Premte, 21 Nentor 2008 20:27:09

Lexoni versionin Print

Rrugët, dosja e dytë për Ilirjan Berzanin

Pak kohë pasi mori një dënim për “shpërdorim detyre”, ish-drejtori i Rrugëve, Ilirjan Berzani, do të përballet me një tjetër hetim. Task-Forca e sektorit të luftës kundër krimit ekonomik ka nisur një tjetër hetim për Berzanin

F.Vezaj
Marte, 01 Korrik 2008 08:35:00

 
Task-Forca ka nisur një tjetër hetim për Berzanin, mbi tenderin e sinjalistikës rrugore

TIRANË- Pak kohë pasi mori një dënim për “shpërdorim detyre”, ish-drejtori i Rrugëve, Ilirjan Berzani, do të përballet me një tjetër hetim. Task-Forca e sektorit të luftës kundër krimit ekonomik ka nisur një tjetër hetim për Berzanin, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Shkak për ngritjen e kësaj akuze, sipas burimeve zyrtare pranë Prokurorisë së kryeqytetit është bërë ndikimi i tij tek Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për tenderin e sinjalistikës rrugore në kryeqytet. “Hetimi i dosjes për paracaktimin e tre tenderëve nga zyrtarët e Ministrisë së Transporteve që tashmë janë dënuar në një proces të rregullt gjyqësor, ka zbardhur edhe një abuzim tjetër të kryer nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Ilirjan Berzani, gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtor.

Janë siguruar prova materiale dhe dëshmi që vërtetojnë se ish-drejtori Berzani ka ushtruar ndikimin e tij tek Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për përcaktimin e fituesit të tenderit të sinjalistikës rrugore”,-thuhet nga hetimet. Sipas akuzës, vlera monetare e këtij tenderi për ndërtimin dhe vendosjen e sinjalistikave rrugore ka kushtuar rreth 60 milionë lekë. Prokuroria dyshon se nën autoritetin e Berzanit ështëështë shpallur fituese shoqëria e favorizuar prej tij, kundrejt 10 % e vlerës së këtij tenderi. Sipas prokurorisë, hetimi i deritanishëm i kësaj dosjeje të dërgon tek dyshimet se i dënuari për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre” Ilirjan Berzani, ka konsumuar elementët e veprës penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë, me datë 19 maj të këtij viti, Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, pas një procesi gjyqësor në aplikim të procedurave të përshpejtuaravendosi deklarimin fajtor të tij, duke e dënuar me 2 vjet e 2.6 milionë lekë gjobë, si dhe duke e ndaluar të ushtrojë funksione publike për 6 vitet e ardhshme.


POSTO NE:

diggdigg it   YahooYahoo MyWeb   GoogleGoogle   SlashdotSlashdot   deliciousdel.icio.us   technoratiTechnorati

Emri juaj:
E-mail juaj:
Titulli:
Komenti juaj:


Hyseni në Bruksel: Kosova, shtet i pavarur, sovran dhe integral

21/11/08 18:59:00 | "Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe integral. Ky proces..

Solana takon Ban Ki Mun për Kosovën

21/11/08 11:30:00 | Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,..

PODCAST

Reklama ne Shekulli Online


Tel: 042256994
Fax: 042256015
Cel: 0692187272
E-Mail:  reklamashekulli@yahoo.com

© 1997 - 2008 shekulli.com.al Biznesi Online Sporti Shqiptar Revista Spekter Botimet Max Arti i Kuzhines Arkivi
© 2008 Te gjitha te drejtat Shekulli Kontakt Stafi Online Preview Chanel Lidhja RSS/XML