Diel, 05 Korrik 2009 03:14:02

Lexoni versionin Print

Plumb i shkrirë mbi Gazën

Izraeli po bombardon një milion e gjysmë vetë të strukur në një kafaz me emrin Gaza. Operacioni "Plumb i shkrirë", i filluar më 27 dhjetor dhe tashmë i ardhur në momentet e tij me të nxehta, ka shkaktuar diçka si 570 viktima (prej të cilëve 100 fëmijë).

Elton Xhanari
Merkure, 07 Janar 2009 08:43:00

Izraeli po bombardon një milion e gjysmë vetë të strukur në një kafaz me emrin Gaza. Operacioni "Plumb i shkrirë", i filluar më 27 dhjetor dhe tashmë i ardhur në momentet e tij me të nxehta, ka shkaktuar diçka si 570 viktima (prej të cilëve 100 fëmijë).

Zyrtarisht, kjo është një luftë për t’u mbrojtur nga hedhja e herëpashershme e raketave Qassam në territorin izraelit nga ana e ekstremistëve të Hamasit, por në fakt, objektivi është shkatërrimi total (edhe nga ana politike) e kësaj organizate. Tashmë, shteti hebre do të shkojë deri në fund, pa kompromise, i gatshëm të paguajë çmimin e nevojshëm (në jetë njerëzore dhe reputacion ndërkombëtar), për të korrur fitoren.

Por cilat janë shkaqet e vërteta që çuan Tsahal-in (ushtrinë e famshme me Yllin e Davidit), të marrë një nismë aq spektakolare sa me pasoja?

Askush, me pak realizëm, s'mund të vërë në dyshim supremacinë në rajon të aparatit ushtarak izraelit, por, rrugët e Rripit të Gazës, janë plot me kurthe dhe milicianë gati për flijim. Nuk është në lojë sundimi ushtarak i Tsahal-it, por, nëse nga sundimi, numri i ushtarëve të rënë rritet, atëherë nuk do perceptohet si i tillë nga opinioni publik kombëtar. Si gjithmonë, nuk është çështje substance, por perceptimi.

Përse, pra, Izraeli po përdor një thikë me dy presa, me të cilën në çdo moment mund të vritet? Së pari, një mosreagim kundrejt raketave (edhe pse pak efikase) të Hamasit, do ishte një shenjë debulese karshi armiqve të veriut (Hezbollah libanez), por mbi të gjitha të lindjes (Irani i Ahmadinejadit). Ky i fundit, si në një teatër kukullash, ka në dorë telat, me të cilët lëviz celulat terroristike në Palestinë dhe Liban. "Plumbi i shkrirë" ka si qëllim të presë telat e Rripit të Gazës.

Së dyti, anientimi total i Hamasit, do t’i hapte dyert riardhjes në fuqi të al-Fatah (partisë së presidentit Abu-Mazen dhe të ndierit Arafat), edhe në territorin e Gazës. Në përçarjen e gjithëhershme të popullit palestinez, (ndoshta një ndër motivet kryesore të historisë së tyre tragjike), Abu-Mazen është i vetmi lider, me të cilin Izraeli mund të bashkëbisedojë dhe të firmosë akorde. Rruga drejt një armëpushimi të qëndrueshëm kalon me doemos nga zyrat e al-Fatah, ku, jo në mënyrë aq sekrete, po bëhet.

Së treti, Izraeli është në prag të zgjedhjeve, dhe e majta tani në fuqi ka tmerrësisht nevojë për një burim konsensusi, edhe për të sprapsur riardhjen në pushtet të së djathtës nacionaliste. Lufta në Liban qe një gjysmë dështim, dhe sulmi i Gazës është fisheku i fundit për të pasur akoma shpresa fitoreje në kutitë e votimit.

Së fundi, por ndoshta më e rëndësishmja, mungon zgjidhja e përhershme e përleshjes së moçme midis Palestinës dhe Izraelit, dhe kjo i bën konfliktet ciklike dhe të paevitueshme. Ndërtimi i një shteti të pavarur palestinez do ta shkruante fjalën fund, por, edhe sikur të kishte vullnet politik (që tani mungon), as al-Fatah dhe as Hamas nuk do të ishin në gjendje ta drejtonin.

Abu-Mazen nuk ka autoritetin e mjaftueshëm për të bashkuar palestinezët, ndërkohë që Hamasi është thjesht një bandë luftëtarësh që, si parim të vetëm ka asgjësimin e Izraelit. Amerika është totalisht e puthitur me pozicionet e shtetit hebre, aq sa po bllokon çdo rezolutë në Këshillin e Sigurimit, ndërkohë që Europa, pas gjashtëmujorëshit aktiv francez, iu rikthye zakonit të gjuhëve të ndryshme.

Topolanek, kryeministri i Çekisë, Presidentit të radhës së BE-së, bëri të vetën deklaratën e Bush-it, për të përgënjeshtruar veten vetëm pak orë më vonë, kurse Sarkozy ka filluar një mision diplomatik vetjak në Egjipt. Në përgjithësi, duket sikur palestinezët nuk janë më një prioritet as për perëndimin, dhe as për popujt arabë apo islamikë, dhe tashmë Izraeli nuk merakoset shumë për opinionet e botës.

"Plumbi i shkrirë" nuk ka për t'u ftohur së afërmi, dhe popullata e Gazës është viktimë e një kurthi vdekjeprurës; e vetmja gjë që na mbetet, është të numërojmë të vdekurit.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML