Premte, 21 Nentor 2008 23:50:55

Lexoni versionin Print

Histori liderësh me gërshana …

Historitë e liderëve shqiptarë me gërshana përurimesh, tashmë, kanë marrë dhènë, domethënë janë ndërkombëtarizuar duke dhënë kontribut jo të vogël në pasurimin e fondin të anekdotave.

Nga Kujtim Dashi *
Premte, 29 Gusht 2008 08:32:00

Historitë e liderëve shqiptarë me gërshana përurimesh, tashmë, kanë marrë dhènë, domethënë janë ndërkombëtarizuar duke dhënë kontribut jo të vogël në pasurimin e fondin të anekdotave.

- 1 -

Kështu, teksa në një lokal të Vlorës, buzë detit Jon, me një mik dhe koleg, korrespondent i BBC-së, po ndiqnim në TV ceremoninë e çeljes së Pekin 2008, dikush tregoi “më të fortën e atyre çasteve”, e cila porsa na mbërriti nga larg, nga shumë larg:

“Çelja e Lojërave Olimpike, megjithë masat e jashtëzakonshme të marra nga organizatorët u vonua për disa minuta. Ishin harruar gërshanët e përurimit. Marrin e japin se si e tek t’ia bëjnë për ta kapërcyer situatën sa më parë e pa u vënë fort re, kur një nga udhëheqësit kinezë, të cilit i kishte mbetur në mendje thënia e kryeministrit shqiptar gjatë pritjes që i kishte bërë se “PK Kineze dhe PD e Shqipërisë kanë realizuar ndryshimee p o k a l enë Kinë dhe Shqipëri”, befas thirri: “A është këtu Sali Berisha?” dhe zuri të kërkonte me sy mes udhëheqësve të botës se mos e dallonte vetë... “Këtu është, këtu!”- iu përgjigjen turravrap badigardët. “E po thërriteni urgjent. Më kanë thanë që i mban kurdoherë në xhep gërshanët!...”. Ja, kështu, u shpëtoi “nderin” organizatorëve të Lojërave Olimpike kryeministri ynë.

-2 -

Këtu e disa vjet më parë, Ministria e Kulturës organizoi në “Fshatin e Paqes”, në Shkodër takimin e parë të përkthyesve të letërsisë shqipe në botë. Si zakonisht, në kohë të lirë, mes pjesëmarrësve nisi dhe “shkëmbimi” i anekdotave. Për çudinë tonë, njëri nga përkthyesit gjermanë na dhuroin ës h q i phistorinë gazmore të mëposhtme:

“Një nga kryeministrat shqiptarë të tranzicionit (nga ata të asaj moshe, që kur homologu i tij italian Berluskoni, - siç tregohet - e kishte ndeshur për herë të parë, i kishte thënë “Unë, mor djalë, në moshën tënde bëja dashuri, jo politikë”) pret shiritin e përurimit të një nënstacioni elektrik në një katund. Pas ceremonisë, siç ngjet zakonisht, u shtrua një drekë, u ngritën disa shëndete, mes të cilëve edhe për jetëgjatësinë e nënstacionit elektrik dhe, pjesëmarrësit, u shpërndanë qetësisht në shtëpitë e tyre.

Kur kishin kaluar vetëm disa ditë, nga përurimi, në një veprimtari në Tiranë kryeministri, rastësisht, ritakohet me kryetarin e komunës së përurimit.

- Hë, si po shkon nënstacioni? S'besoj të ketë më ankime për dritat komuna e juaj! Populli është i kënaqur, apo jo? - thotë kryeministri entuziast. Kryetari hesht.- Ç'ke kështu, bre, sikur të janë mbytur gjemitë?

- Ç' të kem?! U bënë dy javë që s'kemi fare drita në fshat.- Si, mor nuk paskeni drita? Ne e premë edhe shiritin atë ditë… - Hë, pra, këtë duan me dit edhe bashkëfshatarët e mi që më kanë çuar këtu me të pyet: ju e keni prerë shiritin e përurimit apo kabllin elektrik?…”

(Ethet e përurimeve, thuhet se kanë depërtuar edhe në ninulla. Një bashkëpunëtor i Institutit të Kulturës Popullore nga Mirdita ka mbledhur në këtë trevë ninullën, në të cilën, ndër të tjera, thuhet “M’u bëfsh lider si Sala/ndër katunde me gërshana”. Mendoni pak: Këto vargje përdoren për të vënë fëmijët në gjumë.. !!)

Në të vërtetë, edhe pakëtë prolog ca të zgjatur humoristik, i cili stigmatizon (sh)përdorimin e skajshëm, katundarizimin dhe përdhosjen që vazhdon t’i bëhet solemnitetit të përurimeve, lexuesi, mirëfilli, e ka marrë vesh se çfarë kam dashtë me thanë.

Protagonistëte kurorëzimit të mundit dhe djersës: ndërtuesit, taksapaguesit shqiptarë, organizmat e ndryshme që mbështesin zhvillimin, kthehen në sfond. E ndërkohë, “liderët” me gëshana, luajnë komedinë e hipotekimit të arritjeve qeverisëse. Për çudi, “harrohen” ose anashkalohen enkas afatet e përfundimit të veprave, të afishuara buzë rrugëve a të veprave të shtyra disa herë (kumti ekskluzivisht iu takon zëdhënësve)e anomalitë e panumërta që sjellin; “harrohen” shfaqjet groteske të përurimeve elektorale, ku shihen qartazi se si improvizohen gjoja fillime punimesh, duke mos siguruar as projekte e as fonde për to, përveçse dy-tre varinskave, shtatë-tetë lopatave e dhjetëra klakerëve elektoralë, të cilët mezi presin të marrin honoraret; “harrohet” modifikimi që i ka bërë prej kohësh populli sloganit komunist “Hapi ynë kilometër” në “Përuro (ose ripëruro) në çdo kilometër” etj.

Nga një ditë gëzimi e hareje, - parasëgjithash për komunitetin përfitues, - përurimi kthehet në një miting të rëndomtë, monoton e kozmetik tërësisht për llogari të qeverisjes, ku përsëriten mburracakërisht e njëtrajtshmërisht të njëjtat gjëra,siç ngjau me turin absurd, të tejzgjatur e skajsmërisht të personalizuar nga Berisha “Shqipëria në Nato” ose “This is miracle!”. Thuhet se ky tur plagjiaturë, u hoq nga axhenda kryeministrore, pas një SMS-je të një militanti të njohur e kurajoz të PD-së nga Shkodra, i cili i kishte shkruar Komandantit të Përgjithshëm të PD-së, të Qeverisë, të Kuvendit, të Presidencës, të... “Boll ma, e kena marrë vesh tanë se kena realizu “ëndrrën shekullore” për me hy në Nato!”

Në disa nga “përurimet” e kohëve të fundit, synohet të fshihet çelja e fushatës elektorale për zgjedhjet politike të 2009-ës (Berisha caktoi edhe datën e tyre). Në vend të ndjesës publike, për mosrealizim të investimeve të premtuara e stërpremtuara, për tejkalim e stërtejkalim të fondeve publike në “veprat patriotike” etj., z.Berisha dhe shoqëruesit kanë nisur t’i kërkojnë fare hapur publikut edhe një afat të ri, domethënë edhe një mandat tjetër katërvjeçar. Për çfarë? Me siguri, për të...vazhduar këto vepra që kanë nisur. Kjo ka të ngjarë të kthehet në një refren në çdo përurim, saqë me të thanë mendja se ata nuk e kanë hallin të gazmojnë popullin për përfundimin e një vepre, por të lypin e të lypin paprà. Pasi lypësi faqen e zezë e ka, thotë populli, por pa gja nuk mbetet.

Do të ishim fatlumë që, këtë ndjeshmëri të lartë që kanë liderët shqiptarë,- si të djathtët e majtë, dhe të majtët e djathtë, për përurimet ta kenë edhe për zgjidhjen e halleve e brengave popullore, të cilat janë bërë “kala dibrançe”, aq sa nga “lumturia” që zbret poshtë podiumeve të përurimeve çdo ditë thuajse ka vetëvrasje e vrasje.

*Autori ka lindur në qytetin e Shkodrës. Ka punuar, mësues, është kryeredaktor i parë i gazetës lokale KJ në Lezhë, merret me publicistikë dhe botime.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML