Merkure, 07 Janar 2009 23:41:21

Lexoni versionin Print

Rusia dhe petrodollarët

Një kohë të gjatë mendohej se, nëse çmimet e naftës bien, atëherë elita ruse në pushtet mund ta gjejë veten në telashe. Tash, çmimet e naftës kanë rënë shumë, rreth 2/3 nga vlera që kishin në muajin gusht. Çfarë do të thotë kjo për sundimtarët e Rusisë?

Brian Whitmore*
Merkure, 03 Dhjetor 2008 09:14:00

SITUATA ME NAFTËN

Një kohë të gjatë mendohej se, nëse çmimet e naftës bien, atëherë elita ruse në pushtet mund ta gjejë veten në telashe. Tash, çmimet e naftës kanë rënë shumë, rreth 2/3 nga vlera që kishin në muajin gusht. Çfarë do të thotë kjo për sundimtarët e Rusisë?

Kur çmimet e naftës ranë ndjeshëm, nga 30 dollarë për fuçi nga fundi i vitit 1985, në vetëm 10 dollarë nga mesi i vitit 1986, ato e gjymtuan ekonominë sovjetike dhe e përshpejtuan shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik vetëm 5 vjet më vonë.

Tani, kur çmimet e naftës së papërpunuar sërish ranë nga afro 150 dollarë për fuçi në korrik, në rreth 50 dollarë sa janë sot, elita politike e Rusisë duket qartë se është e shqetësuar.

Shtrohet pyetja - A mundet 2008-a të përsërisë 1986-n? Është tepër herët të thuhet se Rusia është buzë jostabilitetit serioz politik dhe askush nuk sugjeron se Rusia është në prag të shpërbërjes. Por, Steven Pifer, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili aktualisht është bashkëpunëtor i lartë në Institutin Brookings, vëren se rënia e shpejtë e të ardhurave, seriozisht mund ta minojë legjitimitetin e regjimit.

"Përderisa nafta dhe paratë vazhdojnë të rrjedhin, kjo i jep Qeverisë ruse mundësinë për ta mbajtur rritjen e standardit jetësor. Më duket se tash ky është fokusi i shumicës së njerëzve në Rusi. Por, kur të ardhurat nga nafta dhe gazi bien, atëherë shtrohet pyetja se çfarë do të bëjë qeveria?",- thotë Pifer.

Përkundër petrodollarëve të shumtë që ka arkëtuar, sistemi i Vladimir Putinit po tregon dobësi. Shenjat se ekonomia ruse është në telashe të thella, janë të dukshme gjithandej - nga rënia dramatike prej 70 % e aksioneve në bursat, e deri te problemet e prodhuesve të mëdhenj të automjeteve.

Rënia ekonomike po fillon të shkaktojë edhe kryengritje në rajonet, ku për herë të parë elitat lokale po shfaqin shenja të sfidimit të autoriteteve qendrore në Moskë.

Një grup i kompanive private të naftës në Tataristan është kërcënuar ta ndërpresë prodhimin, në qoftë se Qeveria ruse nuk i përjashton ata nga taksat e prodhimit dhe detyrimet e eksportit, derisa të stabilizohen çmimet e naftës.

Më 19 nëntor, kryebashkiaku i Moskës, Yuri Luzhkov, e zemëroi Kremlinin kur bëri thirrje që udhëheqësit rajonalë të zgjidhen drejtpërdrejt, gjë që do t'u jepte më shumë pavarësi. Kërkesa të tilla mund të shpeshtohen në kohën kur rënia ekonomike po e dobëson autoritetin e Kremlinit. Rajonet e pasura me naftë do të thonë: Na duhet që të ardhurat t'i mbajmë këtu. Përse duhet t'i mbështesim rajonet që janë parazite.

Por, me një opozitë të dobët dhe me një opinion, i cili ka qenë kryesisht pasiv më shumë se një dekadë, mbetet e paqartë nëse kohët e vështira ekonomike që po duken në horizont, do të rezultojnë me kërkesa për ndryshime politike.

*Analizë e radios amerikane Europa e Lirë


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML