Premte, 21 Nentor 2008 19:57:09

Lexoni versionin Print

Kur precedenti është mit

Mbrojtësit e Moskës i referohen shpesh të ashtuquajturit "precedent i Kosovës". Ata pohojnë se nëse NATO-ja mund të kryejë intervenim ushtarak pa autorizimin e Kombeve të Bashkuara kundër një shteti sovran, Serbisë, për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës,

Nga Marko Attila Hoare*
Diel, 07 Shtator 2008 08:28:00

SHTYPI BOTËROR

Mbrojtësit e Moskës i referohen shpesh të ashtuquajturit "precedent i Kosovës". Ata pohojnë se nëse NATO-ja mund të kryejë intervenim ushtarak pa autorizimin e Kombeve të Bashkuara kundër një shteti sovran, Serbisë, për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës, dhe pastaj ta njohë pavarësinë e Kosovës, atëherë edhe Moska mund të veprojë ngjashëm në raport me Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

Por, precedenti i Kosovës është mit. Kosova nuk është ekuivalent i Osetisë së Jugut as 'de jure' e as 'de facto'. Kosova ishte pjesë konstituive e ish-federatës jugosllave. Statusi kushtetues i saj ishte shumë i afërt me ish-republikat jugosllave dhe ato sovjetike, të cilave të drejtën e vetëvendosjes ua ka njohur madje dhe vetë Rusia.

Për dallim nga Kosova, Osetia e Jugut nuk ka qenë pjesë e federatës sovjetike, por vetëm pjesë autonome e Gjeorgjisë. Përderisa Rusia këtë vit e ka njohur integritetin territorial të Gjeorgjisë, zotërimi i Kosovës nën Serbinë nuk është njohur ndërkombëtarisht.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit, e cila i dha fund luftës në Kosovë në vitin 1999, e përmend vetëm "sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë", shtetit, i cili tërësisht u shpërbë në vitin 2006, kur Mali i Zi dhe Serbia u ndanë.

Me një popullatë sa një e njëzeta e Kosovës, Osetia e Jugut më shumë i ngjan enklavave serbe në Kosovë, se sa vetë Kosovës. Kosova ka popullsi shumë më të madhe se disa shtete evropiane, përfshirë Estoninë, Qipron, Maltën dhe Islandën, kurse Osetia e Jugut ka 65 mijë, sa një qytet i vogël.

Gjithashtu ka edhe dallime të rëndësishme historike. NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara hezituan shumë të intervenojnë në luftërat në ish-Jugosllavi. Por, luftërat e Millosheviqit vranë mbi 100 mijë njerëz në Bosnje, kryen gjenocid, dhunime masovike dhe ngritën kampe të përqendrimit.

Ishte ky konteksti që e bëri NATO-n të intervenojë në Kosovë për ta ndaluar fushatën e tretë serbe të spastrimit etnik. NATO-ja u mbështet nga një konsensus i gjerë evropian dhe veproi pa kurrfarë strategjie vetjake apo interesi ekonomik.

Intervenimi rus në Gjeorgji është ndryshe. Gjeorgjia nuk sulmoi e as iu kërcënua ndonjë vendi fqinj dhe nuk kreu fushatë sistematike të spastrimit etnik në Osetinë e Jugut. Moska thjesht intervenoi ushtarakisht për t'u siguruar se kolonia e saj, Gjeorgjia, do të paguajë çmim të lartë për përpjekjen e saj për pavarësi.

Disa analistë sugjerojnë se tash jemi dëshmitarë të pasojave të pashmangshme të përbuzjes që Perëndimi i bëri Rusisë në 15 vjetët e kaluar.

Por, Vladimir Putin nuk është ai njeriu i mirë dhe i arsyeshëm, i cili do të ishte miku ynë po të mos e kishim fyer duke vendosur mburoja raketore në Evropë. Ai po bën një politikë të revanshizmit antiperëndimor; ai haptas refuzon ta pranojë verdiktin e Luftës së Ftohtë.

Duke bërë fushatë kundër Kosovës dhe duke i nxitur ndjenjat anti-perëndimore që i ka Serbia, Putin e ka minuar paqen në Ballkan, e cila u arrit me shumë dhimbje. Mbështetësit e tij thonë haptas se lufta kundër Gjeorgjisë është luftë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

*Radio Europa e Lirë


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML