Enjte, 08 Janar 2009 00:27:13

Lexoni versionin Print

Për armët dhe adoleshencën

Tema e së shtunës së kaluar në Shekulli (SH2/ Faqet e Fundjavës) për armët në shkolla tërheq vëmendjen mbi një rrezik që po përhapet me shpejtësi në botë.

Nga Gëzim Tushi
Merkure, 01 Tetor 2008 08:52:00

PAS TEMËS SË “SH2 / FUNDJAVA”

Tema e së shtunës së kaluar në Shekulli (SH2/ Faqet e Fundjavës) për armët në shkolla tërheq vëmendjen mbi një rrezik që po përhapet me shpejtësi në botë. Para ca kohësh gjatë një vizite studimore në ShBA pata rastin të jem pjesëmarrës në disa veprimtari dhe praktika edukative në shkollën e mesme në Boise (kryeqytet i shtetit Idaho) ku pashë konkretisht praktikën e shkollës në luftën kundër armëve, krimit dhe përdorimit të drogës. Ne mësuam si punon dhe çfarë sjell puna e përbashkët e prindërve, stafit pedagogjik, senatit dhe policëve të shkollës.

Ajo që më bëri përshtypje, është se në një takim të tillë të gjerë, asgjë nga normaliteti demokratik dhe pedagogjik nuk prishte prania e dy policëve të armatosur deri në dhëmbë, që bashkëjetonin me shkollën.

Madje pyetjes sime ndaj nxënësve të senatit, në se ndiejnë “trysni” nga prania non-stop e policëve në shkollë, fëmijët u përgjigjën se përkundrazi ata janë një garanci që pengojnë depërtimin dhe përdorimin në shkollë të armëve dhe lëndëve narkotike. Por pas këtij dekori të dukshëm ishte pastaj puna e madhe edukative e shkollës për të kultivuar tipare humane, të buta, njerëzore tek nxënësit e tyre…

Shkolla në fakt është bërë një institucion i hapur. Si e tillë është e rrezikuar nga e keqja dhe krimi. Depërtimi i drogës dhe alkoolit në shkollat tona, si dhe dukuritë “e reja” sociale, si liria seksuale psh. po ndikojnë dukshëm në rritjen e konflikteve moshore, tensionit të rivaliteteve dhe rrjedhimisht edhe në zgjerimin e terrenit për konflikt kriminal.

Kam bërë shumë biseda me të rinj të gjimnazit “Qemal Stafa”, për të zbuluar motivet empirike të mbajtjes së armëve dhe të krimit moshor. Sinqerisht ata më “zbuluan” shumë shkaqe. Mendoj se këto të fundit janë të lidhura me veçoritë, tiparet dhe motivet e paqëndrueshme të moshës së adoleshencës. Çdo adoleshent është një “njeri i fortë” ngaqë e ndjen që “është bërë burrë”, i aftë dhe potent seksualisht, ndaj ndihet në garë për forcë. Rivaliteti me të tjerët i kërkon të jetë i sukseshëm, fitimtar, sfidant dhe triumfator.

Kjo tendencë evidente e shfaqies së forcës fizike, është universale për adoleshentët. Ata jetojnë moshën e “energjive të tepërta”, të cilat, në mungesë të edukimit të shëndoshë, i kanalizojnë në rrugë destruktive dhe kriminale.Është mosha e trimërive pa limit, e guximit pa kufi, në të cilën shpesh “duhet dhe arma”, për të qenë akoma më e plotë.

“Psikologjia e armës” për fat të keq është një pjesë e “ngatërruar” e traditës sonë historike. Në psikologjinë tonë, arma është kultivuar nga koha si shenjë e “burrërisë”. Këtë psikologji ne e kemi, për fat të keq, ende pjesë integrale të edukimit të fëmijëve në familje dhe në shoqëri. Nuk mund të largohen armët nga shkolla po qe se ne më së pari nuk i shporim ato nga shtëpitët tona. Fatkeqësia kombëtare e vitit të mbrapshtë ’97, është një nga plagët që vazhdon të sjellë efekte.

Mbi të gjitha është detyrë e shoqërisë civile që të ndikojë në përmirësimin dhe reformimin e psikologjisë sonë sociale përgjithësisht të deformuar dhe të hipertrofizuar për “armën”. Është kohë tjetër, dhe tani nuk shkohet përpara me “armë në dorë”, por me psikologjinë e civilizimit modern. Këtë ndjenjë duhet t’u kultivojmë adoleshentëve. Shkolla nuk është i krimit dhe i armëve, por i dijes dhe edukimit…


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML