Merkure, 07 Janar 2009 23:22:15

Lexoni versionin Print

Një letër për z.Scheffer

Nga Menduh Thaçi
Enjte, 02 Tetor 2008 21:40:00

 

I nderuari z. Scheffer,

Mora lirinë t’ju drejtohem jo vetëm ne cilësinë e kryetarit te PDSH-së (Partisë Demokratike Shqiptare), por edhe ne emër te një bashkëpunimi të frytshëm ndërmjet PDSH-së dhepërfaqësueseve te NATO-sveçmas gjatë konfliktit te vitit 2001 ne Maqedoni.

Në atë kohe dhe ne atë klime ksenofobike ishte shume vështirë të gjendeshin opsione që do ta qetësonin situatën, por ne, duke ndjekur këshillat e urta te z. Robertson, z. Solana dhe faktorëve të tjerë gjetëm forca ne vete qe te dalim nga vorbulli, nga ajo spirale e keqe që na përpinte te gjithëve. Unë jam krenar që partia të cilën e kryesoj dhe vetë personalisht dhamë kontributin tonë, krah për krah me përfaqësuesit e NATO-s ne ndërprerjen e armiqësive. Shpëtuam me mija njerëz, arritëm ta ruajmë normalitetin, paqen dhe vlerat tjera njerëzore.

Pas gjithë atij irracionalizmi në hapësirat e ish Jugosllavisë, nëMaqedoni u gjet formula qe do t’i qetësonte gjakrat. Ju e dini fare mirë se strumbullari i këtij projekti ishte subjekti politik shqiptar, përkatësisht PDSH.

Ketë qasje të PDSH-së, përkundër reagimeve te pakuptimta te palës maqedonase, e mbështeti faktori ndërkombëtar. Kështu filluan negociatat ne Ohër dhe pas shumë debatesh, argumentimesh, ndërhyrjesh të faktorit ndërkombëtar u nënshkrua Marrëveshja shumë e popullarizuar e Ohrit. Kjo Marrëveshje shumë shpejt e mori statusin e brentit evropian, modelit qytetërues te zgjidhjes së konflikteve.

Siç dini, i nderuari z. Sekretar, Marrëveshja e Ohrit në vete përmban dy dimensione: atë politik dhe atë militar. Në dimensionin e parë u arrit marrëveshja për ndryshime të kushtetutës së R. Maqedonisë, ndërkaq në dimensionin e dytë, ku kontributin e vet të çmueshëm e jepnin ekspertët e NATO-s u përkufizua deklarata për amnisti. Teksti i Deklaratës për amnisti, që nënshkroi i ndjeri president i R. Maqedonisë, z. Trajkovski në prezencën e z. Robertson kishte të vetmin mesazh të mundshëm: të gjithë pjesëtarët e UÇK që kanë marrë pjesë në kryengritje, në të gjitha fazat e zhvillimit të saj janë të amnistuar, pos atyre rasteve qe do t’i kërkoje për shqyrtim Tribunali i Hagës. Pra, Marrëveshja e Ohrit dhe Deklarata për amnisti, e cila pastaj u shndërrua në ligj u nënshkruan në të njëjtën dite.

Në qetësimin e situatës konfliktuale në Maqedoni, krahas marrëveshjes politike, rol të madh, mbase edhe më të madh luajti Deklaratapër amnisti, përkatësisht obligimi i palëve ndërluftuese dhe i NATO-s se do ta respektojnë implementimin e ligjit, pa te cilin nuk do te arrihej paqja. Kjo zgjidhje ishte e vetme, jo pse luftërat e kësaj natyre përfundojnë zakonisht me amnisti, por edhe për shkak se në Maqedoni, ashtu si në gjithë kampin socialist, nuk kemi gjyqësi të pavarur, profesionalisht të ngritur, që ka kapacitete moralepër gjykim të ndershëm, sipas ligjit. Sot, edhe pas afër dy dekadash të tranzicionit, sot kur korrupsioni ka lëshuar rrënjë nuk mund të behet fjale për gjykim të ndershëm, sidomos nëse palët i takojnë grupeve të ndryshme etnike.

I nderuari z. Sekretar, këto dite neMaqedoni, qeveria ka marrë vendimin që të fillojë gjykimi i katër rasteve të kthyera nga Tribunali i Hages. Ekspertet ndërkombëtare nuk gjetën asnjë element inkriminues ne këto katër lëndë, prandaj i kthyen, por jo me rekomandim që ato t’i marrë në shqyrtimgjykata maqedonase. Edhe po të kishte qenë kështu, Tribunali i Hagës nuk ka të drejtë të abrogoje një Ligj Special (Lex specialis) që ishte bazë mbi të cilën u ndërtua paqja në Maqedoni.

Ligji për amnisti është çelësi që e mbylli një kapitull të hidhur ballkanik me një zgjidhje evropiane dhe tani, me këto shkelje voluntariste te ligjeve, Qeveria maqedonase, fare kot hap edhe një front ku gjithsesi do të pësojë.

Fillimi i gjykimit te katër rasteve të kthyera nga Tribunali i Hagës, jo vetëm që është shkelje e ligjit për amnisti, por në pako me aberacionet e tjera nga Marrëveshja e Ohrit, njëkohësisht një sfidë arrogante e paqes.

Duke pasur parasysh besimin absolut që ka popullata shqiptare në NATO, duke marrë parasysh se ligji për amnisti e solli rendin dhe paqen në Maqedoni, duke ditur se NATO-ja ndërhyri me vend për mbrojtjen e integritetit te shtetit,duke marrë parasysh se ekspertet e NATO-s morën pjesë në hartimin e Deklaratës për amnisti dhe mbi të gjitha në çarmatimin e UÇK-së, duke marrë parasysh se mbi garancitë e NATO-s u racionalizua dhe u ndërpre ky konflikt ku humbëse do te ishte vetëm Maqedonia, mora lirinë, i nderuari z.Scheffer që t’ ju informoj se këto veprime aventureske te institucioneve maqedonase e destabilizojnë Maqedoninë dhe T’ju lus që në kuadër të kompetencave Tuaja të ndërhyni në favor të respektimit të ligjit dhe marrëveshjeve të tjera që e sollën paqen në Maqedoni.

*Kryetar i PDSH, Maqedoni


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML