Marte, 09 Shkurt 2010 12:28:11

Lexoni versionin Print

Barazi apo panegjerizëm gjinor?

Fakti që problemi gjinor po diskutohet në shoqërinë tonë, gjerësisht dhe sipas standardeve europiane është një hop i madh social, arritje e rëndësishme në përmirësimin e traditës maskiliste dhe politikave gjinore. Personalisht më duket se krahas përpjekjeve të mira të shoqërisë, politikës dhe shoqërisë shqiptare, për të lëvizur në drejtimin e duhur, kanë filluar të duken shqetësime që vijnë nga vetë “bota e grave”. Komuniteti i grave, sidomos i atyre që janë të involvuar në politikë, ka detyrë të jetë më shumë i kujdesshëm në procesin e drejtësisë gjinore.

Nga Gëzim TUSHI
Premte, 04 Korrik 2008 08:43:00

 GRATË DHE SHOQËRIA

Fakti që problemi gjinor po diskutohet në shoqërinë tonë, gjerësisht dhe sipas standardeve europiane është një hop i madh social, arritje e rëndësishme në përmirësimin e traditës maskiliste dhe politikave gjinore. Personalisht më duket se krahas përpjekjeve të mira të shoqërisë, politikës dhe shoqërisë shqiptare, për të lëvizur në drejtimin e duhur, kanë filluar të duken shqetësime që vijnë nga vetë “bota e grave”. Komuniteti i grave, sidomos i atyre që janë të involvuar në politikë, ka detyrë të jetë më shumë i kujdesshëm në procesin e drejtësisë gjinore.

Nuk mund të mos shqetësohesh, kur edhe një proces i tillë, i vështirë, i shumëpritur siç është çështja e barazisë gjinore, të fillojë i deformuar nga stratagjemat e disa grave të “afta”, për të manipuluar “kartat” brenda gjinisë së tyre. Kjo ka sjellë që ky komunitet të jetë i kufizuar, jo nga shkaqe të rivalitetit dhe të pabarazisë mashkullore, sesa nga marifetet e tyre, për të penguar, për t’i vënë bërrylat njëra-tjetrës.

Jam i bindur nga që e njoh mirë shoqërinë tonë, se në përgjithësi një pjesë e grave të involvuara me sforco në proceset e politikës apo të administratës së lartë, nuk janë ato që duhet, madje në shumë kuptime, nuk janë as përfaqësueset më të mira të komunitetit.

Nuk mund të mos jemi të shqetësuar për “perden e hekurt” që ngrenë gratë në komunitetin e tyre, nuk mund të mos bëhemi aleatë të qindra grave me vlera, dinjitet gjinor dhe aftësi profesionale, procesi i afirmimit të të cilave është i bllokuar, nga disa marifete të bashkëpunimit “aliazh” të grave të karrierës me burrat sundues të politikës. Kjo perde duhet grisur në shoqërinë tonë. Këtë detyrë e kanë, së pari, vetë gratë. Por të shqetësuar dhe në ndihmë të tyre duhet të jemi të gjithë, politika, media, shoqëria civile, për ta bërë më transparent dhe më konkurruese sigurimin e barazisë së drejtë midis grave, duke thyer “statusin e të privilegjuarës”, që kanë siguruar disa gra që bëjnë karrierë të merituar apo artificiale.

Në njëfarë mënyre sipas mendimit tim, në politikën për gratë, ka një paradoks pengues që vjen nga vetë gratë. Ato kanë shumë xhelozi gjinore. Një pjesë prej tyre janë të lumtura, kur në politikë apo në administratën e lartë ka më pak gra, pasi i tremben konkurrencës së natyrshme brenda gjinisë, duke u nisur nga parimi makiavelist që sa më shumë gra të involvuara, aq më e ashpër konkurrenca e tyre. Ky është një qëndrim gjinor konservativ që vepron në komunitetin e tyre. Për këtë nuk kanë faj burrat dhe maskilizmi tradicional i shoqërisë shqiptare, por vetë gratë dhe ndjenja e përhershme e narcizmit personal që shfaqet tek to.

Unë mendoj se ka ardhur koha që tani, pas sasisë, të shikojmë edhe cilësinë e politikave gjinore. As gratë nuk janë të shenjta në botën e tyre. Edhe ato, kur vjen puna dhe i afrohen politikës apo administratës së lartë kanë mëkatet e tyre, sepse edhe ato, pavarësisht gjinisë janë qenie njerëzore, që janë rritur në këtë tokë dhe kanë të njëjtat tipare si edhe burrat. Unë jam njëri nga partizanët e tezës humaniste se emancipimi i gruas është konditë sinequanon për barazinë e shoqërisë. Por afirmimi i tyre nuk duhet bërë nga parime nepotike, apo i parapëlqimit personal, por mbi bazën e vlerave dhe të konkurrimit gjinor.

Për fat të keq, mekanizmi i barazisë gjinore në shoqërinë tonë, nuk po funksionon në përputhje me vlerat e grave, por në kundërshtim me to. Nëse do të vazhdojmë të afirmojmë femra jo përfaqësuese, apo me “cene” personale, dëmi që sjellim është gjinor, social dhe politik. Ndaj duhet kujdes, ndryshe do të përballemi me efektin e “bumerangut gjinor”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML