Diel, 12 Tetor 2008 20:28:52

Lexoni versionin Print

Shpërthen tritoli vdes një peshkatar, plagoset tjetri

Një peshkatar ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur rëndë teksa gjuanin me dinamit mbrëmjen e djeshme në zonën e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur të gjithë po shikonin finalet e Kampionatit Europian të Futbollit.

Luan Sejdini
Hene, 30 Qershor 2008 08:24:00

 

Sarandë, Kostandin Duka ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në dyert e spitalit. I plagosuri tjetër niset në Tiranë

 

SARANDË- Një peshkatar ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur rëndë teksa gjuanin me dinamit mbrëmjen e djeshme në zonën e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur të gjithë po shikonin finalet e Kampionatit Europian të Futbollit. Një prej të plagosurve është nisur me urgjencë me helikopter në drejtim të kryeqytetit ku është duke marrë mjekimin e specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

***

Burime nga policia e Sarandës kanë pohuar dje se Kostandin Vasil Duka, 52 vjeç fshati nga Shën Vasili i bregdetit dhe Fotaq Zaho Lapa, 50 vjeç nga qyteti i Sarandës , kanë shkuar për të gjuajtur peshk në Gjirin e Kakomesë. Ata kanë pritur deri në orët e vona të së djelës duke pritur që të fillonte edhe ndeshja e darkës në mënyrë që policia të ulte ritmin e patrullimit. Disa minuta pas ndeshjes dy peshkatarët kanë hipur në varkë dhe janë nisur drejt zonës së Gjirit të Kakomesë ku mendonin se mund të kishte tufa me peshq. Pasi kanë mbërritur në vendin e peshkimit ata kanë studiuar zonën dhe kanë përgatitur kallëpin e tritolit për ta hedhur në det.Por dy peshkatarët duket se nuk kanë llogaritur ashtu siç duhet gjatësinë e fitilit të kallëpit të tritolit. Teksa Konstandin Duka po mbante eksplozivin në dorë, ai i ka shpërthyer.

***

Burime të policisë pohuan se shpërthimi ka qenë shumë i rëndë dhe Kostandin Duka është dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit duke u goditur në kokë e duke ju prerë të dy krahët. “Ndërsa Fotaq Zaho Lapaka arritur të mbijetojë , duke u dëmtuar shumë rëndë”,- thanë burimet e policisë lokaleLapa ka arritur që të telefonojë urgjencën e spitalit dhe policinë duke i treguar ngjarjen e ndodhur. Disa minuta më pas në vendin e ngjarjes ka mbërritur si mjekët ashtu edhe uniformat blu . Kostandin Duka duka ka arritur të jetojë deri sa ka hyrë në derën e spitalit. Ai ka vdekur pa arritur të marrë ndihmën e specializuar ndërsa i dëmtuari i dytë, Fotaq Lapa, është nisur menjëherë me helikopterin e kërkuar nga mjekët e Sarandës për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ende nuk dihen hollësi për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit të dytë Fotaq Lapa. Nga burimet policore që ndjekin në vendngjarje hetimet nuk ka të dhëna të hollësishme për sasinë e tritolit të përdorur, rrethanat e aksidentit si dhe hollësi të tjera të tragjedisë së ndodhur në buzën e detit në Kakome. Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin e Sarandës, duke përqendruar vëmendjen në informacionet që do të vijnë nga Tirana për të aksidentuarin e dytë Fotaq Lapa.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML