Premte, 21 Nentor 2008 20:29:11

Lexoni versionin Print

Po ç’vjen më pas?

Turizmi është industria e parë e botës në vitin 2008, me 900 milionë udhëtarë që mendohet të bëhen 1,6 miliardë në 2020, ndër të cilët rreth 350 milionë në Mesdhe sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit. Dy ndër tre nga këta vizitorë të Mesdheut janë europianë.

Nga Milena Harito
Hene, 06 Tetor 2008 09:35:00

 

Turizmi është industria e parë e botës në vitin 2008, me 900 milionë udhëtarë që mendohet të bëhen 1,6 miliardë në 2020, ndër të cilët rreth 350 milionë në Mesdhe sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit. Dy ndër tre nga këta vizitorë të Mesdheut janë europianë.

Diell, det, trashëgimi kulturore, tradita mikpritje do të gjeni kudo në vendet e Mesdheut, por strategjia e zhvillimit të turizmit, shpesh një nga burimet kryesore të të ardhurave është e veçantë për secilin prej tyre.

Tunizia është kryesisht destinacion bregdetar familjar; Maroku, Jordania ose Izraeli shkëlqejnë me trashëgiminë kulturore; Egjipti, Libani, Turqia, Italia, Spanja, Greqiazhvillojnë bregdetin dhe agroturizmin, ofrojnë vizita kulturore të larmishme dhe mbulojnë një gamë të gjerë çmimesh. Algjeria, Siria, Libia sigurisht, por fatkeqësisht edhe Shqipëria e keqshfrytëzojnë potencialin e tyre.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Shqipëria ka pritur në 2007 diçka më shumë se 900 mijë turistë, prej të cilëve mbi 600 mijë nga vendet fqinje (Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi). Sigurisht për vendet fqinje që nuk kanë dalje në bregdet Shqipëria mbetet destinacioni më i kapshëm. Ky turizëm rajonal sjell ca të ardhura për investitorët privatë. Por bilanci global për vendin mbetet i kufizuar, sidomos nëse nuk harrohen kostot e mirëmbajtjes së rrugëve, plazheve, mbledhjes së mbeturinave, të ujërave të zeza etj.

Shqipëria ka gjithë-gjithë rreth 400 km bregdet, dyfishin e Malit të Zi, por 12 herë më pak se Spanja (5000 km), 14 herë më pak se Kroacia (5800 km: 1800 në kontinent, 4000 km në ishuj) dhe 32 herë më pak se Greqia (13000km).

Nëse Shqipëria shkon drejt turizmit masiv me godina të stërmëdha, sado luksoze qofshin, pa i shoqëruar memjedisin e përshtatshëm:parqe, gjelbërim, terrene golfi, parqe ujorë, kazino, do ta ketë shumë të vështirë të konkurrojë destinacione si Spanja, Greqia apo Kroacia. Turizmi masiv kërkon volum të madh ofertash, një breg prej 400 km edhe sikur të transformohet krejt në një Durrës-Golem mbetet sidoqoftë i kufizuardhe nuk do ketë asgjë që ta dallojë nga vendet e tjera. Edhe ata turistë europianë që do vijnë njëherë për kuriozitet vështirë se do të kthehen përsëri.

Shqipëria ka gjithnjë ligjet, dekretet dhe rregullat e duhura … po fillon çalon seriozisht tek aplikimi i tyre.

Kur po mendoja të shkruaja këtë artikull u mundova të mësoj se si ndodhi katastrofa urbane e Durrës-Golemit, si u dhanë lejet e ndërtimit në këtë formë shtazarake. Atëherë vizitova një nga fshatrat e parë turistike të ndërtuar në zonën e Golemit.Vila të vogla njëkatëshe, të thjeshta, të rrethuara me bahçe të mëdha, me një sasi pishash që do ta kishte zili çdokush (22 numërova në një bahçe), vetëm disa dhjetëra metra nga plazhi me rërë. Dhënë në koncesion 25 vjet (x4) për zhvillimin e turizmit. Po të kishte vazhduar historia në të njëjtën formë,këtë verë atë vilë duhet ta kisha gjetur në Internet me rreth 1000€ java, si gjithë banesat e të njëjtit lloj në mbarë Mesdheun. E duhet ta kisha rezervuar që në shkurt, ndryshe s’do të gjeja më vend.

Për një sezon nga maji në shtator, të ardhurat vetëm nga qiraja e një vile do ishin rreth 20 mijë euro. Pa llogaritur ç’do fitonin agjencitë e udhëtimeve, firmat e autobusëve, muzetë, restorantet, ofruesit e makinave me qira, varkave, lojëravee shërbimet rreth e rrotull.

Ajo që mund të kishte qenë një mrekulli qe transformuar pak nga pak në makth.Ndërtimet pa kriter kanë rrethuar si në burg fshatrat turistike. Ligji si gjithnjë krejtësisht inteligjent e pozitiv, po i nënshtrohet trysnisë së interesave private të atyre që kanë thyer ligjin, kanë « blerë » këto vila me çmime krejtësisht të lira krahasuar me potencialin e tyre, pa pronësi toke, pa dokumente sigurisht.

Shteti që është legjitim vetëm atëherë kur mbron interesin e përbashkët, s’ka pse t’iu nënshtrohet presioneve; çmimet e paguar prej « blerësve » u lejojnë atyre thjesht të përdorin këto ndërtesa për 25 vjet, por në asnjë rast të marrin peng pasurinë e gjithë shqiptarëve.

Një krizë e rëndë imobiliare ka filluar në gjithë botën. Rënia e çmimit të qirave, që ndihet tashmë ne Tiranë,është treguesi i parë i krizës, i ndjekur pastaj nga rënia e çmimit të shitjes. Shqipëria mund të jetë disi e mbrojtur për arsye se shitblerjet bëheshin kryesisht nga tregu i brendshëm, gjë që i mbajti çmimet disi të kufizuara, por sidoqoftë nuk do mund të jetë krejtësisht e izoluar.

Një nga vendet më të prekura në Europë është Spanja, ku çmimet kanë zbritur tashmë rreth 30% brenda një viti. Sigurisht zonat me ndërtime katastrofike si Lloret del Mar apo edhe Marbella janë më të prekurat nga kriza.

Ka të ngjarë që bota të jetë në prag të një faze të re të kapitalizmit. Ashtu si në të famshmen kohë të « Sudes » e « Gjallicës », ashtu si në kohën kur çdokush ëndërronte të ndërtonte një pallat për t’u bërë i pasur brenda vitit, ashtu si në vitet 2000 me flluskën e Internetit, e keqja në investim vjen ngasjellja « nëtufë » ose e thënë ndryshe « kur shkon mbas berihait ».E njëjta histori përsëritet pafundësisht. Me dhjetëra banka,me qindra « golden boys » ndoqën të gjithë të njëjtin shteg me bindjen se do të pasuroheshin shumë shpejt : kreditë imobiliare amerikane. Shkëmbimet virtuale financiare e kaluan me shumë herë vlerën e shkëmbimeve reale industriale. Pa ndërhyrjen rregulluese të shtetit dhe ligjeve lakmia e shtyn turmën drejt shkatërrimit. Shteteve iu duhet pastaj të korrin rezultatet: luftë civile në Shqipëri në 1997, krizë ekonomike pas flluskës së Internetit, ndërhyrje masive shtetërore sot me pasoja mbarëbotërore.

Si gjithmonë e ardhmja do t’iu takojë atyre që do të dinë të dalin nga tufa e të ndjekin shtigje të reja, por edhe që do të arrijnë të bindin ligjvënësit.

I vetmi shans për bregdetin shqiptar është që me një vullnet politik të qartë zhvillimi të vazhdojë sipas skemës inteligjente të përcaktuar prej vitesh. Koncesione zhvillimi për fshatra 2-3 katesh në mes të gjelbërimit. Shërbime rrotull tyre për pushuesit por edhe klinika mjekësore, SPA. Të mos harrojmë që miliona pensionistë të pasur europianë, të ashtuquajturit “baby-boomers” do zbresin drejt jugut në vitet që vijnë për të jetuar muaj me radhë e për të shpenzuar pensionet ende të majme. Sigurisht ata do vendosen atje ku ofrohet shërbimi dhe mjedisi më i mirë. Pjesën tjetër t’ia lemë Internetit…. Thashethemet e mira përhapen tashmë po aq shpejt sa të tjerat.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë territorin e Kosovës.

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML