Merkure, 07 Janar 2009 22:39:26

Lexoni versionin Print

Njerëzit e Obamës

Obama fitoi me sloganin e ndryshimit. Obama nuk fitoi me paratë e të pasurve. Obamës i dhuruan kapitalin human njerëzit e zakonshëm. Obama nuk fitoi nga mbështetja elitare. Obama fitoi se fitoi mbështetjen e të gjithëve.

Nga Prof.Dr. Kastriot Islami
Merkure, 19 Nentor 2008 08:32:00

Obama fitoi me sloganin e ndryshimit. Obama nuk fitoi me paratë e të pasurve. Obamës i dhuruan kapitalin human njerëzit e zakonshëm. Obama nuk fitoi nga mbështetja elitare. Obama fitoi se fitoi mbështetjen e të gjithëve. Obama nuk fitoi se imazhi amerikan ishte prekur nga veprimet në Irak. Obama fitoi se njerzit prisnin ndryshimin e madh.

Obama nuk fitoi nga votat e njerzve me ngjyrë. Obama fitoi nga bashkëjetesa e komuniteteve me etni, besime fetare dhe nga raca të ndryshme. Fitoren e Obamës e prisnin edhe vetë kundërshtarët e tij. Fitorja e Obamës pritet si fillimi i diçkaje të re globalisht. Fitorja e Obamës është përtej kapaciteteve e cilësive individuale. Prandaj pritshmëria për qeverisjen Obama është po aq historike sa edhe vetë fitorja Obama.

Por me kë do të qeverisë Obama dhe si do të qeverisë Obama është më e rëndësishme sesa vetë fitorja. Përgjigja që lexohet këto ditë është XhonKenediane: “Obama, një star politik, do të rrethohet nga më të mirët dhe më brilantët”. Duhen 77 ditë normalisht për të realizuar tranzicionin. Por situata nuk pret. Duhet filluar shpejt.

Të gjithë ata janë njerëz me eksperiencë, me potencial, me kontribute politike e profesionale, por edhe personazhe që kanë gatuar suksesin dhe fitoren. Ata kanë qenë personazhe kryesore nëadministratën Klinton, studentë-profesorë të Harwardit, disa herë kongresmenë apo senatorë prej vitesh, disa prej tyre janë nobelistë apo të emëruar për nobelistë.

Një një platformë sociale, pikëtakime virtuale e militantëve që shkëmbenin idetë e tyre, organizonin manifestime mbështetëse për Obamën por edhe kontribuonin financiarisht për fushatën. Ai mund edhe të mos pranojë asnjë post.

Më shumë se Shefi i Stafit: Emanuel Rahm, ish-këshilltar i Klintonit - Ky është posti më i rëndësishëm në Uashington pas atij të presidentit. Është 49 vjeç dhe vjen nga “makina e Çikagos”. Nëse Obama ka pamje të butë, Emanuel Rahm, i mbiquajtur “Rahmbo” paraqet “krahun luftarak”. Emanueli ka qenë një nga këshilltarët më të afërt të Klintonit.

Aq i afërt me Klintonin saqë në mbrojtje të tij gjatë periudhës kur presidenti ishte i përfshirë në skandalin Levinski, Rahman “…do të nxirte thikën për të goditur kundërshtarët bezdisës të shefit të tij…”. Ai është djali i një pediatri hebre që pati emigruar në Çikago. Ai ka shërbyer në administratën publike në Izrael gjatë luftës së parë të Golfit dhe tregon me krenari sesi ka mundur të organizojë takimin Rabin-Arafat në vitin 1993.

Sekretar Shteti: Në krye të listës Hillari Klinton, por edhe John Kerry, Christopher Dodd, Bill Rhichardson, Richard Hollbrook…Ditët e fundit, pas një takimi Obama-H.Klinton ka filluar të përmendet emri i Hillary Klinton, 61 vjeç dhe zonja e parë e SHBA në periudhën 1993-2001 për postin e sekretares së shtetit. Janë gjithashtu edhe katër pretendentë për postin e Sekretarit të Shtetit, me eksperiencë në senat dhe në marrëdhëniet me jashtë.

John Kerry, me moshë 65 vjeç është që nga viti 1985, pra prej 23 vjetësh senator nga Masacuseti, anëtar i komisionit të politikës së jashtme në Senat. (nga e ëma, dega gjenalogjike lidhet me familjen Forbes); veteran i luftës në Vietnam, kandidat për president në 2004. Christopher Dodd, senator nga Connecticut prej 27 vjetësh, Bill Richardson, (aktualisht Governator i New Mexico) tri herë kandidat për çmimin Nobel; kandidati i parë hispanik për president i SHBA në 2008.

Ka qenë ambasador i SHBA në OKB, i dërguar special i Presidentit Klinton në Irak, Kubë, Kuvajt, Nikaragua deri në një takim me Millosheviçin etj. Richard Hollbrook, 67 vjec, me origjinë hebre, rus e gjerman, i emëruar shtatë herë kandidat për çmimin Nobel, asistent sekretar i shtetit në administratën Klinton është po ashtu kandidat.

David Axelrod dhe David Plouffe, artizanët e fushatës elektorale -Të dy Davidët janë artizanët e fitores së fushtatës presidenciale, Axelrod i njohur nga të gjithë si «shefi strateg », kurse Plouffe si drejtor i fushatës. Të dy nuk janë partiakë, por kanë qenë konsulentë të demokratëve dhe të disa senatorëve demokratë.
 
Axelrod është 54 vjeç, ish-gazetar i Chicago Tribune. I njohur për rolin aktiv përkrah shumë kandidatëve senatorialë afrikano-amerikanë dhe që nga fushata e Obamës në vitin 2003 për senator kthehet në një mik i ngushtë të tij. Të dy Davidët nga ana tjetër janë shumë të ndryshëm. Axelrodi është « rrëfenjësi » i fushatës dhe « përgjgegjësi » i imazhit, gjithnjë në krah të shefit të tij e i kudopranishëm në media. Kurse Plouffe, me moshë 42 vjeç, ka vepruar në hije dhe është marrë me hartën elektorale me rigorozitet matematik në katin e 17 të kullës së Çikagos.

Për postin e sekretarit të Thesarit, Larry Summers, Robert Rubin, Paul Volcker… Pritet me shumë interes emërimi i sekretarit të thesarit për shkak të krizës financiare. Një nga kandidaturat e mundshme është Larry Summers, me moshë 54 vjeç, nipi i dy nobelistëve në ekonomi. Ai është profesor në Kennedy School of Government të Universitetit të Haruardit (ka qenë Presidenti i 27-të i Universitetit të Haruardit) dhe Sekretar i Thesarit në administratën Klinton.

Për këtë post flitet edhe për Robert Eduard Rubin, 70 vjeç, aktualisht President i Citigrup. (sekretar i Thesarit në të dy administratat Klinton). Kandidat është gjithashtu, Paul Volcker, ish-President i Fed gjatë presidencës së Xhimi Karterit dhe Ronald Reganit, aktualisht këshilltar ekonomik i Obamës. Apo edhe Sheila Barr,e cila drejton komisionin e kontrollit te bankave.

Këshilltare për sigurinë kombëtare, Samantha Pauer - Ky është posti që ka pasur Kondolesa Rice në mandatin e parë të Presidentit Bush. Samantha Pauer, 38 vjeç, e lindur në Irlandë dhe emigruar në Shba në vitin 1979, për të përfunduar më vitin 1999 Fakuletin Juridik në Universitetin e Haruardit. Tani ajo është profesore në Haruard. Për këtë post të rëndësishëm janë konkurrentë edhe tri funksionarë të lartë të administratës Klinton, Susan Rice, Gregory Craig ose Jim Steinberg.

Al Gore, ish zëvendëspresidenti i SHBA, ambasador mbi ndryshimin e klimës - Al Gore, 61 vjeç, ish-zëvendës i Bill Klintonit në 1993-2001, dhe kandidat për president në 1988 dhe 2000, veteran i Vietnamit dhe tanimë mbajtes i çmimit Nobel për çështjen e ngrohjes klimatike mund të jetë në administratën Obama si një ambasador potencial për çështjet e ngrohjes klimatike.

Sekretari për strehimin, Jesse Jackson - Jesse Jackson, 67 vjeç, aktivist me ngjyrë për çështjen e zezakëve, ka qenë emeruar dy herë, në vitet 1984 dhe 1988 kandidat për president nga Partia Demokratike. Nga një sondazh në vitin 2006 është përcaktuar si lideri më i fuqishëm (15 për qind të votave) i çështjes së zezakëve.

Vitin e kaluar pati një konflikt me Obamën të cilin e “gjykonte tepër arrogant me njerëzit me ngjyrë..”, por më tej gjërat janë tejkaluar dhe ai është kthyer në një mbështetës pa kushte i Obamës. Është parë të shpërthejë me lot në sy të martën në darkë kur është deklaruar fitorja e Obamës. Emërimi i tij në kabinet do të jetë më shumë simbolik, si mbrojtësi më i flaktë i çështjes së zezakëve dhe si fqinj prej 30 vjetësh i Obamës në Cikago.

Ministri i mundshëm i drejtësisë, Deval Patrick - Deval Patrick, 52 vjeç, politikani i parë afrikan që ka që nga vitit 2006 postin e Guvernatorit të Commonuealth të Massachusetit. Njeri shumë i afërt i Obamës dhe njëkohësisht ish- Zëvendësprokuror i Përgjithshëm gjatë presidencës së Bill Klintonit. Ka diplomën e avokatit nga Haruard. Nuk dëshiron ta lërë postin e guvernatorit por vetëm pranon t’i bashkohet ekipit të Obamës nëse presidenti insiston.

Sekretar i Mbrojtjes, ndoshta përkohësisht, republikani Robert Gates - Robert Gates, 65 vjeç, republikan dhe aktualisht Sekretar i Mbrotjes në kabinetin e Presidentit Bush, i konsideruar i moderuar, mund të qëndrojë në të njëjtin post për të lehtësuar tranzicionin. Veterani i CIA për 26 vjet, që ka shërbyer në periudhën e Presidentit Bush, (babai i presidentit aktual), është shumë i respektuar në Uashington.

Ai mund të garantojë një tërheqje të trupave nga Iraku sipas konceptit te Obamës dhe njëkohësisht të sigurojë ushtrinë. Emra të tjerë që qarkullojnë në Pentagon janë gjithashtu: senatori republikan Richard Lugar, 76 vjeç dhe 32 vjet senator, i mirënjohur në Shqipëri, Chuck Hagel ose Richard Danzig, i cili ka qenë sekretar i Marinës gjatë presidencës së Klintonit.

Të rinjtë në kabinet - Robert Gibbs, 37 vjeç, konsulent politik ka qenë drejtor i komunikimit edhe për fushatën e Obamës për senator edhe për President. Ai ka qenë gjitashtu sekretar i shtypit i John Kerrit në fushatën e tij për president dhe drejtor i komunikimit, katër herë në Shtabet Elektorale të Partisë Demokratike për fushatat zgjedhore për senatin e SHBA. Formula e tij e preferuar ka qenë: « nëse nuk e luftoni një thashethem, ai kthehet në një të vërtetë ».

Chris Hughes, 24 vjeç, një gjeni dhe brilant në internet, ka lënë projektin e tij si bashkëthemelues i Face Book për t’iu bashkuar fushatës së Obamës. Ai e ka argumentuar në këtë mënyrë angazhimin e tij: « kam qenë gjithnjë demokrat dhe kam kuptuar se Obama dëshironte ta bënte internetin një nga çelsat e fushatës së tij ».

Chris Hughes ishte zemra e fitores së Obamës, duke konfiguruar faqen internet për ta kthyer atë miqtë, Caroline Bouvier Kennedi - Caroline Bouvier Kennedi, 51 vjeç është e bija apo fëmija i vetëm i mbijetuar i Presidentit John Kenedi me Zhaklin Kenedin. Ajo i ka dhënë një mbështetje të qartë Obamës: «Unë nuk kam pasur një president të më inspirojë siç njerzit më kanë thënë se babai im i ka inspiruar:

Por për herë të parë, unë besoj kam gjetur një njeri që do të mund të ishte ky president, jo vetëm për mua por për të gjithë gjeneratën e amerikanëve ».Carolina, avokate dhe shkrimtare e ngjarjeve të familjes së saj mund të jetë ambasadore në OKB. Djali i Bob Kenedit mundet po ashtu te jetë pjesë e ekipit të Obamës.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML