Premte, 21 Nentor 2008 23:25:28

Lexoni versionin Print

Mafia, imunitetet dhe dopjo-ligji

Para ca kohësh Presidenti i Republikës, që është njëherësh Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bëri para medias një deklaratë politike me të vërtetë shqetësuese për opinionin publik dhe shumë serioze për stabilitetin demokratik të vendit.

Nga Gëzim Tushi
Premte, 29 Gusht 2008 08:35:00

Para ca kohësh Presidenti i Republikës, që është njëherësh Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bëri para medias një deklaratë politike me të vërtetë shqetësuese për opinionin publik dhe shumë serioze për stabilitetin demokratik të vendit. Me ton të ashpër dhe me siguri i revoltuar ai denoncoi publikisht situatën në drejtësi, duke evidentuar një fakt jo të lehtë, lidhur me shfaqjet e qëndrimit “dubël”, të diferencuar, në zbatimin e ligjit në këtë vend. Për të argumentuar tezën e tij ai solli një fakt tronditës. Një vjedhës ordiner, ndoshta për bukën e gojës përfundon në Burgun 313, ndërsa një hajdut me pushtet dënohet butë, kalon me kusht dhe pastaj lirohet fare…

Kjo deklaratë serioze e Presidentit të Republikës, për çudinë e të gjithëve, megjithë tonin nervoz me të cilin ai e transmetoi në publik, para organeve të shtetit dhe të drejtësisë, kaloi pothuaj pa tërhequr vëmendje. As media, as organet e tjera të shtetit, aq më keq as Parlamenti shqiptar, nuk e vlerësoi dhe nuk i “vuri veshin” kësaj deklarate “bombë”, të thënë jo nga një njeri i zakonshëm, por nga Kryetari i Shtetit. Kjo akuzë e përkthyer më qartë është esenciale, me rëndësi të jashtëzakonshme për jetën politike dhe demokratike të vendit tonë.

Sepse një deklaratë e tillë vë në dyshim drejtësinë dhe barazinë kushtetuese të qytetarëve para ligjit. Akoma më tej, nëse atë do ta vlerësojmë politikisht dhe nga pikëpamja sociale, gjërat shkojnë akoma më keq. Ajo është është akuzë e rëndë që flet për deformimin e shoqërisë dhe qytetarisë shqiptare, është akuzë që flet për një “stratifikim aristokratik” të shoqërisë, jo në “klasa” natyrisht, por në “shtresa”, që përbëhen nganjerëz që kanë pozita të diferencuara, jo të barabarta me ligjin. Akuza për “qëndrim dubël” të ligjit para qytetarit është nga më të rëndat, në një sistem demokratik dhe shoqëri qytetare.

Nëse një deklaratë e tillë do ta kishte bërë fjala vjen, Kryetari i Shtetit në Francë, do të kishin lëvizur “gurët e dheut”, do të ishte turbulluar jeta politike dhe qytetare. Do të ishte vënë në lëvizje shtypi dhe media, do të kishte shpërthyer reagimi qytetar i shoqërisë civile. Nuk do të ishte i qetë asnjë nga institucionet e politikës dhe të shtetit. Por jo vetëm në Francë, por kjo do të ndodhte kudo ku shteti është me format demokratik.

Personalisht isha i përgatitur të shkruaja për këtë fakt reflektimin tim qytetar, sepse bëhet fjalë për një ngjarje që në botën moderne demokratike nuk është e zakonshme. Por mendova që për ngjarjet e jetës politike dhe shoqërore është më mirë të shkruash “në distancë”, duke lënë kohën e nevojshme të reflektimeve, duke lënë ca kohë për të parë se cili do të ishte reagimi i strukturave të shtetit, të shoqërisë civile, ndaj këtij fakti që e bëri publik, jo kushdo, por Presidenti i vendit. Efekti ishte pothuaj”zero”.

Kjo tregon shumë gjëra të rëndësishme, që si qytetarë të këtij vendi duhet të na bëjë të mendojmë ca më shumë e më thellë, për gjendjen e shtetit ligjor, për shenjat e njëpasnjëshme që ndeshim në jetën e përditshme, që tregojnë se ka përpjekje për ta bërë shoqërinë “të diferencuar para ligjit”, për të ndikuar mbi drejtësinë në mënyrë direkte apo të tërthortë, që ajo të pranojë statusin e cenuar të punës me “dy standarde”. Kjo është e patolerueshme, sepse nuk mund që ne qytetarët të heshtim, nëse shoqëria shqiptare, tenton të stratifikohet me dy standarde ligjore, një për “ata”, politikanët, pushtetarët, njerëzit publikë, me imunitet ligjor apo social, dhe një tjetër për qytetarët e zakonshëm apo të “dorës së dytë”.

Nëse do të heshtë shoqëria jonë, nëse qytetarët do të pajtohen me disa dukuri të qëndrimit dubël, që heshturazi kategorizon njerëzit në “qytetarë jashtë ligjorë” dhe në “qytetarë që i kap ligji”, kjo jo vetëm që është e shëmtuar dhe antiqytetaremoralisht, por akoma më shumë, do të ketë pasoja të rënda sociale. Shteti ligjor nuk ndërtohet me dy standarde.

Kush duhet të sqarojë atëherë faktin që është dukshëm i vërtetë, që duke vepruar kështu, në vend që ta demokratizojmë, po e “aristokratizojmë” shoqërinë tone? Njerëzit e thjeshtë nuk besojnë tek një shtet ligjor që përpiqet me stratagjema, të aplikojë standarde dyfishe për qytetarët sipas shkallës që kanë në skakierën e politikës, shtetit apo jetës publike. Ky diferencim i qytetarit është më i shëmtuari që mund të ndodhë në shoqërinë demokratike. Prandaj ligji ndesh në rezistencë në vendin tonë, sepse qytetari shikon që ndërsa atyre që kanë pushtet apo autoritet publik, ligji nuk i prek, ndërsa ata që janë “pa pushtet dhe autoritet publik”, i dërmon radikalisht deri në fund, “sipas ligjit”…

Kjo situatë ka bërë që autoriteti i ligjit dhe besimi i qytetarit në shtetin ligjor, të jetë në kuota të ulëta. Në këto rrethana qytetarët përpiqen subjektivisht të bëjnë me mënyrën e tyre, atë që bëjnë njerëzit e pushtetit. Ndërsa të parët e shkelin ligjin hapur dhe janë përgjithësisht të mbrojtur prej tij, të dytët (qytetarët), detyrohen ta shkelin ligjin fshehur.

Në këto kushte ajo që të shqetëson më shumë është fakti që në një teren të tillë, juridikisht problematik, krijohen kushtet për veprime klandestine, antiligjore, sidomos me natyrë ekonomike. Kjo situatë është pasojë e atij fakti që “konstatoi” Presidenti, që qytetarët shikojnë se në jo pak raste, në të tilla ujëra janë edhe ca njerëz, të cilët bëjnë të njëjtën veprimtari, veçse janë të mbrojtur nga imunitete ligjore apo imunitete të tjera sociale.

Mirëpo në këtë “shoqëri të spektaklit politik” po mësojnw të gjithë dhe jo vetëm politikanët që të luajnë “rolet” e tyre. Qytetarët janë aq të mençur sa të kuptojnë gjithçka. Ajo që ka mbetur prapa me sa duket është politika, e cila e mbyllur në “kafazet” e saj, nuk është në gjendje të kuptojë dhe vlerësojë drejtimin që ka marrë psikologjia sociale e këtij populli, në raport me ligjin.

Një gjë nuk duhet të harrojmë sot sa nuk është vonë. Kur ka amulli, mungesë besimi tek drejtësia, tek klasa politike, do të thotë se kanë filluar të krijohen kushte për veprimtari më të thella kriminale dhe antiligjore. Krijohen kushte ideale pastaj që të krijohet edhe… mafia. Dhe dihet se çfarë jete sociale dhe politike do të bëhet…


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

  • Y.Ganiu: - 08-29-08
    PO PRESIDENTIN PSE NUK E KRITIKONI?

    Populli i di te gjitha c'behn ne shqiperi.Puna eshte kush do tja vare maces kutine ne bisht,qe te shpetojme ne minjte e tjere.Duket qe shqiperia s'ka burra te tille,eshte e mbushur me burace.Presidenti vertet ka thene dicka themelore.Por me shume se sa ka ai fuqi,shteterore,politike,kombetare,fuqine e nje populli te tere,askush nuk e ka,vec tij.Pikerisht pse ai tregohet frikaman.Konkretisht,kush jane ata,me pushtet qe
    denohen aq lehte,pastaj me kusht,pastaj lirohen? Nje President i vertete,kete fakt e con drejt e ne gjykate dhe nuk meret me fjale koti,por denoncon emrat konkrete.Kush e pjerth njeriun e thjeshte ne shqiperi, fjala popull, eshte krejt abstrakte.Ne shqiperi s'ka popull, ka njeres mjerane qe me qellim lihen te tille,per te mos menduar kunder ajduteve,jo pastaj ti kundershtojne.Z.G.Tushi, edhe pse i vini rotull se vertetave shqiptare, ka disa arsye qe nuk e vini gishtin
    ne epiqender te te vertetave te sheqerosura,te mbuluara
    me boje mashtruse.Ne kemi nje President qe e kunguan
    Nano-Saliu-Ramizi.Ky lloj Presidenti s'ka burrerine te varose poshtersite qe sheh nen undet e tij.Ndaj edhe fjalet e tij,jane lark,e lark, te vertetave,kur ato duhen bere problem mbare kombetar,deri ne gjykaten e Ages.
    Shqiperia ka dekada qe komandohet nga mekataret,te cilet mekatet i kane vete dhe i kerkojne tek te tjeret,duke bere theatro me kuklla.Te gjitha i di populli, bijte e tij,jane edhe te miret edhe dobicet, por ka detyra qe nuk i takojne ti zgjidhe populli, por qeveritaret me pushtet si kunder eshte PRESIDENTI,por jo si ky i yni,ai ndaj u vu ne kete detyre, kandari komunist eshte tejngopur me eksperience mafiozesh,qe hedhin gurin dhe fshehin duart.Y.Ganiu.

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML