Premte, 21 Nentor 2008 22:26:30

Lexoni versionin Print

Ta jetosh jetën...

Të rrosh apo të mos rrosh, kështu e shtronte Hamleti çështjen, pasi xhaxhai i kishte vrarë të atin dhe ishte martuar me të ëmën e tij, e ai duhet të merrte hak; kështu e shtrojnë edhe ato/ata, (natyrisht, në kushte e në rrethana të tjera) që vetëvriten apo u presin jetën të tjerëve.

Nga Kleanthi Zoto
Merkure, 06 Gusht 2008 08:37:00

Të rrosh apo të mos rrosh, kështu e shtronte Hamleti çështjen, pasi xhaxhai i kishte vrarë të atin dhe ishte martuar me të ëmën e tij, e ai duhet të merrte hak; kështu e shtrojnë edhe ato/ata, (natyrisht, në kushte e në rrethana të tjera) që vetëvriten apo u presin jetën të tjerëve. Dhe kjo dukuri me origjinë egërsie që mohon ekzistencën e Unit dhe Tjetrit ka tërhequr vëmendjen e filozofëve, psikologëve, politikanëve, ekonomistëve, në shekuj. Në filozofi e në disa shkenca të tjera të përafërta me të, jeta e njeriut është çështje themelore. “Të tregosh nëse jeta ia vlen apo nuk ia vlen të jetohet, do të thotë t’i përgjigjesh pyetjes themelore të filozofisë”, (Albert Kamy “Miti i Sizifit”).

Këtej lind pyetja: Pse qëndrimi ndaj jetës është themelore te njeriu?

Njeriut i lindin probleme të karaktereve të ndryshme, siç janë ato që kanë të bëjnë me të ushqyerit, veshjen, shpirtin, marrëdhënien me të tjerët, me prindërit, me fëmijët, me pronën, me politikën, kulturën; të gjitha janë në funksion të jetës dhe derivate të saj. Jashtë jetës ato do të ishin të zbrazëta e pa kuptim; gjë që e shprehin edhe fjalët lapidar të Pindarit: “O shpirti im, mos ëndërro për jetën e pavdekshme, por shtero fushën e së mundëshmes”.

Dhe njeriu punon, krijon familje, merret me politikë, me art, me shkencë, ndërton qytete e qendra banimi, formon si të thuash një natyrë të dytë… për të progresuar pozitivisht jetën e për t’u “zhytur” në thelbin e saj. Ndaj edhe teoritë shkencore, sado abstrakte të duken, i kanë shërbyer dhe i shërbejnë jetës, ngritjes së saj në një shkallë më të lartë; për rrjedhojë, jeta e njeriut ka lëvizur e lëviz nëpër një spiraloid progresiv në shekuj.

Në periudhat e hershme, sidomos në atë që e quajnë epokë të gurit, jeta e njeriut nuk i kalonte të 30-at; ndërsa sot ka arritur të 70-at e shkenca po bën përpjekje të arrijë mbi 100. (Po t’u besojmë fjalëve të Anjshtanjit për hapësirën e të jetuarit, do t’i afroheshim shifrës së një shekulli e gjysëm).

Dhe jeta, kur e kupton, kur depërton në brendësi të saj, bëhet më e bukur dhe më e gëzueshme e ia vlen të jetohet. Në Perëndim haste shpesh parulla: “Njeri, qesh, se jeta është e shkurtër”.

Vlerat e njeriut, si qenie shoqërore, kanë qenë e janë në rritje nga një periudhe në tjetrën. Njeriu që ka kapërcyer krahinizmin e ngushtë e nacionalizmin ekstrem, është bërë më shoqëror. Dhe njerëzit shoqërorë, bëhen më mendje hapur, janë të prirur për të qenë më pak egoistë e kryeneçë të ngushtë kur të tjerët i qortojnë.

Kur p.sh., një diplomat bën vërejtje për shkeljen e të drejtave të njeriut, për prirjet e kapjes së hapësirave të pushtetit gjyqësor e të medias nga pushtetet e tjera, për vënien nën kontroll të organit të akuzës; për të mos i krijuar hapësirë agresivitetit në Parlament e gjetkë, në thelb, do të thotë që duhet të jemi më të kujdesshëm e më qytetarë. Kjo sepse ndërkombëtarizimi e globalizimi i jetës, mobiliteti vertikal e horizontal, i kanë rritur vlerat e njeriut, duke e bërë atë të një lloji të veçantë, cilësisht të ndryshme nga të gjitha vlerat e tjera. Ai nuk është më send midis sendeve të tjera. Fakti që të drejtat dhe liritë e njeriut mbrohen në çdo cep të globit, që lufta kundër terrorizmit është ngritur në shkallë ndërkombëtare, që lufta kundër dhunës është shtrirë deri në familje, që lufta kundër trafikimit të grave, vajzave e fëmijëve i kalon caqet kombëtare... janë tregues të qasjes së njeriut tek prirja për ta jetuar jetën.

Po kur është kështu, pse ka individë (këta nuk janë pak) që i vënë pikëpyetje jetës? Pse për ta nuk ia vlen të jetohet?! Sepse, sipas tyre, bota reale është ndërtuar jo drejt, se ka padrejtësi, se ka agresivitet që priret deri në njëfarë egërsie primitive, se i “forti” shpesh i mbyll shtigjet e jetesës më të “dobëtit”... Po pse arrihet që jeta e njeriut nga disa merr vlerën e një deleje, të një cope toke, të një vije uji...? Pse patriarkalizmi, xhelozia, egoizmi, shpirtligësia gjejnë shtigje për të zënë hapësirë në demokraci e për të prerë jetë njerëzish? Pse njerëzit me komplekse “diellorë” e të “dyshimit” shfaqin agresivitet deri te miqtë e vet? Ka qindra “pse“ të tilla...

Të jetosh, nuk është e lehtë. Njeriu ndeshet me probleme, me kontradikta e pengesa që duhen zgjidhur e kapërcyer. Kur ai mëson të bashkëjetojë me to, atëherë edhe jeta merr kuptim. Por kur njerëzit vazhdojnë të bëjnë veprime që ua ka imponuar ekzistenca e nuk arrijnë dot të penetrojnë në brendinë e problemeve, atëherë fillon edhe e tatëpjeta.

Vendimi për vetëvrasje e vrasje, vjen nga subkoshienca, nga prishja e ekuilibrit mes të vërtetave dhe lirizmit të ndjenjave. Njeriu rrallë e vret veten duke arsyetuar. Kriza fillon me diçka të parëndësishme. Ai që merr bukën me listë, p.sh., që ka rënie drastike ekonomike, është i papunë, bëhet pre e veprimit agresiv ndaj vetvetes, siç ka ndodhur jo rrallë tek ne. Tek ai që vret veten, ndryshimi fillon me diçka të pakontrollueshme. Ekzistenca e “krimbit” në subkoshiencën e njeriut është si minë me sahat. Një “krimb” i tillë vepron më shumë tek te njerëz të paformuar ose tek ata që kanë nivel të cekët kulturor. Ndodh që ata që e quajnë veten të mbetur mbrapa në kohë, që nuk arrijnë të kuptojnë e të kontrollojnë ndjenjat e tyre, që nuk vënë dot në lëvizje aparatin e tyre konceptual, që u “arratisen “iluzionet dhe të vërtetat, ndjehen të huaj në këtë botë dhe kërkojnë” dalje” jashtë saj.

Këtu mendoj se ka përgjegjësi edhe politika. Një politikë e butë, larg çdo primitivizmi e konfliktualiteti, jo vetëm që zgjidh probleme e kapërcen pengesa, por edukon edhe qytetarët e saj, me urat që duhet të ndërtojnë midis tyre. Sot bota po priret drejt politikave të buta, larg çdo agresiviteti e lufte. Botës i nevojitet bohamamania. Ndaj njerëzimi bën përpjekje t’i afrohet thënies së artë të Hygoit, se do të vijë një ditë që armët do t’i hedhim në det dhe stërnipërit tanë do thonë: “Sa barbarë kanë qenë stërgjyshërit tanë”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML