Shtune, 22 Nentor 2008 00:17:45

Lexoni versionin Print

Nevoja për pak ndershmëri

Ai që mban gurin dhe arrën, i ka duart e zëna. Nëse njerëzit që qeverisen prej tij janë të zgjuar e të arsyeshëm, ai mund të shihet si njeri shumë i zoti dhe me gurin e arrën, pa i përplasur, mund të bëjë shumë të mira.

Nga Astrit Lulushi*
Hene, 13 Tetor 2008 08:53:00

KORRUPSIONI DHE QYTETARËT

Ai që mban gurin dhe arrën, i ka duart e zëna. Nëse njerëzit që qeverisen prej tij janë të zgjuar e të arsyeshëm, ai mund të shihet si njeri shumë i zoti dhe me gurin e arrën, pa i përplasur, mund të bëjë shumë të mira.

Por nëse njerëzit janë të paditur, pa edukatë, të papjekur, të paarsyeshëm e që nuk duan të mendojnë, njeriu në krye, sado i aftë, duket si sharlatan që mund të krahasohet me atë që bleu një diplomë doktori dhe kur me habi e pyetën: “Je bërë doktor ?!- ai u përgjigj: “Si njerëzit, doktori”.

Përgjigje të ngjashme do të kishte dhënë Princ Vidi, nëse do ishte pyetur kur zbriti në Durrës më 1914.Njësoj ndoshta do të ishte përgjigjur edhe A. Zogu kur vendosi të bëhej mbret. Po ashtu edhe E. Hoxha.

Ndryshimet, përfshi ato në mendësi e kulture, janë të vështira e mbi të gjitha duan kohë. Në 17 vjet njerëzit pak ndryshojnë, prandaj e njëjta përgjigje mund të dëgjohet edhe nga politikanët e sotëm; “Si populli, qeveritarët”, do të thonë ata.

Si çdo gjë tjetër, korrupsioni ka një funksion tepër të përcaktuar, jo pozitiv sigurisht, që shihet si pengesë e zhvillimit, por edhe si relikë e së kaluarës kur ambicia ndrydhej dhe vullneti i mirë thyhej. Si rrjedhim, njerëzit që jetojnë në një shoqëri të korruptuar, fatkeqësisht, ndodhen në një cikël mjerimi nga i cili nuk dalin dot. Brenda një rrethi të tillë shoferi i parregullt i jep ryshfet policit për të shmangur gjobën ose polici e detyron shoferin të paguajë ryshfet për të mos i vënë gjobë. Çdo njeri përpiqet të dalë më i zgjuar e të përfitojë sa me shumë prej tjetrit. Në natyrën e njerëzve ndjehet një lloj narcizmi, egotizmi, që shpesh ushqehet duke shfrytëzuar mirësinë, shkujdesjen dhe paditurinë e të tjerëve, duke përdorur ndaj tyre forcë e mashtrim.

Dhe nuk ka sëmundje karakteri më shkatërruese sesa egotizmi, pasojë e egoizmit me shumicë.

R. W. Emerson besonte se në shoqëri të korruptuara kur një individ apo grup individësh nuk ndjekin rrugën nga ku kalon pjesa tjetër e shoqërisë, ata tregojnë se nuk duan të korruptohen. Në shoqëri të tilla, gjithnjë e më shpesh dëgjohet të thuhet se është më mirë nëse ndahesh nga turma, njësoj si në rastet e trafikut të dendur kur shoferi përpiqet të gjejë një rrugë pa makina, por edhe në rastet kur media i bën reklamë një mode a sjelljeje të caktuar, dhe njerëz të ndryshëm e shpërfillin, nuk e shohin ose bëjnë të kundërtën e saj.

Por një formulë të vetme për daljen nga rrethi i korrupsionit nuk ka.

Ndoshta është e pamundur të dilet në një kohë kaq të shkurtër. Megjithatë, njerëzit, qofshin individë, grup ashoqëri, presin që udhëheqësit të japin shembullin e tyre, sepse ndershmëria duhet treguar si virtyt dhe nuk mund të mbahet mbyllur si send i shtrenjtë zbukurimi e të tregohet rrallë.

*Autori është gazetar i Zërit të Amerikës


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Grupi Drejtues Ndërkombëtar: EULEX-i, në mbarë Kosovën

21/11/08 20:27:00 | Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) sot në Bruksel ritheksoi..

Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

LAJME TE NGJASHME

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML