Enjte, 08 Janar 2009 01:29:02

Lexoni versionin Print

You can do it!

Në filmat amerikanë, shpeshherë, përsëritet fjalia me peshë e një maksime morale, “ You can do it! (Ti mund ta bësh atë). Me këtë maksimë, kultura amerikane e mbështet ndërmarrësinë, aktivizmin, iniciativën individuale dhe lufton pasivizmin, defetizmin, nihilizmin, dorëzimin në situata të vështira.

Nga Arbën Xhaferri
Premte, 21 Nentor 2008 09:01:00

Në filmat amerikanë, shpeshherë, përsëritet fjalia me peshë e një maksime morale, “ You can do it! (Ti mund ta bësh atë). Me këtë maksimë, kultura amerikane e mbështet ndërmarrësinë, aktivizmin, iniciativën individuale dhe lufton pasivizmin, defetizmin, nihilizmin, dorëzimin në situata të vështira.

Deri më tani, këto fraza më dukeshin të tepruara, didaktike, tipike për realizmin socialist. Zgjedhja e z. Barak OBAMA-s për president të SHBA-ve, të shtetit më të përparuar dhe më të fuqishëm të botës, këtë frazë e shndërroi në realitet. Qytetarët që e votuan Obama-n, dëshmuan se shoqëria amerikane ofron barazi të plotë, oportunite të njëjta, për të gjithë nënshtetasit, pa marrë parasysh prejardhjen, racën, bindjet fetare, origjinën, pozitën shoqërore.

Votuan të bardhët, të zinjtë, të verdhët, të përzierit, të krishterët e myslimanët që një qytetar i thjesht, me prejardhje afro-amerikane, pa ndonjë gjenealogji, të kaluar të fisme, të bëhet president dhe të ketë në duart e veta tërë potencialin financiar, teknologjik, ushtarak, shkencor, kulturor, t’i kanalizojë të gjitha kapacitetet e kësaj shoqërie për qëllime të caktuara, t’i dijë të gjitha planet strategjike, sekretet e mëdha dhe të bëjë ndryshimenë strukturën udhëheqëse të shtetit.

Shoqëria amerikane dëshmoi se është një organizëm që zhvillohet gjithnjë e më tepër, se në ecje e sipër arrin t’i korrigjojë gabimet, se arrin ta ruajë stabilitetin përkundër zgjidhjeve, dikur të paimagjinueshme. Në dallim nga mendësiae popujve të tjerë që presin të piqen kushtet dhe pastaj të veprojnë, amerikanët nuk presin që të vijë çasti ideal, por e krijojnë vetë atë.

Nga të gjithë kandidatët që kanë konkurruar për këtë post, prej shpalljes së pavarësisë së SHBA-ve, kandidati më i hendikepuargjithsesi ka qenë Obama. Pse?

Prejardhja e tij nuk është në përputhje me standardet amerikane për familjen, veçmas kur bëhet fjalë për personalitete me funksione të larta shoqërore dhe shtetërore. Z. Obama është bir i një martese të përzier, ndërmjet një afrikani nga Kenia (Barak Husein Obama) , pjesëtar i fisit Luo me amerikanen e bardhë, me banim në ishujt e Havajeve, Ann Dunhan. I ati, e pagëzon djalin e parë të tij me emrin e vet, por, kur Baraku junior i bën 2 vjeç, Baraku sendor e braktis familjen dhe kthehet në Kenia.

Të mbetur vetëm, e ama vendos të rimartohet. Tani me një indonezian me emrin Lolo Soetoro dhe disa vite jetojnë në vendin enjerkut. Por, për shkak të karaktereve të ndryshme ata ndahen dhe Obama junior, bashkë me nënën etij sërish kthen në Havaje, vendlindje e tij dhe e familjes së tij. Ky është rrëfimi për një pjesë të jetës së tij, për kontekstin familjar ku është formuar ai, për harduerin e tij që nuk është në përputhje me standardet amerikane, për martesën, familjen etj.

Nëse pjesa e prejardhjes së tij është diskutabile, atëherë,pjesa kur ai studion( Columbia University,HarvardLaw Schoole), kur formon familje (martohet me Mischelen dhe bëjnë dy fëmijë), kur zgjidhet senator i Ilinoisit, pra pjesa e softuerit amerikan, është mahnitëse. Elektorati amerikan votoi për softuerin amerikan, për formimin e tij amerikan, që flet më shumë për shoqërinë amerikane që ofron gjasa për të gjithë, sesa për vetë Obamën.

Me zgjedhjen e tij, me siguri do të shtendosen relacionet antagoniste fetare, racore, etnike, rajonale etj. Obama nuk i nevojitet aq SHBA-ve sesa botës ku, antagonizmat e ndryshme fetishizohen që është vetëm prelud për konflikte të përgjakshme inter-etnike apo inter-fetare.

Shqiptarët, tashmë të lidhur përjetësisht me shtetin amerikan, shtrojnë pyetjen sesi do të pasqyrohet zgjedhja e tij për president të SHBA-ve për kauzën shqiptare, veçmas për atë të Kosovës. Optimistët me vetëbesim dhe pa dilema, pohojnë se nuk do të ketë ndryshime dhe si argument ofrojnë tezën se ai është anëtar i Partisë Demokratike, në lidhje të ngushtë me familjen Klinton, se përnënkryetar është zgjedhur shqiptarofili, Bajden (Biden), se SHBA-të kanë opsione afatgjata strategjike, të cilat nuk varen nga tekat e presidentëve, etj.

Pesimistët, nga ana tjetër, pohojnë se ndryshime do të ketë, ngaqë rreth vetes, në kabinetin e tij, ka marrë shumë serbë, apo proserbë. A thua një kuzhinier i Shtëpisë së Bardhë, apo një garderobier, një sekretar i zëvendësit të zëvendësekretarit të shtetit do të ketë më shumë ndikim mbi vendimet e presidentit të ri, ashtu si një kuzhiniere kubaneze e frymëzoi F. Kastron kur ai hyri në Havanë, sesa figurat eminente që janë zgjedhur t’i udhëheqin me departamentet e ndryshme të shtetit? Në vend që të përgjigjem në pyetjet hipotetike, do të përpiqem, nga një kënd tjetër t’i parashikoj zhvillimet politike, që gjithsesi mund të kenëndikim për kauzën shqiptare.

Ndryshimet do të ndodhin në planin e prioriteteve. Çdo politikan, çdo burrë shteti, duhet të bëjë zgjidhjen evështirësive të një shoqërie mbi baza të prioriteteve. Mendoj se prioriteti i parë i presidentit Obama do të jetë qetësimi i krizës financiare. Vazhdimi i kësaj krize do ta kontestojë pozitën e superfuqisë së vetme të SHBA-ve, stabilitetin e brendshëm social.

Prioriteti i dytë, gjithsesi,do të jetë zgjidhja e krizës në Irak, në Afganistan, por edhe në Korenë e Veriut, Iran, në Amerikën Latine, vendosjae sistemit raketor në Poloni, pastaj raportet me Rusinë, zgjerimi i NATO-s, etj. Prioriteti i tretë do të jetë përmirësimi i imazhit të SHBA-ve, etj.

Këto prioritete do të ndikojnë që një pjesë të problemeve të vogla, përfshi këtu edhe çështjen e Kosovës, t’i besohen UE-së që t’i zgjidhë. Nuk them që UE-ja do të kthejë procesin prapa, por marrëveshja ndërmjet anëtarëve të UE-së, parimi i vetos, interesat fragmentare, do të ndikojnë që të ngadalësohet procesi i normalizimit të situatës në Kosovë.

Diskursi ndërmjet administratës vendore me atë ndërkombëtare në Kosovë do të ashpërsohet, jo vetëm për shkak të kërkesave, standardeve të larta evropiane, por edhe për shkak se shqiptarët i formulojnë kërkesat e tyre mbi modelin e analogjisë, që vjen ndesh me kapacitetet ekonomike, ushtarake, teknologjike, intelektuale, etj., të faktorit shqiptar.

Megjithatë, për shqiptarët ka rëndësi strategjike stabilizimi i situatës në SHBA. Vetëm një SHBA e fortë do të përforcojë edhe çështjen shqiptare. Sukses Obama!


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML