Enjte, 08 Janar 2009 00:05:17

Lexoni versionin Print

Një “ikonë” e Drejtësisë

Sot bëhen 95 vite nga lindja e një prej kapaciteteve intelektuale dhe poliedrike të botës shqiptare. Fejzo Sejdini është një emër i dëgjuar si për bashkëkohësit e tij, ashtu dhe për studentin më të thjeshtë që i është futur rrugës së drejtësisë. Është vlerësuar si një “ikonë” e Drejtësisë Shqiptare.

Nga Grup kolegësh
Shtune, 04 Tetor 2008 08:25:00

MEMUAR / FEJZO SEJDINI

Sot bëhen 95 vite nga lindja e një prej kapaciteteve intelektuale dhe poliedrike të botës shqiptare. Fejzo Sejdini është një emër i dëgjuar si për bashkëkohësit e tij, ashtu dhe për studentin më të thjeshtë që i është futur rrugës së drejtësisë. Është vlerësuar si një “ikonë” e Drejtësisë Shqiptare.

Fejzo Sejdini është një personalitet i shquar i jurisprudencës, që ka lindur në Elbasan, në 4 tetor 1913, në familjen me tradita patriotike të Sejdinëve. I adoptuar nga xhaxhai i tij, mjeku i njohur Qazim Sejdini dhe nga e shoqia Mynyre Sejdini, shkollën fillore e kreu në Elbasan pranë shkollës qendrore, në vitin 1926. Dërgohet nga familja e tij, për të përfunduar Liceun e Korçës. Në qershor të vitit 1935, merr bakaloriatin e dytë, në profilin Filozofi, me gjuhë të dytë anglishten, me vlerësim të përgjithshëm “Shumë mirë”.

Në shtator të po atij viti, i sponsorizuar nga familja, niset për në Francë. Aty regjistrohet në Fakultetin Juridik, të Universitetit të Sorbonës, në Paris. Në vitin 1939 ka mbaruar me sukses fakultetin dhe mori licencën në Drejtësi. Por Fejzo Sejdini nuk mjaftohet me kaq. Ai filloi studimet e mëtejshme të thelluara për nivelin e doktoratës në drejtësi në Universitetin e Sorbonës. Në dhjetor të 1941 mbron shumë mirë doktoratën me temë: “Mbi administrimin lokal në Shqipëri.” Këtë gradë, juristi i shquar e mbrojti përpara një komisioni, ku kryetar ishte Dr.Rolland, një nga personalitetet e së Drejtës Administrative Franceze.

Me gradën e doktorit në drejtësi, z.Sejdini është ndër tre të vetmit shqiptarë, që fituan këtë titull nga 54 juristët që studiuan në Francë dhe që mbetën me licencë. Gjatë gjithë viteve të studimit, dhe gjatë gjithë kohës që jetoi dhe punoi, tregoi se ishte një ndër kapacitetet intelektuale poliedrike të botës shqiptare. Vlen të theksohet se teza e doktoratës së tij paraqet interes të veçantë sepse i kushtohet organizimit administrativ komunal në Shqipëri, sipas ligjit të 1 prillit 1929. Ishte ndershmëri dhe përgjegjësi morale shoqërore të vlerësoje me paanshmëri një ligj modern të mbretit Zog, kur në vendin tonë ishte vendosur pushtimi fashist italian. Kthehet në atdhe në vitin 1942. Si shumë të rinj të asaj kohe edhe ai dha kontributin e tij në luftën Nacional Çlirimtare.

Emërohet menjëherë si ndihmës gjyqtar në Gjirokastër, ku qëndroi deri në fillim të vitit 1944. Në këtë kohë transferohet në Elbasan në pozicionin e gjyqtarit, ku qëndroi vetëm një vit. Përgatitja e lartë profesionale, profilizimi për të drejtën civile si dhe prudenca në sjelljen shoqërore e shpëtuan atë nga burgosja dhe keqtrajtimet. Në vitin 1949 transferohet me pozicionin e Kryetarit të Gjykatës së Tiranës. Shquhet për ndershmëri dhe profesionalizëm të veçantë, sidomos në të drejtën civile. Qëndrimi dhe karakteri i tij bie ndesh me diktaturën dhe për këtë arsye, në vitin 1951 shkarkohet nga detyra. Më 1952 deri më 1967, ka punuar si avokat në Tiranë.

Pas suprimimit të avokatisë, punoi në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, deri në daljen e tij në pension më 1973. Dr.Pr.Uran Asllani është shprehur për Sejdinin: “Ishte një nga avokatët më të aftë, që shquhej për personalitetin e tij të veçantë. Ishte i ditur dhe i kulturuar, i drejtë dhe fisnik, i mprehtë për të dalluar thelbin e problemeve dhe për t`i dhënë zgjidhje sa më racionale. Kryesorja ishte se të gjitha këto cilësi harmonizoheshin në mënyrë të veçantë dhe modeste. Me një epërsi të natyrshme sfidonte çdo ditë kohën e vështirë në të cilën jetoi. Ky jurist do të kujtohet gjithnjë, si një nga intelektualët më të shquar shqiptarë, jo duke thënë, “sa keq që nuk është më”, por duke thënë “sa mirë që ka qenë”.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML