetër, që kjo ministri të reagojë.

Si është e mundur që QSUT-së t’i mungojë uji, t’i mungojnë barnat? Nëse del ky problem, si është e mundur që në vend të zgjidhjes, të merren vendime për ekstremitete të tilla, si mbyllja e sallave të operacioneve? Për çfarë i paguajmë zyrtarët, nga më i vogli te më i madhi? Për çfarë i marrin rrogat këta njerëz? Për të zgjidhur apo për të këputur?!

Viktimat e mundshme të këtij vendimi, a nuk janë viktima të qeverisjes së keqe, viktima të një qeverisjeje vrasëse? Apo duhet të presim të na dalin drejtorët, ministrat, kryeministrat, me një thikë në dorë nëpër rrugë që t’u vëmë emrin që meritojnë!


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML