Hene, 15 Mars 2010 07:35:39

Lexoni versionin Print

Elbasan, bashkia akuza Ujësjellësit: Po mbani peng investimet

Kemi realizuar vetëm 62% të investimeve. Rrugët, sheshet dhe objektet që po pengohen nga ndërmarrja Elber sh.p.k

B.Nergjoni
Diel, 02 Dhjetor 2007 08:33:00

 

Kemi realizuar vetëm 62% të investimeve. Rrugët, sheshet dhe objektet që po pengohen nga ndërmarrja Elber sh.p.k

 

ELBASAN-Ujësjellësi në Elbasan është shkak i pengesave të shumta në realizimin e investimeve. Realizime, që megjithëse na ndan një muaj nga fundi i vitit, kanë shënuar një realizim jo më të madh se 62 për qind. Me këtë akuzë bashkia e Elbasanit i është drejtuar kompanisë "Elber" sh.p.k, duke kërkuar bashkëpunimin e saj në punët që po bëhen në infrastrukturën kryesisht rrugore. Sipas specialistëve shumë prej punëve të nisura kanë ngecur pikërisht nga ndërmarrja e ujësjellësit, e cila ose nuk jep garanci për ndërhyrjet në rrjetin e ujit, ose nuk ka kryer shtrimin e kanalizimeve.

Vonesat

Aktualisht bashkia Elbasan ka realizuar vetëm 62 % të investimeve për 11 muaj. Drejtoria e Prokurimeve dhe investimeve i ka justifikuar mos realizimet me procedurat e reja për tenderimet si dhe ndërhyrjet dhe vonesat që po shkakton Kompania "Elber" sh.p.k, në investimet për shtrimin e rrjetit dhe kanalizimeve. Një pjesë e madhe e investimeve në infrastrukturë janë penguar nga punimet që po kryen ujësjellësi në instalimin e linjës së re dhe mos bindjes së qytetarëve për lidhjet e reja dhe vendosjen e matësave. Sipas specialistëve të bashkisë, mësohet se në kushte të njëjta janë disa prej rrugëve në vazhdim dhe që rrezikohet të mos përfundojnë brenda këtij viti kalendarik. Ndërkohë, brenda dhjetorit pritet të përfundojnë procedurat e prokurimit për disa prej investimeve të bashkisë, të cilat përfshijnë ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare.

Ballafaqimi

Lidhur me problemet që janë hasur me ndërmarrjen Elber, përfaqësues të bashkisë kanë zhvilluar disa takime me përfaqësues të Kompanisë së Ujësjellësit për të zgjidhur konfliktin e lindur që po i kushton qytetareve, të cilët po përballen me gropat dhe me baltën në rrugët e mbetura përgjysmë. Mësohet se janë në përfundim rikonstruksioni i rrugës "Ptolome Xhuvani". "Kjo rrugë është vonuar nga anomalitë për shtrimin e rrjetit ujësjellës nga Elber",- thonë specialistët e drejtorisë së investimeve pranë bashkisë. Referuar burimeve zyrtare mësohet se të njëjtën pengesë kanë pasur edhe rikonstruksioni i disa objekteve shkollore dhe magazinave të QEA-s, sistemim asfaltim i shesheve tek pallatet 36/1 dhe 36/5 tek kopshti "Ali Arapi" ku priten vetëm shtresat e asfaltit. Për të njëjtin problem kanë ngecur punët edhe nësistemim-asfaltimin eshesheve tek pallatet 16 dhe 19 . "Dhe këtu vonesat krijohen nga ndërmarrja Elber, e cila nuk jep garanci për ndërhyrjet në rrjetin e ujit të pijshëm",- thonë burimet e bashkisë. Po kështu janë në vazhdim investimet në segmentin rrugor tek Shkallët në lagjen "Vullnetari" dhe investime të tjera të cilat janë realizuar në masën 50 deri në 60%.

 


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML