Premte, 08 Gusht 2008 02:27:33
    

Lexoni versionin Print

"Remzi Hoxha", Gazidede, dëshmitari i parë

Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzon pranë togave të zeza jo vetëm dosjen hetimore, por edhe listën me 103 dëshmitarët e saj, me të cilët pretendon të provojë para gjykatës se katër ish-drejtuesit SHIK-ut, gjatë vitit 1995, kanë rrëmbyer dhe torturuar Remzi Hoxhën.

Flamur Vezaj
Shtune, 17 Maj 2008 14:22:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzon në gjykatë listën me 103 dëshmitarë për zhdukjen e Remzi Hoxhës

Krimet e Rënda shtyjnë gjyqin, për lajmërimin e Budjon Meçes. Sefgjini, në gjykatë me makinën e shtetit

TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzon pranë togave të zeza jo vetëm dosjen hetimore, por edhe listën me 103 dëshmitarët e saj, me të cilët pretendon të provojë para gjykatës se katër ish-drejtuesit SHIK-ut, gjatë vitit 1995, kanë rrëmbyer dhe torturuar Remzi Hoxhën. Prokurori i çështjes, Xhevat Hana, bashkë me kërkesën për gjykim pritet të lexojë me hapjen e procesit gjyqësor edhe emrat e 103 dëshmitarëve, të cilët sipas akuzës zbardhin të vërtetën e rrëmbimit të Kristopulit, Loshajt dhe zhdukjen e biznesmenit kosovar, Remzi Hoxha. "Në listën prej 103 dëshmitarë të akuzës që do thërriten nga Gjykata e Krimeve të Rënda në procesin gjyqësore ndaj katër ish-drejtuesve të SHIK-ut, Arben Sefgjini, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro ndodhen edhe emrat e ish-drejtuesve të lartë të SHIK-ut që kanë qenë në detyrë nga vitit 1995 deri në vitin 2004",-pohojnë zyrtarë të prokurorisë. Para gjykatës do të administrohen edhe dëshmitë e dhëna në fazën hetimore të shtetasit kosovar që jeton në Baden të Holandës, Avdyl Loshaj, i cili ka treguar të gjithë dhunën e ushtruar ndaj tij.

***

"Dëshmitari i parë që pritet të thirret para gjykatës për të dëshmuar mund të jetë ish-drejtuesi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, i cili mbante postin drejtues në kohën e rrëmbimit të Remzi Hoxhës",-thuhet nga burimet. Gjatë ditës së djeshme, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku pritej zhvillimi i seancës së parë gjyqësore ndaj katër të pandehurve, togat e zeza shtynë seancën për të premten e ardhshme, për shkak të lajmërimit të Budjon Meçes, ky i fundit është në gjendje kome në spitalin "Nënë Tereza" si dhe të Ilir Kumbaros, vendndodhja e të cilit mendohet se është Anglia. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, që u zhvillua me dyer të hapura në katin e parë të kësaj gjykate, në sallën e mbipopulluar ndodheshin për herë të parë pjesëtarët e familjes së Remzi Hoxhës, të cilët kishin ardhur nga Kosova për t'u përballur me të akuzuarit për rrëmbimin e të afërmit të tyre. Në sallën e gjyqit, përveç avokatit të familjes Hoxha, Tom Gashi, ndodheshin edhe dy vëllezërit e Hoxhës, djali i tij dhe shumë miq e shokë të të zhdukurit. Trupi gjykues, me hapjen e seancës kërkoi verifikimin e të pandehurve në sallën e gjyqit, ku mungonte i pandehuri Budjon Meçe, i cilipërfaqësohej nga avokati i zgjedhur nga familja.

***

Avokati i Budjon Meçes ka kërkuar vazhdimin e gjyqit, pasi klienti i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore e nuk mund të lajmërohet për procesin. "Klienti im është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk mund të flasë, pasi ka pësuar trombozë në tru dhe ndodhet në gjendje kome. Kam prokurë nga familjarët të cilët kërkojnë që unë të mbroj interesat e Budjon Meçes në gjyq",-tha avokati Artan Kodheli. Edhe përkundër këtyre pretendimeve, gjykata vendosi të ndërpresë seancën, për të njoftuar të pandehurit Budjon Meçe dhe Ilir Kumbaro, apo familjarët e tyre për procesin gjyqësor. Katër të pandehurit akuzohen nga prokuroria për rrëmbimin e tre shtetasve, Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, i cili u rrëmbye dhe më pas është zhdukur që në vitin 1995.

Nexhmedin Hoxha pohon se ka garanci nga presidenti dhe kryeprokurorja për zbardhjen e zhdukjes së të vëllait

I vëllai i Remziut: Roja  në Vainimplikon SHIK-un

TIRANË-Asnjë çast nuk lëshon nga dora çantëne madhe ngjyrë kafe, ku di me saktësi çdo fjalë të shkruar në mijëra faqe. Dëshmi, shkresa apo edhe fotografi që ai ka mundur t'i sigurojë për 13 vjet në kërkim të eshtrave të vëllait të tij të zhdukur në Shqipëri ndodhen në atë çantë.Por më shumë se kurrë, vëllai i Remzi Hoxhës beson se tashmë është çështje kohe për të zbuluar makthin që i trazon shpirtin, për gjetjen e eshtrave të vëllait. Ka besimin e plotë se hapja e hetimeve do të hedhë më shumë dritë për jetën e Remziut si dhe për njerëzit që urdhëruan vrasjen e tij. Në një intervistë për "Shekullin", Nexhmedin Hoxha rrëfen të gjithë peripecitë e hequra për 13 vjet dhe dëshmitë e siguruara për fatin tragjik të të vëllait.

Z. Nexhmedin, keni 13 vjet që kërkoni zbardhjen e zhdukjes së vëllait tuaj. Tashmë që janë rihapur hetimet, besoni në këtë proces gjyqësor?

Absolutisht që po. Ne besojmë se gjithçkaka marrë për rrugë të mbarë. Është e para herë që ne jemi prezent në sallën e gjyqit dhe kjo për të treguar besimin tonë ndaj këtyre institucioneve. Ne shpresojmëse të paktën në këto seanca do të gjejmë trupin e vëllait. Deri më tani, në përpjekjen tonë për të zbardhur këtë ngjarje kemi qenë shumë të keqtrajtuar. Asnjëherë nuk kemi marrë ndonjë informacion të vërtetë për fatin e Remziut.Përkundrazi. Me dokumenta zyrtare kemi marrë përgjigje që Remziu nuk është në duart e policisëapo dhe të SHIK-ut. Përgjatë kësaj kohe ne naështë imponuar një rrugë e gjatë dhe e dhimbshme ku jemi marrë melloj- lloj matrapazësh të cilët na kanë dëmtuar psiko-fizikisht, materialishtdhe sot gëzohem që jam gjallë. E rëndësishme është fakti se sot jemi këtu dhe ne do të kontribuojmë për të mos penguar drejtësinë dhe një herë e mirë të zgjidhet ky problem.

Ju thatë se besoni në një hetim të drejtë të çështjes. Përse jeni kaq optimist në rigjykimin e kësaj dosjeje?

Shpresat sigurisht që shtohen për faktetse për këtë çështje na janë dhënë garanci që nga Presidenti i Republikës, kryeprokurorja Ina Rama dhe nebesojmë se nga këtogaranci nuk do të ketë asnjë pengesë për zbardhjen e ngjarjes. Përveç kësaj, janë dëshmitarë që flasin për rrëmbimin e tim vëllait nga punonjës të SHIK-ut. Njërin prej tyre, që është dëshmitari kryesor në burgun e Vainit të Lezhës, e kam takuar edhe unë. Është personi që ka qenë roje në këtë burg. Ai më ka thënë vetë në sy se Remziu ka qenë4 ditë, ku është keqtrajtuar. Në ditën e pestë, nuk e ka parë më. Unë kamkërkuar edhe gropën ku dyshohej se është varrosur, por nuk kemi pasur sukses.

Veç kësaj dëshmie, a keni fakte të tjera?

Unë nuk mund të flas për këto fakte deri sa tashmë çështja është në hetim, por mund të them sejanë shumë dëshmiqëflasin për rrëmbimin dhekeqtrajtimin e vëllait tim. Por përveç këtyre dëshmive që flasin përekzekutimin e urdhritnga personat që janë vënë sot në bankën e të akuzuarve, për ne është shumë e rëndësishme të gjendet se kush e ka urdhëruar rëmbimin dhe zhdukjen e vëllait tim.

Ju thoni se këta persona që janë në bankën e të akuzuarve, janëzbatues të urdhrit. Kush janë për ju udhëruesit?

Bindja ime mëkonkrete është ajo çfarë ka deklaruar Avni Koldashidhe unëe përshëndes këtë për gatishmërinë që ka treguar për të ndihmuar familjen time në këtë odise të gjetjes së eshtrave të Remziut. Koldashi ka thënë se ka dorëzuar Remzi Hoxhën me pranga në duar në godinën e Shërbimit Informativ dhe se çfarë është bërë me të, nuk di asgjë. E para, është një person i akuzuar qëpranon faktin e arrestimit të tim vëllai dhe një tjetër që thotë se nuk e njeh fare. Pikërisht zbardhjen e kësaj të vërtete i takon gjykatës. Për neështë e qartë që këta njerëz janë zbatues dhe urdhri është lëshuar nga kreu më i lartë i Shërbimit Informativ. Shpresojmë se pikërisht në seancat gjyqësore të gjenden personat që urdhëruan zhdukjen e Remziut.


Avokati i familjes e cilëson skandal faktin që Sefgjini shkon në gjykatë me makinën e shtetit

Tomë Gashi: Sefgjini në detyrë, presion për gjyqin

TIRANË- Fakti që Arben Sefgjini, i akuzuari përzhdukjen e Remzi Hoxhës është ende në krye të detyrës është kosideruar si presion ndaj trupit gjykues. Të paktën këtë deklaratë ka bërë dje avokati i familjes, Tomë Gashi, sipas të cilit ky fakt përbën skandalin e radhës së dosjes së Remzi Hoxhës.

"Unë mund të them se ky është skandal në vetvete që një person i akuzuar për një krim kaq të rëndë, që është në arrest shtëpie,të vijë në seancat gjyqësore me makinëzyrtare dhe me autoritetin e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe këtëta paraqesë si formë presioninë gjykatë"- ka deklaruar dje Gashi.Duke e konsideruar këtë fakt skandaloz, avokati i familjes Hoxha ka shprehur edhe skeptizmin e tij përsa i përket procesit gjyqësor të kësaj dosjeje. Duke iu referuar një dokumenti që mban firmën e ish- kryetarit të SHISH, Fatos Klosi,avokati të thotë se nuk janë vetëm personat e vënë në bankën e të akuzuarve autorët e vetëm të implikuar në rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.

"Nga dokumentet që ekzistojnë janë tëpaktën edhe 5 persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.Nuk është e rastësishmetentimi i shkatërrimit të çdo gjurme të marrjes në pyetje të Remzi Hoxhës,ku pjesë e këtyre tentativave është edhe zhdukja e trupit të tij. Ne kemi bazapër dyshim qoftë dhe për faktinsepersonat kryesorë që kanë marrë pjesë në zhdukjen e Remziut në vitin 1995, janë sot në pozita kuçe të administratës shqiptare"- thotë avokati i familjes, Tomë Gashi. L.Çela

Djali i Remzi Hoxhës rrëfen ankthin e këtyre viteve, në kërkim të eshtrave

Ardian Hoxha: 13 vitet në kërkim të babait

TIRANË- Është nisur mbrëmjen e së premtes për të qenë prezent në seancat gjyqësore, ku shpresë të vetme ka gjetjen e eshtrave të të atit. Për Ardian Hoxhën, është e vetmja pjesë e rëndësishme rihapja e dosjes së zhdukjes së biznesmenit shqiptaro -maqedonas në vitin 1995. Për gjatë 13 vjetëve në kërkim të eshtrave të babait, Adriani ka mësuar të vërtetat e dosjes së mistershme. Duket see di mirë pse është ekzekutuar i ati dhe misionin e tij në tokën mëmë. Por tashmë, asgjë nuk ka më rëndësi. E rëndësishme për të është një varr në të cilin të dihet që prehet i qetë Remzi Hoxha.

***

Kur i ati ndiqej nga regjimi serb, ka qënë vetëm 10 vjeç. Megjithëse fëmijë, Ardíani mban mend pothuajse çdo vend ku ka shtegtuar familja e tij, pothuajse në të gjitha trojet shqiptare për të siguruar mbijetesën. Që fëmijë, Ardíani e ka ditur mirë që i ati luftonte për një çështje të madhe, siç ishte çlirimi i Kosovës. Të thotë se për të përmbushur pikërisht këtë mision, në vitin 1994 është shpëngulur familja e tij në Tiranë. "Im atë kishte ardhur shumë më herët në Shqipëri pashapjes së kufijve. Kishte me mijëra fotografitë vendeve që kishte vizituar deri në kohën kur vendosi që edhe ne të vinim të jetonim këtu. Ai ishte i përndjekur nga regjimi serbpër shkak se aktiviteti i tij ka qenë kryesisht për çlirimin e Kosovës. Pas shumë keqtrajtimesh që ne kemi patur në Ferizaj dhe në Shkup, im atë besonte se në Shqipëri do të ndiheshim më të sigurt dhe për herë të parë kemi ardhur në vitin 1993 dhe jemi vendosur përfundimisht në vitin 1994. Të gjithë ne besonim se më në fund do të ishim të qetë dhe të sigurt, por ndodhi krejt e kundërta",- thotë Ardiani. Kur kishte vetëm 4 ditë që kishte filluar shkollën në Shqipëri, i atit ikën për të mos ukthyer më. Kur ishte ende fëmijë fillon dhe kalvari i jetës së tij.

***

Pas marsit të vitit '95 pritën për muaj të tërërikthimin e babait, por askush nuk iu dha asnjë shpjegim. Ardiani të thotë se janë kthyer në Shkup, pasi jetesa e tyre ishte e pamundur në Tiranë. Por kurrë nuk kanë reshtur së kërkuari Remzi Hoxhën. Që nga Shkupi e më pas Príshtina, së bashku me xhaxhallarët e tij ka takuar çdokënd që ka patur dijeninë më të vogël për fatin e të atit. Dhe tashmë, pas 13 vjetësh kërkim, Ardianithotë se :"Më vonë kam mësuar se im atë ishte pengesë për bizneset e qeverive ndaj dhe u përndoq dhe mor nga punonjësit e SHIK-ut". Nga ajo sa deklaron djali më i madh i familjes Hoxhaduket se pikërisht këto të vërteta që ai di, nuk mund të zbardhen në seancat gjyqësore. "Dënimi i personave të akuzuar është çështje e shtetit. Nekërkojmë trupin e babait tonë, ne kërkojmë ta varrosim atë,ne kërkojmë t'i dimë varrin dhe të na hiqet kjo barrë shpirtërore",- thotë Ardiani, që mesa duket është shpresa e vetme e cila do ta sjellë nga Príshtina në Tiranë, për të ndjekur çdo seancë gjyqi.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklama.shekulli@abissnet.al

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML