Hene, 13 Tetor 2008 16:09:48

Lexoni versionin Print

Si macja e ngrirë mes dy çative…

Nëpërmjet trashëgimisë sonë kulturore ne mund ta shohim Evropën e Bashkuar më qartë dhe më herët, prandaj ia vlen të ndalemi për të thënë disa fjalë. Lë të marrim për shembull muzetë. Pa dashur të jem kritizere e sëmurë, gjendja e sotme e disa prej muzeve tona dhe përgjegjësia e munguar ndaj këtyre institucioneve të trashëgimisë kulturore, meriton vetëm një vlerësim: situatë e mjerueshme. Muzetë në Durrës, në Apoloni, Butrint e në atë Historik Kombëtar janë në mëshirë të fatit.

Nga Diana Ndrenika
Shtune, 05 Korrik 2008 09:30:00

SITUATA ME MUZETË

Nëpërmjet trashëgimisë sonë kulturore ne mund ta shohim Evropën e Bashkuar më qartë dhe më herët, prandaj ia vlen të ndalemi për të thënë disa fjalë. Lë të marrim për shembull muzetë.

Pa dashur të jem kritizere e sëmurë, gjendja e sotme e disa prej muzeve tona dhe përgjegjësia e munguar ndaj këtyre institucioneve të trashëgimisë kulturore, meriton vetëm një vlerësim: situatë e mjerueshme. Muzetë në Durrës, në Apoloni, Butrint e në atë Historik Kombëtar janë në mëshirë të fatit.

Institucione përgjegjëse? Gjatë procesit të reformimit ka ndodhur diçka e rrallë. Madje është pak ta quash të tillë, ndoshta fjala më e përshtatshme do ishte “përrallore”. Sepse ato “kanë ngrirë” gjatë procesit të reformimit dhe kalimit nga një institucion në tjetrin, nga një ministri në tjetrën!

Pak kohë më parë, një shkresë zyrtare, (me dy koka madje) urdhëroi kalimin dhe menaxhimin e tyre prej Institutit të Arkeologjisë në MTKRS. Por për fat të keq, në terren ky kalim nuk është kryer (dhe nuk dihet se kur). Ashtu si në anekdotën ku Nastradini e ngriu macen në mes të dy çative, shkresa e qeverisë ka lënë pezull, as në qiell, as në tokë, muzetë, pa mundur të lëvizin e të marrin frymë. Për pasojë, muzetë janë pa buxhet, pa energji, pa gjenerator, pa pajisje për sistem kondicionimi, pa mundësi ruajtjeje me roje, pa mundësi sigurimi e monitorimi. Pra jo vetëm në mëshirë të fatit, por dhe në mëshirë të çdo keqbërësi (objektet e trashëgimisë kanë shumë të tillë).

Në 2005, kryeministri Sali Berisha dhe Lordi Rothschilde së toku, përuruan Muzeun e Butrintit, (një prej siteve kulturore dhe arkeologjike më të famshme të Mesdheut dhe njëkohësisht e listuar në pasuritë botërore të UNESCO-s). Shpresuam një fillim të ri. Butrint 2008. Ku jemi tani? As te hapa, as te hupi!

Për shkak të lënies pezull të urdhrit qeveritar sot muzetë nuk i takojnë as arkeologjisë (Instituti i Arkeologjisë) dhe as MTKRS-së. Është e vërtetë që ato ndodhen ne territorin e Parqeve Kombëtare të cilat varen prej MTKRS-së, por çelësat i shtrëngojnë fort punonjësit e Institutit të Arkeologjisë.

Vizitorë të shumtë afrohen pranë tyre, por nuk hyjnë dot për shkak të erës së rëndë nga vapa dhe mungesa e mirëmbajtjes. Objektet kanë nisur të zhvendosen, janë lënë pas dore, janë pluhurosur. Mungon energjia elektrike, nuk ka drita. Ca më keq akoma, çfarë sigurie kanë objektet e ekspozuara? Çfarë mund të ndodhë nëse statuja e Apollonit, e sapokthyer në atdhe në shkurt të 2008-ës nga ministri Pango, të grabitet përsëri? Çfarë mund të ndodhë nëse muzeu plaçkitet si në vitin ’97?

I madh është absurdi, fund e krye, i madh dhe rreziku që i kërcënon ato. Kësaj i thonë, jo një hap para e dy prapa, por mijëra hapa prapa njëherazi. Kësaj i thonë të kthehesh në vitin ‘97. Kthimin aty nuk do na e falte kush, aq më pak fëmijët tanë, lëre pastaj të huajt e zhgënjyer ligsht.

Baza ligjore është, mjafton pak dëshirë e mirë që urdhri me dy koka të zbatohet, jo brenda 30 korrikut, por të themi, që në javën e parë të korrikut, në mënyrë që ata turistë të cilët janë nisur të vijnë, le t’i shijojnë vlerat e trashëgimisë sonë kulturore, për të cilat ne shqiptarët e meritojmë të jemi kokëlartë.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML