Premte, 21 Nentor 2008 22:05:58

Lexoni versionin Print

Europa, SHBA dhe universitetet

Vëzhgimet e kryera kohët e fundit i vendosin universitetet amerikane para atyre evropiane. Përballë konkurencës edhe nga Kina, Evropa ka vënë si afat përfundimtar vitin 2010 për të rritur standartet.

Nga Alison Wolf*
Diel, 07 Shtator 2008 08:29:00

 

Vëzhgimet e kryera kohët e fundit i vendosin universitetet amerikane para atyre evropiane. Përballë konkurencës edhe nga Kina, Evropa ka vënë si afat përfundimtar vitin 2010 për të rritur standartet.

Po çfarë duhet bërë për të siguruar kurse më të mira dhe studentë më të mirë?

Arritja e rezultateve më të mira, gradës së parë është çfarë duhet të ofrojnë shkollat?! Por jo domosdoshmërisht.

Në disa vende në Evropë është e kundërta. Qeveritë në shumë vende në Evropë kanë dashur kontroll të drejtpërdrejtë të drejtimit të universiteteve. Dhe aksesi për arsimim të lartë është konsideruar më tepër si e drejtë sesa si privilegj. Në shumë vende, një çertifikatë që tregon se ke mbaruar shkollimin është për çfarë ke nevojë. Por qëndrimi gradualisht po ndryshon dhe në disa vende vihet re një farë inkurajimi për kontroll më të madh të universiteteve nga universitetet.

SHBA shpenzon më shumë nga buxheti i vendit për arsimimin e lartë krahasuar me vendet e tjera të BE-së.

Amerikanët i kushtojnë 2.7% sistemit, ndërsa mesatarisht qeveritë e BE shpenzojnë 1.2%. Komisioni Evropian po inkurajon që shifra të rritet me të paktën 2% dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt sipas David Crosier.

Pjesa më e madhe e universiteteve në Evropë kanë tarifa për studentët dhe shumë të tjera ndjekim edhe financime private. Universitetet elitare të Britanisë psh janë veçanërisht të interesuara për të sigurar sa më shumë fonde që të jetë e mundur jashtë përkrahjes së shtetit. Në Maj, universiteti i Oksfordit, që është në numrin dy të renditjes së universiteteve në botë lançoi fushatën më të madhe të parë ndonjëherë jashtë SHBA për sigurim fondesh.

Ai po përpiqet të sigurojë 3 miliardë dollarë për të siguruar të ardhmen. Ata tashmë janë në gjysëm të shifrës dhe kjo fushatë po shihet me admirim dhe aprovohet dhe nga universitetet e tjera britanike.

Megjithëse financimet e tjera nuk duhet që kurrë të zëvendësojnë financimin qeveritar, pedagogu Michael Arthur nga universiteti i Leeds-it shton se pa donacione, Britania nuk do mund të konkurojë me universitetet në Azi, veçanërisht në Kinë ku investimi është i jashtëzakonshëm.

Ata po investojnë në doktoraturë apo studime pasuniversitare. Ata po i ofrojnë këto doktoratura edhe në universitetet partnere si i yni pasi ata vërtet e shohin arsimimin e lartë si pjesë kyçe të zhvillimit të ekonomisë dhe natyrisht në Kinë psh ata duan që t'ja kalojnë dhe SHBA, prandaj janë kaq serioz për këtë gjë.

Nëse do të flasim për renditjen e gjërave, atëherë Amerika duket se po bën gjërat si duhet.

Pra, çfarë mund të mësojë Evropa nga SHBA? Faktorët si autonomia e institucioneve, iniciativat taksore që përkrahin filantropinë dhe investimi në kërkime, të gjitha janë përbërës kritikë të cilësisë së universiteteve në Amerikë. Përsa i përket aksesit të arsimit të lartë duket se SHBA dhe Azia janë në krye për momentin.

Që të përmirësohet cilësia e arsimit të lartë, duhet që qeveritë të lejojnë universitetet të ndëmarrin vendimet e tyre përsa i përket kurseve, akademikëve dhe studentëve. Evropa po përpiqet të arrijë objektivin që të bëhet ekonomia më dinamike dhe më krijuese në botë. Pyetja është a do të mundet që konkurenca që ka me universitetet në SHBA dhe Azi të jetë e mjaftueshme për t'i dhënë inkurajimin që duhet.

*Autorja është Profesore në Kings College në Londër


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML